VIDEO: I riu ecën me 110 kilometra në orë në rrugën e “frikshme”

22 Janar 2019, 10:48Lifestyle TEMA

Josh Neuman ka manovruar me sukses skejtbordin, teksa lëvizte nëpër rrugët malore të Alpeve të Francës me 110 kilometra në orë, duke tejkaluar makinat dhe motoçikletat. 

Adoleshenti 19-vjeçar nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, e ka realizuar objektivin e tij për të ecur në këtë rrugë të “frikshme” pasi qëndroi për pesë javë në Evropë. 

Gjatë kësaj kohe, ai praktikoi lëshime nëpër brigjet e shumta të Alpeve, mes shkëmbinjve të thepisur dhe greminave të thella. 

“Befasova edhe vetën, pasi nuk kam kaluar më se 71 kilometra në orë, derisa lëshohesha nëpër këto shtigje. Gjithçka ishte në favor tim” ka thënë Neuman. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje