Basha propozon Gjunkshin anëtar kryesie të PD, SHBA e akuzoi se kërkon 7 mijë USD ryshfet për çdo komando që shkon në Irak apo Afganistan

18 Janar 2019, 20:19Politika TEMA

Skandalet në Partinë Demokratike të Lulzim Bashës nuk kanë fund në këtë periudhë prag-zgjedhjesh. Sot, Basha ka publikuar listën me propozimet e tij për anëtarë të Kryesisë së PD, ku nuk kanë munguar edhe emrat me ‘njollë të zezë’.

Kreu i demokratëve ka hartuar një listë me njerëz që kanë probleme të mëdhaja me drejtësinë, ashtu sikurse bëri pak kohë më parë me listën e anëtarëve të këshillit kombëtar.

I tillë është rasti i kandidatit të propozuar nga Basha për anëtar kryesie, Xhemal Gjunkshi. Gjunkshi është një person me të kaluar të dyshimtë, të akuzuar nga vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por kjo nuk e pengoi atë të shpërblehej si nga Berisha ashtu dhe Basha.

Ja çfarë ka shkruar Ambasada amerikane për deputetin Gjunkshi

Sipas raportimeve jozyrtare, komandantë të lartë kërkojnë një ryshfet deri në 7000 dollarë nga një ushtar që kërkon të shkojë në Irak apo Afganistan. Kjo sasi është sa gjysma e shumës që ushtarët marrin nga burimet ndërkombëtare gjatë qëndrimit të tyre gjashtëmujor, duke marrë si të vërtetë se mesatarja e shumës ditore është 80 dollarë në ditë.

Shumë oficerë nuk mund ta paguajnë këtë shumë përpara zhvendosjes së tyre, kështu që ata kërkojnë të marrin borxh, të cilin e paguajnë gradualisht duke dërguar gjysmën e pagesës ditore pasi vendoset jashtë vendit. Edhe pas këtyre pagesave, shuma e parave e marrë nga dërgimi jashtë vendit është e konsiderueshme për një oficer shqiptar, kështu që shumë oficerë janë të gatshëm ta paguajnë ryshfetin. 

Por, megjithatë, ka pasur ankesa. Në tetor, një grup ushtarësh nga Regjimenti Komando ka shkruar një letër të pafirmosur për liderët e qeverisë së Shqipërisë dhe kanë dërguar një kopje, duke deklaruar se kolonel Xhemal Gjunkshi, komandant i Regjimentit, i kërkon këto ryshfete dhe është i përfshirë në skema të tjera korrupsioni; ata kërcënuan se do t’i dërgojnë ankesat e tyre në “Neë York Times” për publikim.

Pra Basha ka futur në listën e deputetëve që do të merren me vetingun deputetin i cili ishte koka e institucionit te akuzuar nga SHBA për korrupsion. A është kjo sfide ndaj SHBA-së? Sepse tallje me shqiptarët është e dukshme.

Kabllogrami i plotë i Ambasadës:

1 komente në “Basha propozon Gjunkshin anëtar kryesie të PD, SHBA e akuzoi se kërkon 7 mijë USD ryshfet për çdo komando që shkon në Irak apo Afganistan”

  1. nigo says:

    Nje nga fytyrat me te ndyra te Ushtrise Shqipetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje