FOTOT: Ngordh qeni i famshëm që kishte 16 milionë ndjekës në Facebook

19 Janar 2019, 14:49Lifestyle TEMA
FOTOT: Ngordh qeni i famshëm që kishte 16 milionë ndjekës

Ylli i mediave sociale, qeni pomeran Boo, ka ngordhur duke mërzitur mjaft adhurues.

Pronarët e tij thonë se ai kishte shfaqur shenja shëndetësore që kur një qen i quajtur Buddy, ngordhi në vitin 2017.

“Ne mendojmë se zemra e tij u thye kur Buddy na la”, shkruan pronarët në faqen zyrtare të Facebook-ut.

Boo kishte 16 milionë ndjekës në Facebook, kishte dalë në televizion, dhe madje kishte nxjerrë edhe një libër të quajtur “Boo – jeta e qenit më të lezetshëm në botë”.

Boo dhe miku i tij Buddy kishin jetuar së bashku për 11 vjet, para se Buddy të ngordhte në shtator 2017 në moshën 14 vjeçare.

Pronarët e tij, të cilët janë nga SHBA-ja, thonë se Boo ngordhi në gjumë të shtunën herët në mëngjes dhe ata e kanë “zemrën të thyer”.

Ata shtuan: “Ne gjejmë ngushëllim duke e ditur se ai nuk është se ka më ndonjë dhimbje apo shqetësim. Ne e dimë se Buddy ishte i pari që e përshëndeti atë në anën tjetër të ylberit, dhe kjo ka të ngjarë të jetë hera që ndonjëri prej tyre kanë qënë më i ngazëllyer për një kohë të gjatë. Boo, ne të duam me gjithë zemër dhe do të na mungosh deri në ,ditën kur do të takohemi përsëri.”

Përveç nxjerrjes së një libri, Boo është takuar me njerëz të famshëm si Seth Rogan-i, u bë ambasadori i një linje ajrore amerikane dhe mori pjesë në disa shfaqje televizive në SHBA.

Pronarët e tij thanë se kishin marrë shumë letra gjatë viteve nga njerëz që ndanin historitë e tyre se si Boo “përmirësonte ditët e tyre dhe ndihmoi të sjellë pak dritë në jetën e tyre gjatë kohëve të vështira”.

“Dhe kjo ishte në të vërtetë qëllimi i gjithë kësaj… Boo solli gëzim për njerëzit në të gjithë botën”. (Shqipëroi Kebriona Veliaj, TemA)

2 komente në “FOTOT: Ngordh qeni i famshëm që kishte 16 milionë ndjekës në Facebook”

  1. Humani says:

    I nderuar BOTUES!Nuk duhet thene…”ngordhi” per nje qenie te tille por , ashtu si per njeriun thuhet :VDIQ”!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje