Mbape: Transferim te Reali? Asjëherë nuk i dihet

20 Janar 2019, 15:05Sport TEMA

Kilian Mbape po tregon çdo ndeshje se shumë shpejt mund të jetë një nga fituesit e ‘Topit të Artë’.

Megjithëse është i ri në moshë, Mbape po shënon rregullisht gola në Francë dhe në Europë duke qenë një protagonist te parisienët.

Pas ndeshjes së fundit ndaj Gingampit ku shënoi 3 gola, Mbape ka folur për mediat franceze ka folur në lidhje me një transferim të mundshëm te Real Madridi.

Ai nuk hedh asgjë poshtë, por gjithçka ia lë në dorë kohës.

“Ndihem mirë këtu por në futboll nuk mund të flasësh për të ardhmen pasi kurrë nuk i dihet. Jam shumë i lumtur dhe kam një kontratë deri në vitin 2021 me PSG-në.

Kjo është ajo për të cilën për momentin po mendoj ndërkohë që për transferime te Reali apo kudo tjetër, do të flasim kur të jetë koha”, u shpreh Mbape.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje