Një nga fotografët më të njohur shqiptarë, i apasionuar pas bukurive natyrore të Shqipërisë, Nëntor Oseku, i është bashkuar zemërimit të ambjentalistëve për prishjen e kanionit të Holtës në Gramsh, për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali.
Duke postuar foto nga ky kanion, Oseku shkruan se “një vit më parë bëra kamping disa ditor në kanionin e Holtës. Gjatë këtij kampingu qemë mahnitur me bukuritë e kësaj perle të Shipërisë së Mesme.
Fotot e këtyre ditëve të publikuara në medie, ku shihet betonizimi për ngritjen e hidrocentraleve, na dëshpëroi pa masë.
I indinjuar thellë për shkatërrimin e këtij monumenti të mbrojtur natyror, që do të ndikonte negativisht në turizmin shqiptar.
Të veçantë kanionin e bëjnë burimet e shumta termale, me ngjyrë të kaltër, të kristaltë.
Shpellat e shumta karakteristike nga dy anët e këtyre shpateve mbuluar dhe me zona pyjore me drunj pishe panje e bredhi, me botë të pasur flore dhe faune, e bëjnë akoma më atraktiv këtë kanion.
Kanioni i Holtës paraqet interes për ngjitje malore, për adhurues të kampingut si dhe për grupe kacavarësish nëpër shkëmbinj.
Kanioni i lumit të Holtës është 1.30 min. larg Tiranës.”
Kush eshte ai plere qe ka dhene leje per hidrocental,
I shpelafte muti shalen, gjithashtu dhe makuterve I ngecte hidrocental bashke me leket ne fyt.
Uau, kanioni i Holtes qenka 1.30 minuta larg Tiranes. Dmth per me pak se dy minuta nga Tirana, arrin ne kanion. Se mos rridhni informacion qe ne Shqiperi kemi arritur udhetim ultrasonik.
Holta Kanion edhe “Sauna” uje i ngrohte llixhash ne nji krah uj i ftohte mali ne krahun tjeter! Mos mos mos shkatrrroni nji monument i ndertuar nga natyra per mijera vite duke lejuar hidrocentral! Jo guroreve te Tomorrit dhe Bovilles! Jo minierave pa rehabilitim dhe rente…! Zoti ju denon në se ndodhin!
O Mero mbroje Zagorine, origjinen tende. Po ta dhjesin oligarket. Pastaj ti bejme shurren ….
mire thone “as pushtuesit, nuk sillen keshtu”!!!!!!!!!!!!!!
PERLA TURISTIKE qe duhen ruajtur 500 vjet..///