Nga Julian Zyla
Ky artikull nuk ka të bëjë me njerëzit e rinj në Kryesinë e PD-së. ky artikull nuk ka të bëjë me njerëzit e rinj në Këshillin Kombëtar të PD-së.
Ky artikull ka të bëjë me veprimet e vjetra, që PD-ja “e re” propozon.
Urime Edi Rama! Me individët që presin nga veprime të njëjta rezultate të ndryshme, merren zakonisht psikologët ose filozofët. Ndërsa unë do ta shoh fenomenin “Basha” nën lenten e komunikimit.
Nëse lentja e komunikimit do të ishte zmadhuese, duhet hequr menjëherë para se të verbohesh nga përmasat gjigante të elementit të parë që bie në sy. Përveç mungesës së krijimtarisë për mënyra të reja qasjeje ndaj elektoratit, Partia Demokratike e ristrukturuar në pjatën e protestës guxon të riservirë recetën e ftohur: “Do të rrëzojmë qeverinë Rama”.
Ka një metodë në përgatitjen e fushatave elektorale. Pjesa e parë zihet tërësisht nga kërkimi ose hulumtimi i opinionit të elektoratit.
Ky proces synon, mbi të gjitha, të njohë problemet apo çështjet kryesore të njerëzve të një vendi: Nëse PD-ja mendon se halli kryesor i shqiptarëve është emri i Kryeministrit, ose nuk di të hulumtojë, ose nuk di si të përdorë informacionin. Ajo që përcillet te njerëzit është që PD-ja nuk di të kuptojë.
Nxitimi drejt rezultatit “Rrëzimi i Ramës”, duke e kthyer në mënyrë absurde edhe në mjet të arritjes së vetvetes, është elementi i parë i vjetër i PD-së së re: Urime Rama!
Së dyti, (ky artikull përqendrohet te protesta sepse idetë e tjera “ekstreme” do të ishin edhe më të dëmshme për PD-në): Shohim se opozita e re e Bashës vë një bast të ligjshëm tek aftësitë e elementëve të rinj në parti. Natyrisht, ata mund të kenë potencial politik dhe aftësi organizative. Ata, me sinergjinë mes tyre, së resë dhe kreditit personal mund të arrijnë deri në një organizim shumë të mirë të një proteste. Por sa kohë do të rrinë protestuesit pas një partie që kërkon të rikthehet në pushtet?
Ndoshta psikologët mund të vërejnë mes arsyeve që Basha i rikthehet protestës për faktin që çadra solli diçka. Gjithashtu, studentët restauruan idenë e protestës si një mjet demokratik. Por, PD-ja e re duhet të jetë e ndërgjegjshme se protesta mund të kthehet në rastin më të mirë në një kopje të çadrës së vet. Gjithashtu, nuk do të jetë si protesta e studentëve, por e njëkohshme me protestën e studentëve.
Organizimi i protestave nga Basha është një inerci nga Berisha. Por edhe nga opozita e Ramës dhe nga objektivi i vendosur i rrëzimit të qeverisë para kohe. A janë mënyrat e vetme ballkanike apo mesdhetare mënyrat e vetme të të bërit opozitë? A janë ato të efektshme? A do të arrijë të frymëzojë Basha këtë herë deri në rrëzimin e qeverisë? Nëse nuk ia del mbanë, a do ta ndihmojë apo pengojë kjo përpjekje në zgjedhjet e ardhshme? Partia Demokratike duket se i ka gati përgjigjet ndaj këtyre pyetjeve. I urojmë fat…
Partia Demokratike mendon se njerëzit duhet të jenë në rrugë për të dëgjuar se çfarë do të thotë Basha. Partia Demokratike mendon se i duhet të ngarkojë veten me realizimin e diçkaje, që i ka rezultuar jo fort e lehtë kohët e fundit…
Partia Demokratike mendon se duhen njerëz në rrugë që ta dëgjojnë në televizor. A do të mbizotërojë protesta apo do të pranojmë në Shqipëri sundimin e shumicës së heshtur, që më shumë dëgjon sesa bërtet? Optimizmi i PD-së kundrejt këtyre pyetjeve retorike është absurdi i dytë i vjetër i PD-së së re: Urime…!
Së treti, përveç mesazhit të ftohur “Do të rrëzojmë Ramën”, përcillet edhe një mesazh ndaj njerëzve ku njoftohet: kemi vendosur të ndryshojmë emrat, por jo muzikën. Njerëzit dëgjuan emrat e rinj, të cilët po dalin në skenë, në kor, me një tjetër cover të së njëjtës këngë të mësuar përmendësh, por që nuk e ka çuar z. Basha në Eurovizion. A do të intonohet më mirë këtë herë?
Nëse Eurovizioni nuk vjen sërish, por vetëm shtohet numri i interpretimeve, të cilat tentojnë sukses, kori do të shënojë një disfatë që nuk mbledh kredit drejt zgjedhjeve së ardhshme. Do të jenë përvoja që do ta bëjnë karrierën e tyre “artistike” lehtësisht të përdorshme kundër tyre.
Duket sikur PD-ja është e vendosur më në fund. Jemi këtu me njerëz të tjerë, për të bërë të njëjtat gjëra. Por a jemi ne të sigurt që janë të njëjtat gjëra? Le të shohim me vëmendje… Si mund të jetë e njëjta gjë, kur protestën po e njofton Gazment Bardhi?! Këtij i thonë ndryshim.
Bardhi me siguri do të mbajë edhe një fjalim të rëndësishëm gjatë protestës. Por sa gjëra prej atyre nuk janë thënë më parë? Sa gjëra prej tyre nuk janë thënë më parë në një protestë? Kryesia e re, në vendimin e saj të parë shpalli atë që kishin kuptuar të gjithë: që PD nuk ka ndryshuar. Përveç këngëtarëve, DJ-ve dhe hierarkisë së korit, muzika dhe instrumentet e marra me qira janë absolutisht të njëjtat.
Ky artikull nuk kishte bënte me njerëzit e rinj në kryesinë e PD-së. Ky artikull nuk kishte të bënte me njerëzit e rinj në Këshillin Kombëtar të PD-së.
Por, mesazhi kryesor i njëjtë, gjasat që njerëzit nuk do mund ta ndjekin më të shumtë në numër se më parë Partinë Demokratike dhe përcjellja e munguar e ndryshimit nëpërmjet ndryshimeve të reja, do t’i bëjnë sipërmarrjet e PDsë të kenë nevojë për shumë fat. Mbi të gjitha, për shumë ndryshim. Deri atëherë, urime Rama!
Akoma merreni me idiotin Basha,qe vetem politikan nuk eshte?Ju lutemi mos na shkruani per Bashen,si kryetar PD-je.
ha,ha,ha …
Lul – Tullumi “Mjeker – Bytha” … Burre-Grua … po bo si i forte !
– 30 vjet Enveri (1945 -1975 ishte i semure dhe komandoi Nexhmija)
– 15 vjet Ramizi (1975 – 1990)
-25 vjet Berisha (President, Kryeminister, kryeminister …)
– 5 vjet e 4 muaj Edi Rama (shtator 2013 e ne vazhdim) kryeministri antikomunist me i sukseshem ne historin e SHQIPERISE Europiane …
– Z.Rama “I VETMI” politikan i edukuar, kulturuar, civilizuar dhe i zgjuar qe di te drejtoje e qe flet rrjedhshem gjuhen amtare SHQIPE
PD -ja e re. keshtu shpreheshin edhe Gjata,Pampuri e kandilli ne emisionin “Dritare “te Rudina Xhunges. E debati qe mori me shume kohe nga emisioni ishte ai midis PD-steve te rinj dhe Shpeim Nazarkos. Pd-istet erinj ,por me mendime kkrejtesishte te vjetra dhe servile ndaj Lulzim Bashes, te cilin e quajne udheheqes te ri . Udheheqes te ri e pa komplekse negative gjate ketyre viteve ,jo vetem si kryetar , i PD-se,por edhe kur ka qene kryeminister. Edhe une jam me mendimet e zotit Nazarko. NUk mund te presesh nga Clirim Gjata ,kur e heq veten me te persekutuar nga regjimi i Enver Hoxhes se sa Nazarko.
– Po .- i thot Nazarko Gjates,- une kam qene i internuar ne Saver te Lushnjes ,ndersa ju ne kupolen e shtetit te diktatures komuniste.
– Lere,more ate – i thot Gjata ,duke e nxier veten me demokrat se Nazarko.
– Zoti Nazarko,- hidhet zoja Pampuri,-ne jemi te gjithe te paster moralisht,sepse nuk jemi hajdut nuk jemi kriminel . POr zonja Pampuri po ta them une si komentues se ju kini ne krye nje hajdut e kriminel,te cilkit i pikojne duart ende gjak nga 21 janari. Ju kini nje hajdut te 230 milion eurove te paditur ne prokurori nga institucioni i kontrollit te larte te shtetit, dhe ende procesi eshte i pa mbyllur. Populli thot :” Me thuaj me cilin rri .te te them cili je” Pse kur u permendi Nazarko ligjin e 2006 -tes per ndalimin e ndertimeve ….. ju u ngeci fjala ne gryke? Zoti Gjata si nje njeri i drejtesise akuzon PS e sidomos Edi Ramen se ka vjedhur votat,kurse PD-ja eshte e paster si ujet e Valbones . Ha…ha…ha … sa qeshim ne si popull. Pdj-ja jote dhe ai Lukzim Basha eshte hajduti kryesor i vjedhjes se votave. Mos harroni Ruzhdien ne Fier ne 2009. Mos harroni se edhe kolegu juaj pa parti Nard Ndoka u hodhi ne gjyq se PD-ja i kishte vjedhur votat andej nga Lezha ,apo Laci. Mos harroni se ju vodhet votat ,ose me mire votuat naten ne LUnder me hajdut Ristanin i bekuar nga Sali-Basha. Pastaj mos harroni ju PD-ja e re se Nena juaj Partia Demokratike dhe idhulli Juaj Sali Berisha nuk pranoi te hapte kutiteme 2009 ,ndersa PS i hapi ato kuti ku ju vpotuat naten. Kujtohuni se shembullin e vjedhjeve e dha PD-ja me 1996-ten ku kutite ishin mbushur plot pa nisur viotimi. I mbushet aq shume sa lur gjoja u numuruan doli se kishin votuar 150 % e popullsise. Mos harroni se ne 2009-ten mbushet , sidomos ne jug , me pashaportizime fallco , garazhe , kasolle barinjesh neper male, e shtepi te rrenuara ne fshatra,sa kur u ngriten banoret e vertet u habiten se nga dolen keta njeres gjate nje nate. Madje kulkmi arriti kur trimi juaj Flamur Noka deklaroi se grate kuksiane pjellin femije ne moshen per te votuar…
Mos harroni ju te rinjte e PD-se se partia juaj e i medhi juaj ,Sali Berisha organizoi revolten e vitit 1997 ku u vrane rreth 3000 djem nenash.. U shkaterruane uzina e fabrika ,kanale e vreshta ,ullinje e portiokalle,por mbi te gjitha shkaterruat lavdin e ketij populli Luften nacionalclirimtare. Shkaterruate ushtrine. Arriti trimi juj , ideollogu juaj Sali ,sa edhe Oficereve u hoqi koburet. Ushtarak pa arme. Ju nuk e pranuat deklarimin e Nazarko se PD-ja juaj humbi zgjedhjet lokale ne 1994 ,e sidomos kushtetuten e propaganduar nga Sali Berisha. Ju te rinjte e pd-se po me pallto te vjeter ,po nuk u distancuate nga Saliu e LUlushi s’kini per te bere hajer kurre. Me te vertet se PS-ja dhe Edi Rama nuk jane perendia,por jane me te mire nga JU. Me 7x 7 = 42 nuk ecni kurre perpara. Me 40 milion eurot e Astirit qe sipas llogarise se Bashes dalin 120 milion nuk e mashroni dot popullin. Kriminelet e hajdutet i kini ne krye ,por u qendroni afer se kane filluar tu dridhen gjunjet . PO VJEN SPAKU. E SPKU ME SHUME KA KOSTUM TE JASHTEM E JO KOSTUM DOKU TE SHOKUT SALI KUR ISHTE MACOKU I BLLOKUT.
Me keto njerez ne PD, me sa duket, Rama do qendroje ne pushtet deri ne fund te jetes se tij!
te lumte pena “Shoku”!
Babalen s’e pame ne ekipin e ”ri” te SHQUPIT, ta kene haruar thua ?!!!
ha,ha,ha …
Nje PARTI eshte apo quhet e “RE”, kur ri-formohet/ri-ndertohet me vullnetin me guxim ga 1-2 persona duke mbledhur antare komplet te Rinj … dhe jo pas 6 vitesh ben gjoja mbledhje per organizim duke futur komunista-sigurimsa dhe gjoja i ve “NOFKEN” Parti e Re …
Lulush kurva nga hollanda vetem gerrneres mesoj ti bjeri ne hollande , edhe e ben mire ate pune , di gerrnet edhe gjume….lulushka ..!!!!