Nga Skënder Minxhozi
Një skandal që lidhet me dy tendera. Që të dy me shifra me shumë zero. Që të dy të kryer keq dhe me disa miliona euro më tepër sesa normalja.
Lajmet e fundit për dy tenderat e kompanisë false DH Albania, njëri për Unazën e re dhe tjetri për një linjë tensioni mes Burrelit e Peshkopisë, kanë treguar se hapja reale e garës ka sjellë që shtetit shqiptar t’i kursehen, sipas Top Channel, plot 5,5 milion euro për të dyja rastet, krahasuar me rezultatet fillestare të tenderave formale. Bëhet fjalë në fakt për ofertat që janë marrë publikisht nga kompanitë në garë, pasi fituesi ende duhet të shpallet zyrtarisht nga ARRSH dhe OST.
Ka mjaftuar pra përsëritja e dy tenderave (e jo shqyrtimi i hollësishëm nga një hetim i pavarur i organeve të ligjit), që shifrat të ulen me 20%, nga niveli i mëparshëm i financimit që ju dha DH Albania, e që krijoi aq dyshime.
Pyetja më e thjeshtë dhe naive që lind në këtë rast, ka të bëjë jo vetëm me faktin se një këtë shumë të madhe parash do ta merrte një kompani fantazëm, por edhe me aspektin tjetër po aq të rëndësishëm, i cili nuk ka të bëjë fare me DH Albania, por me vetë sistemin e konceptimit dhe financimit të projekteve publike.
Pak ditë më parë u njoftua se nga praktikat e prokurimit do të hiqej ajo që quhet “oferta e pakërkuar”, e cila ka qenë një ndër “deriçkat” ligjore të akordimit të projekteve, njërës apo tjetrës kompani, e që dëmtonte rëndë parimet e garës dhe konkurimit për punë të caktuara publike.
“Ndonjëherë duhet bërë edhe ndonjë tender”, thoshte dikush në shtyp me ironi, përballë kësaj procedure që mesa duket do të ndalohet me ligj në të ardhmen.
Dhe kjo është një gjë shumë e mirë, pasi edhe qeveria tregon se ka ende ndjeshmëri përballë pakënaqësisë masive që kanë krijuar disa nga raportet e saj me një pjesë të komunitetit të biznesit.
Është ky momenti, tre dekada pas rënies së komunizmit, që Shqipëria të rishikojë modelin e saj të zhvillimit ekonomik e shoqëror. 30 vjet pas hyrjes në ekonominë e tregut ndodhemi përballë një realiteti përherë e më kompleks, që lidhet me marrëdhënien e shtetit me biznesin vendas e të huaj.
Koncesionet dhe partneriteti me kompanitë që marrin përsipër rrugë, ujësjellësa e linja tensioni të lartë, janë të gjitha mekanizma të njohura dhe gjerësisht të përdorura në vendet e zhvilluara. Nuk është e keqe PPP-ja, është e keqe mënyra sesi kjo marrëdhënie ndërtohet dhe finalizohet nga ata që kanë në dorë të hedhin firmat e të lëvrojnë fondet publike.
Shqipëria ka kohë që ka hyrë në këtë raport kompleks, jo pa debate, dyshime e mëdyshje.
Dhe meqë qeveria dhe kryeministri na kanë ftuar në mënyrë të përsëritur të mos merremi me “fake neës”, mund t’i referohemi vetëm realitetit. I cili, siç u tha pak rreshta më lart, na tregon se sapo u hoq kapaku mbi njërin prej këtyre transaksioneve, shtetit ju rikthyen si me magji në arkë disa miliona euro, që, pa skandalin publik të një kompanie false, do të kishin shkuar kushedi në çfarë xhepash anonime. Po sikur afera e DH Albania të kishte prekur edhe një duzinë tjetër prokurimesh publike e kompanish të mëdha ose të vogla, çfarë historie do të ishim duke parë e treguar?!
Ish Drejtori i ost megjithëse i pandehuri dhe i shkarkuar gjeti kohë të bëjë dhe emërime drejtorësh dhe miqsh në ditën e fundit, bile me njerëz të marë nga jashtë, se e kishte ndritur me tenderin fiktiv, kur ost ka tepricë kuadrosh
Shume drejt dhe me llogjike. Ndofta duhet te ishte shtjelluar dhe pasuruar edhe me fakte te tjera. Eshte bere kerdia ne Shqiperi me keta biznesmenet bandite, qe ne mengjez ishin pa breke ne bythe dhe ne darke na u ngrysen milionere! 28 vjet rrokupuje, rrenim, rrumpalle, zhvatje dhe grabitje pa asnje meshire te Shqiperise. Prandaj njerezit nuk i mban me vendi, por duan te ikin nga syte kembet. Jane shitur te gjitha pasurite kombetare te nje vendi te tere qe disa te na beheshin milionere. Rama sot na foli me entuziazem per rezervat e gazit dhe naftes qe jane zbuluar ne Shpirag. Qe do tu shfrytezokan nga “Shell”-i. Kur para 40 vjetesh i shfrytezonte vete shteti shqiptar dhe te gjitha te ardhurat perfundonin ne arken e shtetit. Ndersa tani fitimet qe nxirren nga pasurite e gjithe popullit shqiptar perfundojne ne disa xhepa te huaj. Thuani si te doni por kemi bere shume perpara gjate ketyre viteve “shkerdhatokratike”. Hajdutet, vrasesit, kriminelet, atdheshitesit, politikanet dhe gjykatesit e korruptuar perbejne sot ajken e kombit, “eliten”! Hapu dhé te futem!
Mut muti eshte dhe ky… na tregon tenderat sikur nuk e di njeri. Na thuaj me mire Damua nuk e dinte? Nuk e kuptonte qe kur jepet me 99.99 te vleres maksimale bie ere?
Po kardashiani i gjate nuk e di ca ka mbrapa tenderave me 99.99%?? Ja kete na thuaj o analist
Kur i shfrytezonte vete shteti ne ishim te gjithe te pasur e te lumtur kurse sot po vuajme per buken e gojes.Si thua ti katarakti?
nje pyetje kemi? a do futet damian gjiknuri ne burg? a do e sakrifikoje kryeministri? te vjedhim 100 mije lek futemi ne burg. po ky miliona? eshte i nderuar do beje dhe fushate dhe do na tregoje si vjedh opozita
a do hyje ky plehra ne burg?
Po ti shtosh edhe garancite qe DH Albania ka lene per keto 2 tendera te fituara padrejtesisht shuma qe shteti perfiton shkon ne 10 milion euro, ose sa 10 % e asaj qe duhet te merrte qeveria e saliut nga shitja e paperfunduar e albpetrolit zotit Taci ku garancia qe u vu ishte rreth 100 milion dollare por qe nuk u morr dot kurre. Dhe asnjeri nuk mbajti pergjegjesi.
Nuk ka rendesi kush i mer, mjaft te mos i mari populli. Te gjithe pushtetaret na shohin me urrejtje, vetem ata te ken, se si do bejn bamiresin me thes me miell per fushate
vjedhjen ne ofshore i zbuloi deputeti agron shehaj i pd ! edhe pse agron shehaj eshte deputet i pd kam respekt eshte cun me shkolle dhe i drejte ! pislliqet e ost e astirit e detyruan ramen per tu terheq !turp e kam votuar u be njesoj si saliu dhe luli qe vodhen parate e rruges te kombit !
o c bq djale qe je more kok tul… nuk te vjen zor qe lepihesh pa fund ? TURP