Kohë më parë është gjetur një raport i policisë së Los Angelesit ku konfirmoi se janë gjetur video pornografike në shtëpinë e quajtur “Neverland” të mbretit te popit, Michael Jackson, të cilat besohet se i ka përdorur për t’i joshur djemtë e rinj.
Fill pas kësaj, një ndër balerinët që ka punuar me Michael ka bërë një deklaratë shokuese.
‘Jam abuzuar seksualisht nga Michael Jackson në moshën 14 vjeçare’ , ka thënë balerini australian Wade Robson, në dokumentarin “Leaving Neverland”, që do të transmetohet së shpejti.
Dokumentari i është kushtuar akuzave të 36-vjeçarit, i cili pretendon se mbreti i POP-it ka abuzuar me të për 7 vite me radhë.
Balerini kishte ngritur edhe më parë një padi kundër pasurisë së Jackson në vitin 2016 duke kërkuar 1,62 miliard dollarë dëmshpërblim, shkruan INTv.
Ndërkohë, familja e këngëtarit e ka quajtur balerinin si një artist mashtrues, shkruan “The Sun”.
Kujtojmë se Wade Robson është i njohur për shumë njerëz si personi që thuhet se u fut mes Britney Spears dhe Justin Timberlake, dhe e frymëzoi këtë të fundit për të shkruar këngën e ndarjes, “Cry Me A River”.
7 vjet abuzim?!
SI puna e atij burgaxhiut: “po me 3 t’qime a quhesh pederast?!”
Ky me 7-te vjet eshte i bindur se nuk i ka pelqy.
Doli dhe një tjetër që të vjedhi ca lek nga Majkëll Xhekson.