Nipi i një piloti luftarak të Luftës së Dytë Botërore ka udhëtuar për në gërmadhat e avionit në të cilin vdiq gjyshi i tij.
Komandanti i Marinës Mbretërore Phil Richardson, nga Hampshire, e gjeti aeroplanin në Norvegji pasi filmime të vendit u postuan në YouTube.
Gjyshi i tij, Ron Richardson, vdiq në një aksident pasi avioni i tij u godit gjatë një mësymjeje të guximshme ndaj një anijeje luftarake gjermane.
Duke fluturuar me Grumman Hellcat Fighter Bomber, misioni i Ljutenantit Richardson ishte të sulmonte Tirpitz-in, krenarinë e Marinës Gjermane, që po rriste sulmet mbi karavanet e anijeve në Arktik.(BBC, përshtati në shqip TemA)