Arratia spektakolare e një spiuni nga nazistët, ja si iku mes arinjve dhe ujqërve Sven Some

21 Janar 2019, 10:12Lifestyle TEMA

Në vitin 1944, spiuni norvegjez për llogari të Aleatëve, Sven Some, kreu një nga arratisjet më të guximshme nga nazistët në historinë e Luftës së Dytë Botërore.

Some ishte një punonjës i ndërmarrjes së peshkimit, që iu bashkua lëvizjes norvegjeze të rezistencës që në fillim të pushtimit nazist të vendit të tij në vitin 1941.

Ai u kap në vitin 1944 nga forcat gjermane, teksa po fotografonte një baze nëndetësesh gjermane.

Ai në fillim i mashtroi ushtarët duke thënë se po vëzhgonte zogjtë, por para se largohej gjermanët ia gjetën aparatin e tij dhe e dënuan me vdekje.

Por pak orë më vonë ai u arratis duke ecur madje para rojeve, të cilët supozuan se ishte një qytetar që kishte dalë për shëtitje.

Ai u ndoq nga 900 ushtarë për mbi 320 km.

Për të fshehur gjurmët u fut nëpër pyje, dhe eci nëpër terrenin e ashpër malor norvegjez, duke u rrezikuar nga arinjtë dhe ujqërit, derisa arriti në Suedi.

Nga andej shkoi në Angli, dhe si shpërblim iu rezervua një takim privat me Mbretin e Norvegjisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje