Nga 4 shkurti opozita do të nisë një seri protestash në të gjithë vendin duke kulmuar me protesta masive në Tiranë me qëllim largimin e qeverisë Rama. Në një intervistë për Ora News, nënkrytari Edmond Spaho, thotë se opozita nuk po lufton për pushtetin e saj, por sipas tij vendi është zhytur në krizë ekonomike dhe sociale.
Spaho: Kjo nuk është një përpjekje për të sjellë opozitën në pushtet, por është një përpjekje e madhe për ti siguruar vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe pastaj cilado forcë politikë që të fitojë le të qeverisë.
Spaho, thotë se kjo qeveri ka asgjesuar çdo liri, ndaj sipas tij me kryeministrin Edi Rama nuk mund të shkohet në zgjedhje.
Spaho: Të shpresosh që me Edi Ramën në qeveri do të ketë zgjedhje në qershor normale si në çdo vend demokratik është iluzion dhe gabim i rëndë nga ana e opozitës sepse do të përdoret si fasadë.
Nënkryetari i Partisë Demokratike njëherazi kryetar i grupit parlamentar, hedh poshtë zërat se opozita po përgatitet për të bojkotuar zgjedhjet vendore.
Spaho: Asnjë forcë demokratike nuk vjen në pushtet pa zgjedhje. Të gjitha përpjekjet që ne bëjmë tani, edhe protestat janë që të garantojmë kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ne kemi kohë që kemi filluar për identifikimin e kandidaturave që do të konkurrojnë për zgjedhjet vendore.
Edmond Spaho i ka bërë thirrje qytetarëve, gazetarëve dhe intelektualëve që të mbështesin protestat e opozitës. Sipas tij me Ramën kryeministër nuk ka integrim e as ekonomi të mirë.
ha ha ha ……..
Hahahahahahaha… Hahahahahahahahaha… HAHAHAHAHAHAHA…hahahahahahahahaha… HAHAHAHAHAHAHA… Ueeeeeeeee ça perle kjo nga kriminelet e PD-se.
hahahha …te pakten thuaj po luftojme per femijet tane qe t’ju besojne pak :):)
Hahahah
Keta për hallin e popullit shkuan ne parlament pas gjashte mua jesh sepse u digjeshin mandates e deputeteve . E Po Te digjen mandatet , humasin leket e popullit . Ndaj bene sakrifice e Moreno leket.
Si gjithmon naiv
Ju si shqupista te PD nuk luftoni as per te ardhmen e vendit (sepse ju jeni larg ketij koncepti), as per pushtetit sepse ju nuk jeni te afte ta merrni. Ju ne fakt jeni rreshtuar si marioneta te luftoni per mbijetesen e kermes politike dhe fatkeqesine e ketij vendi, doktor mortjes i cili po perpelitet me shprese ti shpetoje kthetrave te drejtesise se re te pavarur dhe vettingut nga BKH dhe SPAK.
Me kufomën e Saliut krahëve, e vetmja alternativë që njihni dhe që e shisni për të ardhme, nuk gënjeni dot njeri!