Meghan Markle dhe Princi Harry e kthyen mbrëmjen e së mërklurëns së tyre në një vizitë në cirk.
Çifti mbretëror shkoi për të parë talentet më të fundit akrobatike të shfaqes Totem të Cirque du Soleil në Royal Albert Hall, një shëtitje e shkurtër nga shtëpia e tyre në Kensington Palace në Londër.
Mamaja e ardhshme zgjodhi një fustan ngjyrë blu marine me shkëlqim, me mëngë të gjata dhe një çarje tek pjesa e këmbës, dizenjuar nga Roland Mouret.
Ajo mbante një kuletë Givenchy (stilisti i saj i dasmës) dhe një byzylyk ari që dikur i përkiste princeshës Diana. Meghan gjithashtu kishte nxjerrë në pah ngjyrën e saj natyrale të buzëve me një kuq buzësh.
Ndërkohë, Harry mbërriti veshur me një kostum klasik të zi dhe kravatë. Me gjithë pamjen e tyre joshëse, çifti e anashkaloi tapetin e kuq të ngjarjes.
Performanca do të rrisë ndërgjegjësimin dhe fondet për punën që bëhet me fëmijët dhe të rinjtë e prekur nga HIV, në Afrikën jugore. Mbrëmja filloi me Dukën dhe Dukeshën e Sussex duke takuar përfaqësues nga bamirësia dhe anëtarët e Totem.
Shfaqja filloi pasi, një karakter i quajtur Valentino, i luajtur nga John Monastero, u prezantua duke i thënë audiencës: “Jo vetëm që është premiera jonë, por gjithashtu festojmë fillimin e një partneriteti të ri mes Cirque Du Soleil dhe Sentebale .
Vetëm duke qenë këtu sonte, ju jeni duke lejuar Sentebale t’u sigurojë të rinjve mjetet, mbështetjen emocionale dhe rrjetet për të jetuar një jetë të shëndetshme, shpresëdhënëse dhe produktive “.
“Ne përpiqemi të bëjmë një ndryshim në jetën e të rinjve dhe t’i inkurajojmë ata për të ndryshuar botën”, tha Daniel Lamarre, shefi ekzekutiv i Cirque du Soleil Entertainment Group.
” Të dyja organizatat tona i ndajnë këto vlera me krenari dhe do t’i kushtojmë premierën Totem kësaj kauze, një mënyrë perfekte për të na lejuar të mbledhim fonde dhe të ushqejmë ndërgjegjësim të rëndësishëm së bashku”. (People.com, përshtati për TemA Javore, Diona Ceco)