Dash Shehi: Me Fatos Lubonjën jam zënë me grushte dhe shkelma

23 Janar 2019, 22:57Politika TEMA

Deputeti Dashamir Shehi tha se opozita do të thërrasë edhe figura të tjera jashtë politikës për të rrëzuar qeverinë.

Unë do të ftoja zt.Basha, besoj se do ta bëjë këto ditë, që njerëz jashtë tryezës së partive politike që janë opozitarë me Partinë Socialiste, të ftohen nga ne.

Në këtë plazmë opozitare të fusim personazhe, njerëz nga shoqëria civile, botës akademike.

Këtu ka njerëz që luajnë rol më shumë se një parti.

Me atë Lubonjën jemi zënë me shkelma dhe grushte, po ai luan rol.

Zoti Fuga, profesori luan një rol. Plasari.

Nuk mund të vëmë në rresht Plasarin, aq më tepër Lubonjën.

Ata janë ushtarë të lirisë dhe japin një kontribut të madh për të rrëzuar Ramën.

Ne nuk duhet të presim që këta të na pëlqejnë neve, sepse nëse na pëlqejnë neve, nuk luajnë të njëjtin rol”, tha Shehi për emisionin e Dritan Hilës.

7 komente në “Dash Shehi: Me Fatos Lubonjën jam zënë me grushte dhe shkelma”

  1. ana says:

    Dasho ju me kete perberje frymore qe keni nuk vini ne pushtet as per 100 vjet. Populli ne pergjithesi ju percmon. pare nuk keni mo me ble vota se Rama ua mbylli burimet. keshtu qe bjerini me dore. hahahahahaha

  2. vang says:

    MOS i bej bashke Plasarin dhe Lubonjen sepse ky i dyti eshte katandisur qe nuk thote dot dy fjali.Vetem nje arrin te thote dhe me shume zor.Eshte teper konfuz,me keq se cka qene. Se mos fillon prap dhe flet per sesi ne dhe shume te tjere jashte nesh ”idealizojme”figuren e Skenderbeut .Se aq do ai dhe fillon e mbytet.

  3. Franci says:

    Dash vodka ju jeni nje grup kriminelesh e antishqiptaresh qe ju genjen mendja se do te krijoni trazira per te penguar reformen ne drejtesi dhe hapjen e negociatave njelloj si ne shkurtin e 2017.Edi Rama rrezohet vetem me vote dhe ju ore zullumqare e vrases nuk do ta realizoni kete.SPAK e BKH do te krijohen e negociatat do te hapen ne qershor.Jeni llumi i shoqerise.

  4. Flutura says:

    Shume e mjere opozita. Strukturat e partive jane ekzistente, populli as qe e llogarit opoziten, mazhoranca eshte shume e qarte per misionin qe ka keshtu qe edhe dy mandate te tjera do i fitoje

  5. Spinoza says:

    Dashi futi nje dopio dellenje, leri mo endrrat,klasa politike majtas dhe djathtas do te rrezohet nga SHBA leket e vjedhura do te sekuestrohen ne te gjitha kontinentet off shore apo banka te gjitha Jane ne kontroll ne shqiperi vjen nje elite e garantuar nga perendimi nepermjet kontrollit te diplomave sipas sistemit te klasifikimit universitar dmth renditjes ne skemen nderkombetare koha juaj me dopio pilaf fasule ka mbaruar

  6. Luli says:

    Ke 30 vjet ne politike or Dash. Cfare ke bere, a nuk duhet te ikesh? Hape krahun or pijanec.

  7. pietari says:

    Per qofte e vodke jeni zene pa tjeter !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje