Nga Megan Mccluskey
Para barazimit me Glenn Close për aktoren më të mirë në Çmimet Critic’s Choice 2019, Lady Gaga gjeti kohën për të lumturuar një fanse të veçantë.
Ndërsa po ecte në qilimin e kuq përpara shfaqjes së çmimeve, Gaga ndau një moment të ngrohtë me nënën e yllit të Crazy Ex-Girlfriend, Rachel Bloom. Bloom e prezantoi nënën e saj si një “fanse të zjarrtë”.
Filmimi i takimit tregon Gaga-n duke u përkulur për një përqafim ndërkohë që nëna e Bloom buzëqesh gjithë kënaqësi. “Nëna ime të do” i thotë Bloom Gaga-s. “Nëna ime është një fanse e zjarrtë. Donte vetëm që të të takonte. “
Bloom më pas postoi në Tëitter për të falënderuar protagonisten e “Star Is Born” për xhentilesën e saj. “Kjo është një video e nënës sime që përqafon Lady Gaga,” e titroi ajo klipin. “Faleminderit që je kaq shpirtmirë.”
Photo 1
Fansat e të dy yjeve nuk mund të përmbanin gëzimin e tyre mbi videon e ëmbël. “Buzëqeshja e mamasë tuaj në fund të përqafimit s’ka çmim,” shkroi një përdorues i Tëitter si përgjigje ndaj klipit. Të tjerë e përgëzonin që ajo ia mundësoi këtë moment mamasë së saj.(Marrë nga TIME, shqipëroi TemA)