Ligji i çuditshëm në Britani: 2 vite burg nëse bën një... foto nën fundet e grave

21 Janar 2019, 10:15Lifestyle TEMA

Parlamenti britanik miratoi një projektligj që synon të ndëshkojë deri në dy vite burg faktin nëse bën një foto nën fundet e grave.

Ky ligj pret tashmë vetëm nënshkrimin nga mbretëresha Elizabeth II, etapa e fundit e procesit legjislativ në Britaninë e Madhe, për t’u miratuar plotësisht.

Ai u paraqit pas një fushate të zhvilluar nga Gina Martin, një vajzë 27 vjeçe, e cila ka qenë vetë viktimë e kësaj praktike që përshkruhet nga termi anglisht “upskirting” (poshtë fundit).

Dy persona i kishin bërë asaj një foto nën fund gjatë një festivali në Londër në vitin 2017 dhe më pas e kishin shpërndarë foton nga telefonat e tyre.

Vajza kishte kërkuar ndihmën e policisë por asnjë ndjekje nuk ishte bërë për mungesë të një akuze konkrete./

3 komente në “Ligji i çuditshëm në Britani: 2 vite burg nëse bën një… foto nën fundet e grave”

  1. Pse qenka ligj i cuditshem.Nuk eshte e cuditshme qe ne Shqiperi te vrasin po qe se e shikon dike.

  2. Suma says:

    Po kur femerat nuk kane veshur funde,sa duhen denuar ?

  3. studenti i vjeter says:

    i cuditshem ju duket juve. por eshte ligj shume i mire dhe normal.

    nejse, me standardet e injoranteve ne shqiperi, edhe Big Beni eshte i cuditshem. V.K.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje