Turistët janë mbledhur edhe këtë vit në Stoos të Alpeve Zvicerane, që të bëhen pjesë e konkursit të përvitshëm të rrëshqitjes me vaska banje nëpër pistë skijimi.
Me nga tre anëtarë në grup, të gjithë kanë zgjedhur të veshin kostume qesharake, prej nuseve të dëshpëruara, kostumet e filmave vizatimor, apo edhe veshjen që ngjan me lepuj.
Për tri grupet që arritën të parët në finish janë ndarë shpërblime , ndërsa grupi me veshjen me komike është shpërblyer me nga një biletë, që u siguron skijim falas për tërë ditën. (TemA)