VIDEO: Man City fiton bindshëm ndaj Huddersfield

20 Janar 2019, 16:37Sport TEMA

Nuk mund të gabonte Mançester Siti në ndeshjen me Hudërsfilldin. Skuadra e Guardiolës ka fituar pastër, 0-3, në këtë transfertë, duke e çuar diferencën e pikëve me Liverpulin sërish në 4.

Një ndeshje e lehtë për Sitin, që kaloi në avantazh pas 18 minutash lojë. Protagonist ishte mbrojtësi Danilo, i cili gjuajti nga distanca dhe topi, pas një devijimi, shkoi në rrjetë.

Dy golat e tjerë për “qytetarët” u shënuan në pjesën e dytë të ndeshjes dhe kanë për autorë sulmuesit Stirling dhe Sane.  Për golin e dytë ka pasur dyshime për pozicion jashtë loje.

Mançester Siti ka bërë detyrën dhe vazhdon të luftojë fort për titullin kampion. Diferenca prej 4 pikësh konsiderohet e rikuperueshme për djemtë e trajnerit Guardiola.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje