VIDEO: 9 vite pa Panajot Panon, Partizani dedikim për legjenden e kuqe

19 Janar 2019, 17:45Sport TEMA

Klubi i Partizani ka kujtuar ditën e sotme legjendën e klubit të saj, Panajot Panon, që u nda nga jeta 9 vite më parë në SHBA.

Sot mbushen 9 vite që Panajot Pano, një nga figurat më të njohura të futbollit shqiptar dhe Partizanit, ndërroi jetë në moshën 71-vjeçare në Jacksonville,Florida, SHBA.

Pano i cilësuar si “Legjenda e Futbollit” shqiptar përgjatë karrierës së tij 18- vjeçare si futbollist me performancën e shkëlqyer dhe golat e shënuar ka dhuruar emocione të paharrueshme për publikun shqiptar.

Me fanelën e Partizanit Pano në 210 ndeshje të luajtura do të realizonte plot 136 gola duke fituar me të kuqtë 4 Tituj Kampion dhe 5 Kupa, ndërsa me përfaqësuesen e Shqipërisë rregjistron 24 ndeshje duke shënuar edhe 4 gola.

Një karrierë e shoqëruar me shumë lavdi dhe mjaft tituj individual përfshirë:

“Mjeshtër i Merituar i Sportit”

“Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave” akorduar nga FSHF në vitin 2003

“Lojtari i Shekullit” akorduar nga Uefa/Fifa

“Nderi i Kombit” akorduar nga ish presidenti republikës Bamir Topi në vitin 2009

“Simboli Qytetit të Tiranës” titull i akorduar nga kryetari Bashkisë Erion Veliaj në vitin 2017

Figura e Panajot Panos dhe emri i tij mbetet gjithmonë i paharruar në mendjet dhe zemrat, sidomos të tifozerisë së Partizanit, skuadër me të cilën fitoi gjithçka duke shënuar një dominim absolut të asaj periudhe në futbollin shqiptar”, shkruan klubi i Partizanit. (TemA)

 

 

2 komente në “VIDEO: 9 vite pa Panajot Panon, Partizani dedikim për legjenden e kuqe”

  1. shqip says:

    Legjende e vertete. Ishte koha kur Pano dhe shqiptaret, luanin si te barabarte me kombet e zhvilluara. Ndoshta per pak fat, ndoshta per konjukturat e kohes, po e verteta kjo eshte. Kishte njerez qe hynin ne fushe, dhe benin futboll. Te vjen çudi qe sot ka lojtar te kombetares qe jane ne nivelet me diletante te mjerueshme. Shiko, nuk eshte nostalgji brezash. Eshte diçka reale. Kampionati kombetar i futbollit ne ate kohe, ishte vite drite larg ketij futbolli qe luhet sot ne superiore. Ndeshje te tilla si derbi i skuadrave te Tiranes, apo me Vllaznine, kapnin kulmin e spektaklit. Respekt per Panajotin dhe gjithe plejaden e madherishme te Partizanit, respekt per gjithe mjeshtrat e futbollit Shqiptar!

  2. Pellazgos says:

    Panajotis Panos Greku Epirote nga fshati Kako-dhiq eshte Panajot Pano “shqipetari”.
    Por ne Al-banistane duhet ta kesh emrin Selman (stermasi) apo Tereza qe te marresh tituj dhe nderime.
    Cfare legjende thoni ju,ai ishte “Grek I poshter” apo jo?
    Kjo eshte pjesa e Hipokrizise se “bashkeheteses” ndermjet Hamzave dhe Kastrioteve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje