Zhoze Murinjo tashmë njihet si një nga trajnerët që di të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes me veprimet e tij që bën si në fushën e blertë, ashtu edhe jashtë saj.
Në një rrëfim të gjatë për ‘BeIN Sports’, tekniku portugez ka treguar një histori kur ka thyer rregullat e UEFA-s, duke hyrë në dhomat e zhveshjes megjithëse ishte i dënuar.
Në vitin 2005, kur Murinjo drejtonte Çelsin ishte një ndeshje e Ligës së Kampionëve ndaj Bajern Mynihut por për shkak të sjelljeve të bëra ndaj Barcelonës, Murinjo ishte dënuar nga UEFA që të shihte ndeshjen nga tribuna.
Ky i fundit, duke dashur që të qëndrojë pranë skuadrës së tij, ka treguar historinë se si arriti t’i fshihej zyrtarëve të UEFA-s.
“Mbaj mend që isha i dënuar atë ndeshje dhe natyrisht që duhej të isha pranë futbollistëve të mi dhe e bëra këtë”, tregon Murinjo. “Shkova te stadiumi rreth 1 orë ose më shumë para se të vinin zyrtarët e UEFA-s dhe mendova se ku të fshihesha. Stjuart Benistër që ishte magazinieri dhe kujdestari për uniformat e Çelsit, më futi në një kosh ku mbahen rrobat e palara dhe ishte një kosh i fortë prej çeliku.
Ma la vetëm pak të hapur lart që të kisha mundësi për të marrë frymë dhe arrita të flisja me futbollistët e mi gjatë pushimit të pjesës së parë dhe para se të niste takimi. Të gjithë zyrtarët e UEFA-s po pyesnin për mua se ku isha por u ishte thënë se nuk kam ardhur.
Problemi ishte te pjesa e largimit, pasi nuk e dija se si do të dilja nga stadiumi. Kur erdhën zyrtarët e UEFA-s për të kontrolluar sërish në dhoma të zhveshjes, magazinieri e mbylli koshin dhe aty po më merrej fryma. Isha duke vdekur realisht, isha shumë pranë vdekjes. Kur e hapi ai, e pa që isha shumë keq”, rrëfen Murinjo.
what a moron!