PSG-ja “shkatërron” Guingampin

19 Janar 2019, 19:23Sport TEMA

“Shi” golash në “Parc des Princes” të Parisit, ku vendasit e PSG-së mposhtën me rezultatin e thellë 9-0 skuadrën e Guingampit, që pozicionohet në vendin e fundit të renditjes.

Skuadra e drejtuar nga Thomas Tuchel zhbllokoi rezultatin që në minutën e 11′, kur Neymar shënoi pas asistit të patriotit të tij, Dani Alves. Më pas ishte radha e Mbappe që të shënonte dy herë, për të bërë që pjesa e parë të mbyllej me rezultatin 3-0.

Në fraksionin e dytë ishin sërish Neymar e Mbappe që shënuan, ndërsa këtë herë edhe Cavani dërgoi plot 3 herë topin në rrjetë dhe rezultati u vulos nga belgu Meunier.

Kjo ishte fitorja e 17 e PSG-së në 19 takime, dy prej të cilave i ka barazuar, ndërsa kryeqytetasit kryesojnë me 53 pikë, 13 pikë më tepër sesa Lille, që ka luajtur edhe dy takime më shumë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje