Gent Cakaj, gjeniu që ka lexuar vetëm "Kurbanin"

23 Janar 2019, 18:43Politika TEMA

Nga Agron Gjekmarkaj

Edi Rama sot për sot është prodhuesi më i madh i lumturisë! Por ai në të njëjten përmasë ka në dorë yzengjitë e trishtimit! Sa i gufuar e farfullitur gazmendi e shendi ishte sot një farë Gent Cakaj, djalosh i ri, pothuaj në moshe të dashurisë, siç rënkon ndezullie serenata korçare, i cili si në perralla behej defakto ministër i Jashtëm i Shqipërisë.

Kur papritmas u shfaq emri i tij ballinave mediatike, askush nuk e njihte. Tani pas një muaji e kusur përfoljeje e insistimi, ndalese nga Presidenti e promovimi nga Kryeministri, që e thirri gjeni, prapë askush nuk e njeh. Gërmuan njerëzia thellë në kujtese e lart në imagjinatë, por asgjë nuk gjetën. Vetëm fjalën e Ramës, që jep certifikata gjenialiteti kane si peng sigurie.

Ta gjesh gjeniun, ta njohësh deri në skutat e epërme të leximit, ta përkufizosh atë e mbi te gjitha, t’ja vësh në shërbim shoqërisë, është si dukuri njëfarësoj gjenialitet për llogari të vet. Me qeverine e re Edi Rama e ka shfaqur thekshem e konkretizuar bindshem kete cilësi, te cilen inatçinjte e kazanit ja vinin ne dyshim. E per ketë meriton një të madh aferim. Ne nuk i njohim ministrat e rinj, nuk u dime emrat, nuk ju gjejme dot CV-te po s’kemi te drejte te dyshojme.

Edi Rama ne thelb eshte i pagabueshem. Cili bir shqiptari del e thote qe ai ka bere gje keq? Veç ndoj smirezi a i verber! Ne nuk i njohim ministrat e rinj dhe injoranca nuk eshte argument! Ata i njeh Edi Rama dhe ata e njohin ate. Nuk ka vend per dyshim ne kete mes. Besimi është i fortë dhe i ndersjellte. Nese ndokush ka nge e qejf per te degjuar ligjerimim e cucave dhe djalkave qe do na qeverisin e ndien kete simbioze te bashkëkohesise rilindase.

Gent Cakaj kishte nje merak te mos e zhgenjente Kryeministrin se per te tjeret as kishte dert. E te drejte ka! Cfare i duhen te tjeret?! Po te qe per ta ai do ishte sokaqeve te Prishtines duke pire çaj e molloisur persiatje te gjata dimerore. Po jo fati i buzeqeshi i bardhe, i trokiti ai. Te takohesh me Edi Ramen eshte puthje perendie. Ti pelqesh atij bilete per parajse.

T’i sherbesh atij eshte thagem liturgjike. Degjojeni ministrat sa te larte e kane vetëdijen, krenarine, dinjitetetin per kete rrethane. Nje e dy pohojne na ka derguar Edi Rama, na tha Edi Rama, ma propozoi Edi Rama, eshte porosi e Edi Rames, do te vije Edi Rama.

Ky eshte nje reagim apostujsh qe kane gjetur rrugen dhe te verteten tek Mesia e tyre. Ndihen te gezuar sepse eshte gezimi burimor qe lind nga misteri i besimit, nga mungesa e interesit, nga deshira per te sherbyer!

Ndaj per keta ministra, s’ka rendesi mungesa e emrit, e fytyrës, e CV -ve sepse ata jane misionare, te cilet nuk kerkojne identitet, nuk kerkojne te jene te pervecem, nuk kerkojne gjykimin e njerëzve, por vetem te Hyut te tyre.

Duhen mirëkuptuar, jo keqgjykuar. Shikoni ministrat qe iken aq emer sa paten, aq fytyre, aq pak ze e prape e turbulluan misterin e besimit dhe zemeruan Zotin e tyre, qe i hodhi shuk ne mes te salles atje ne purgatorin e meditimit te gjate.

Ditmir Bushti largohej sot duke mbajtur fjalimin me te mire te karrieres se tij. Po ç’e desh? Kujt ja tha? Pse e tha? Edhe Sali Berisha do te ndieje nostalgji per “Diteziun”!  Rama mbajti me te shkurtrin kumt.

Gent Cakaj me te gezuarin fjalim. Tani ai do na perfaqesoje neper kancelari! Do takoje ministra e kryetar shtetesh! Lum ata, se do takohen me nje gjeni, i cili do ju rrefeje librin e fundit dhe kryesorin qe ka lexuar “Kurbanin”, si pjese e trashëgimise kultutore te botes.

Sa do gezohet Merkeli e Makroni aq sa endja per te degjuar rrefimim do t’i zgjase takimet pafund. Kesisoj ata do te thithin nekatarin e Shqiperise, endrrata dhe brengat e saj, rrugen e mundimshme per progres e standarde demokratike!

Mbi te gjitha, do te njohin nje gjeni qe rrefen per nje gjeni tjeter. Jemi toke pjellore, kemi bereqet te madh. Ketu s’ka te marre qe hedhin gur ne pus e as qindra qe tentojne ta nxjerrin.

Mos u merzisni ju o shtegtare, qe ende se keni takuar Ramen. Nje dite buzëqeshja ja beh. Pyesni Besen, Margaritin, Gentin, luleshtrydhen, Etilden melankolike etj ,te cilet gjithmone besuan ne kete provani.

Ata i ka derguar Edi Rama ne mesin tone per te na kallxuar Shqiperine qe duam. Ata jane ai, dhe ai eshte Ata.(Panorama)

41 komente në “Gent Cakaj, gjeniu që ka lexuar vetëm “Kurbanin””

  1. Bosotn says:

    Ky nuk ka fare culture qytetare po fare…………..Palaco bure
    Si mund te fyesh nje te ri te shkolluar ne perendim or I paudhe…..

    1. Lab says:

      Ik or idiot, ka mijra e mijra shqiptare te Shqiperise e Kosoves te shkolluar ne perendim dhe dhjetra ne Yale dhe Harward dhe nuk ngeli te ky preservativ i radhes i Rames.

      1. Demokracia says:

        Who gives a fuck se cfare thua ti Gjekmarkaj! Cfare the ti kur Aldo Bumcja ishte minister i jashtem apo apo ai kandari tjeter qe u be minister i brendshem dhe qe i ben palma sot Bashes? Ata te duken normale ty? Ku ishit ju te gjithe opinionistat ne kohen e sales kur medja rrihej dhe kercenohej me burg? Plera!!

    2. sunitet nuk bejne ''shtet''...........lloji i kafshes! says:

      hahahaha,ministro i jashtem per neg.me Evropen ne BE……………nje sunit qe ka lexu vec KORANIN!!!

    3. mateo says:

      Une nuk e pelqej fare kete Gjekmarkajn,por ketre e ka qare!
      Po fara ama,sikur ta kem shkruar une!
      Keto rreshta i kane merituar te gjithe ata qe sunduan Shqiperine ne keto 28 vjet demokraci lumturie dhe mireqenie!
      Ne cdo 4 vjet 50% e shqiptareve,qe kane patur ne pushtet partine e tyre per te cilen votonin ndjeheshin te lumtur,te ngopur,te pasur,pavaresisht se nuk ishin ne pune,nuk kishin shtepi,nuk kishin pasuri vecse ca letra me vrima qe as qeni nuk i hante!
      Ndersa 50% e shqiptareve,qe kishin partine e tyre ne opozite jo vetem ishin edhe keta te lumtur,se nje dite te afert,bile pas ca ditesh partia e tyre u premtonte zgjedhjet e parakoheshme se ditet e qeverise kundershtare ishin te numeruara nga deshtimet e nje pas njeshme!
      Per keta te shkrete dita nuk mbaronte kurre dhe mezi prisnin naten te vinte qe te flinin sa me shpejt gjume,e edhe te kursenin nje vakt buke,por mbi te gjitha t’u zinte gjumi shpejt qe te shikonin endrra te bukura sikur partia e tyre e sapo ardhur ne pushtet ju kishte dhuruar shtepi falas,ishin punesuar neper punet e shtetit,ushqimet,dritat,ujin,taksat vendore per 4 vjet nuk do t’i paguanin asnjehere,sepse kot nuk ishin militante te partise!
      Ne vdo pune shteti keta militante do punonin edhe per vete,por edhe per shefin e partise qe i punesoi!
      Cdo qytetari qe do paraqitej ne zyrat e shtetit do u nxihej jeta nga vonesat ne kryerjen e sherbimeve qe kerkonin,do t’ua benin tragjike mundesine e gjetjes se dokumenteve qe donin,sepse jane dosje pa fund,mungon interneti,ikin dritat,mungon shefi se eshte jashte shtetit per firme,te jane djegur dokumentet ne 97-ten,nuk behet pritje populli cdo dite se duhet t’i drejtohesh portalit kryeministror dhe pergjigjen e merr pas 10 ditesh etj,etj!
      Por jo te gjithe hallexhinjte kishin nerva,durim dhe kohe te prisnin gjate,prandaj te shkretet propozonin vete (jo kurre zyrtari i pari),qe sikur t’i jepte nje kafe atij ose shefit te tij a mund te rregullohej gje shpejt?
      Ta shikojme,thoshte zyrtari dhe sa hap e mbyll syte porosia ishte gati,si tek perralla e Ali Babait me 40 hajdutet!
      Por sa dilte gjumi,te shkretet opozitare fillonin diten e sketerre te sigurimit te bukes per kalamajte,pavaresisht se kryeministri i radhes deklaronte plot madheshti se shqiptaret jane te lire,kane shtetin e tyre demokratik,qe kane te drejten e fjales,por nuk i degjon njeri,qe kane te drejte te levizin JASHTE SHGTETIT PA VIZA,POR VETEM AI QE KA SAHUME LEKE ETJ!
      KESHTU E NGRYSIN DITEN SHQIPTARET E SHKRETE NE PRITJE TE SHPERTHIMIT TE NDONJE PUSI NAFTE NE sHPIRAG,SE MBASE NJE DITE EDHE ATA TE SHKRETE DO HANIN ME SHUME BUKE SE PER GJELLE NUK SHPRESONIN DOT!

  2. votren says:

    Sa keq qe qellove ne krahun e gabuar or Gjek. Kushedi do te ishe ti aji pasi je nje koke gjeniale.Me degjo mua,shife Lulin tat se cfare ka marre rreth vetes, dhe deri ne cfare mase e ka dhjere pedene.Ne te kundert do ngelesh gjate duke pare nga poshte.

    1. Haki Stermilli says:

      Gjekmarkaj ka konspektuar per vite me rradhe librat e Fahri Paçes te cilin e ka mik per koke pse Fahriu e beri keshilltar te Bujar Leskajt.

  3. Fatosi says:

    Ti Gjekmarkaj ? Mund te na thuash se sa libra ti ke lexuar???????? Apo feminine e kalove neper shpella ,kurse tani nuk ke kohe te lexosh se po meresh me te tjeret????? Se sa lexojne ,sa here shkojne ne nevojtore,cfare kane henger dhe po hane,sa here pine cafete,ku I pine? e te tjera si keto
    Ti dukesh qe nga fytyra kush je ???? Po te te thote Sali Berisha hajde mbai ere koqeve te mija ,ti dote shkoshe me vrap per ti mbajtur ere
    Ky je ti !!!!!! Me ndryshimin e eres ne Shqiperi dolen edhe egersirat nga shpellat Keshtu je ti!!!

  4. Qytetari says:

    Si nuk turp qe godet nje djale te ri , thone qe je dhe petagoge ne UT ,po konsumohesh si lepires i Lulit del 4 -5 here ne jave ne tv te ndryshme duke goditur Ramen dhe qeverine , vazhdo keshtu se sa me shume flisni ju sureter te konsumuar aq me shume demtoni oppziten dhe favorizoni qeverine. Jeni bere te neveritshem

  5. Koli says:

    Ironi e kendeshme.

  6. Flutura says:

    Ja qe nuk e shohim te gjithe Ramen me syrin tend dhe keshtu i bie te jesh ne minorance . Kot sa shkruan nuk na e ndryshon dot mendimin si dikur Edi Rama publicist, apo Frrok Cupi pershembull ..keta me binden ate bot te votoja kunder Sali Berishes e te dilja ne proteste.

  7. Aspirantja says:

    dale dhe ca, ta shohim dhe ate diplomen tende. njeri me dinak se ky Gjek markaj nuk ka.

  8. qytetari dixhital says:

    Nje permbledhje shume e bukur , per Ministrat duhet Rrotacion sipas porosise se Soros .
    Ky djaloshi nuk do te merret aspak seriosisht neper kanceleri . R ama nuk eshte budlla qe te marrin persiper ministrine e jashteme . CAKAJ ESHTE BEDEL
    CFARE BEHET, CFARE THUHET , CFARE FIRMOSET , RAMA I KA DUART E PASTRA .

  9. syri says:

    Keta medioker saliniane profesore jane turpi shqiptar!

  10. vera says:

    po ndoshta nuk do jete hajdut se me kuran vjedhja eshte mekat qe denohet nga zoti

  11. Bazarhesap says:

    No comment
    Porfesor Doktor nga katuni me I humbur i Mirdites!!!
    ???

  12. olimpia says:

    E para,Gjekmarkaj me kete shkrim patetik ,gjoja ironik,deshmon qarte karakterin e keq,defrmimin kulturor,logjiken perverse te nje antishqiptari model,tip serbi apo greku.
    E dyta ,ndoqa me kureshtje daljet e para publike te Beses dhe Gencit.Sinqerisht kisha dyshime,por me ngjallen nje respekt ,natyrisht si prezantim.Tek Besa pashe nje njohje te mire te problemeve,thjeshtesi dhe saktesi ne logjike,tolerance dhe hapsire ne ide.Tek Genti ,pavaresisht moshes ,logjike te ftohte ,idene e punes ne grup,,rrjedhshmeri e qartesi ne argument.Shkurt,tek te dy pashe formim te plote perendimor Praktika ose koha do ti gjykoje.
    Gjekmarkaj ,si katolik qe eshte akoma nuk e ka degjuar shprehjen simbol te Papa Franceskut…kush jam une qe yte gjykoj te tjeret…Gjekmarkaj,te pakten keta te rinj nuk jane te paster deri tyani .Nderkohe qe ke kriminele te vertete ,hajdute klasike ,si Berisha,Basha ,Meta te faktuar dhe dhjetra politikane ,gjyqtare,,pushtetare e ish pushtetare te korruptuar deri ne palce,per te cilet nuk guxon te thuash nje fjale pasi je edhe ti si ata ,po pret me padurim ndonje dite qe te marresh ndonje cope pushteti.

  13. P says:

    Pirdhu anetar i plepave e shpellar.
    Rama me te mirat e te metat po ben shtet. Ti ke marre anen kusareve.

  14. zenelaj says:

    Te lutem o profesordoktor te me falesh pasi tentova te te lexoj kete analize por kur pashe terhanane qe kishe gatuar pa pike yndyre e pa dhjam thiu qe ne paragrafin e pare,i merzitur e lashe me mendjen e mbledhur top qe sishte e ngrenshme.Shpall nje here te vetme ne jeten tende pamvarsine,mendo e gjyko me koken tende per vete se populli ste vlereson fare e me se shumti te qesendisin e fyejn,por ty nga qe te eshte bere faqja sholle opingo nuk e ndjen.Markun si e kam kordinoni mos e hani buken e pd-s kot.

  15. naim says:

    Nuk e di a je apo ke edhe ti ndonje grade shkencore made-in Albania.Besoj nuk ka e nuk mund te kene ne bote tituj shkencor kaq shume e kaq shume pa asnje vlere sa ne Shqiperi.Ko nuk thojne ne Shkoder : I shami te shane.Ai ka studio ne vende ku “kurani” nuk e studiojne e ndofta ti mund te aludosh per vehten tane se jo vetem qe nuk ke libra shkencor por Shqiperia eshte e mbushun me libra fetar.Nuk besoj se je I zoti bile sa te perkthejsh qoft edhe nje liber fetar nga latinishtja ne shqip.

  16. katarakti says:

    Duke pasur parasysh se kush na ka qeverisur keto 28 vjet nuk ka arsye per te bere as te zgjuarin, as te revoltuarin. Aq me shume qe eshte e pranuar boterisht se Rama eshte kryeministri me i mire qe ka pasur ky vend gjate 28 viteve te fundit. Me plot te meta, gabime dhe marrina. Por jo me shkaterrime, vjedhje, superkorrupsion dhe vrasje si qeverite PD-LSI. Nga ana tjeter eshte diçka pozitive qe kryediplomati i Shqiperise eshte nje i ri nga Kosova. Kjo tregon guxim per t’i treguar botes se ne jemi nje komb. Fazlliçi me siguri qe do te kishte me shume pervoje, por me duket se ai ia kishte vene syrin ose Ministrise se Mbrojtjes ose SHIK-ut!

  17. Timi says:

    Perde e botoni kete berishist pa pike vlere…ne vend qectr demaskoni umiversitetin qe i ka dhene titull profesor ketij debili.

  18. Piro says:

    Pse nxitohesh or Agron, prisje dhe ca, merrje argumenta nga puna e atij djalit dhe pastaj shkruaj. Nxitimi jot eshte dhe papjekuria jote. Eshte me shume dominim I frymes politike se ajo pedagogjike. Mund te jene reagime dhe te nenshtresave kulturore fillestare, inateve, mendjemadhesise dhe nxitimit karakteristik provincial. Duket qe te pelqen mendja, ajo qe mallkojne shkodranet.

  19. Www says:

    Ky i lexuari, që mendon se yzengjitë janë kapistër. ??? Mirë që s’ka lexuar, por as katunar i hajrit s’qenka???

  20. rumpallhana e ripjelljes says:

    Nuk ka mundesi, keto Rilindasit jane karaTeLindur boll te thote ai lideri i madh fluturon gomari dhe fillojne bodrumet dhe banjot e kryeministrise korrin tek Merua

  21. ana says:

    Prandaj duhet te rri sa me shume Rama ne pushtet qe ti me shoket e tu katundare te mos puthni asnjehere pushtetin, sepse eshte fATKEQESI E MADHE PER TE GJITHE. Ti je i keqformuar qe ne gen !

  22. Korkodili says:

    per droge te vrasin.
    per interesa dhe pushtet te denigrojne

  23. Ragipi says:

    O jeni duke u tranue bre idiota po ne gjum Rama merre vendime me te mira se sa ju analista idiote qe Edi eshte idealist dhe gjithkend qe fut ne qeveri ai e ngrit edhe me nalt sepse ia jep shansen dhe jo si ju qe nuk keni asgje per te tregue pos hajnive dhe qe e grabitet kete shtet dhe asgje nuk lat pa bete e Edi bile nuk eshte duke shkue teposhte por perpjete.

  24. marku says:

    Agron,thuaj te drejten a e ke pasur gati kete shkrim qe kur eshte emeruar D.Bushati si minister i jashtem ? Jo per gje,po ju vetem nderroni emrat kur pergojoni kundershtaret politike,sepse ndryshe duhej ta kishe thene nje fjale te mire per D.Bushatin kur u zgjodh min.i jashtem,ose per Ramen qe paskerkish bere zgjedhjen e duhur!Atehere perse ne duhet te te besojme ty dhe jo Ramen! Ah se mos harroj,te te vije turp qe kurre nuk reagove kunder epitetit antinjerezor “ditzi” qe ati yt shpirteror S.B. perdori ndaj Ditmir Bushatit,por e pervetesove duke e perdorur dhe ne kete shkrim,megjithese ai eshte afersisht mosha jota dhe e Zenit!m

  25. shqip says:

    Nuk e di, po sa here shoh kete dru me pre, me shkon mendja te ajo thenia lapidare. ” Dhe po ndrove shtate lekur, qytetar nuk behesh kurre ”
    Ky i do ministrat si defiçenti Aldo Bumçi. Ja nje argument bindes se pse Shqiperia nuk ben dot perpara. T’ja besosh brezin e ri “profesor shpellarit ” , eshte sikur te firmosesh vetekapitullim pa kushte.

  26. pena says:

    Edhe i ligu ndodh qe flet te verteten.

  27. Loku says:

    Ne fakt ka lexuar 5 libra 21 janarin, gerdecin, shitjen e detit nga bythqiri hollandez, ka lexu rrugen e kombit si vidhen 280 miljon € dhe librin e famshem “Rrepublika e re e Lul bythes”. Hik o katolik bq.

  28. Bureto says:

    Një gjë kam konstatuar qysh Rama u zgjidh kryeministër, që këtij Gjekës nuk ia kisha dëgjuar emrin. Po nëse ishte këtu në kohën kur qeveriste Berisha dhe kur deputet ishte shoku, miku dhe kolegu i tij Mark Marku, ky nuk ka nxjerrë qoftë dhe një fjalë, sa për të larë gojën, si intekektual i pavarur ndaj bëmave të asaj qeverie. Kur Saliu dha dorëheqjen pas humbjes në 2013, ky doli në skenë si dishepull i Bashës, kur ky u emërua kryetar i PD, por asesi kundër Berishës, qoftë dhe me pambuk. Kaq shumë e mikloi Bashën, me shpresë se ashtu si miku i tij, do bëhej edhe ky deputet, nuk iu nda dhe në Çadër. Po kur nuk e pa veten në listë, i befasuar njëherësh dhe i revoltuar, ktheu 180° kundër Bashës, por medemek mbetet mik i PD!
    Është në të drejtën e tij të jetë kundër Ramës, si kushdo tjetër është, por edhe pse i shkolluar, është i pabesueshëm në ato që shkruan, sepse koha e sofistëve që ky me shokë luajnë fort në media, është e tejkaluar. Me gjysëm të vërteta, duke spërdredhur gjuhën për t’i shitur ato si të vërtetat e tua të pakundërshtueshme nuk i shërben të mirës së përgjithshme. Aq më pak i shërben të vërtetës, e cila mbetet i vetmi mision i intelektualit. Ky në subkoshiencën e vet ndjen se është në rrugën e duhur për të bërë karrierë. Ku sheh se si i ngjajshmi i tij, Çim Gjata, që si jurist i pavarur (!) nëpër studio të ndryshme TV, gjysëm të vërtetat e tij i shiste gjithmonë si dispozita kushtetuese, duke i artikuluar ato sipas rastit, në mbrojtje të veprimeve të atyre që u shërbente, ose kundër kundërshtarëve të tyre, ndoqi këtë rrugë. Roli i tij negativ u duk hapur sidomos në kohën kur hartohej Reforma në Drejtësi. Dhe u shpërblye. Dje u zgjodh sekretar për çështjet ligjore dhe anëtar i kryesisë së PD dhe nesër me patjetër do jetë në listën e deputetëve të Bashës. Fiton apo jo kjo është gjë që do ta shikojmë në 2021.
    Kështu e kemi parë dhe e shikojmë edhe rolin e Gjekmarkajt. Çdo gjë përfaqëson ai, vetëm rolin e parimorit e të panaëshmit, jo. Kur nëpër studio i vënë në dukje se është apo përfaqëson PD, rreket ta mohojë me gjysëm zëri, por njëherazi, i zënë ngushtë, skuqet si lafshë gjeli. Janë të pabesueshëm në rolin e tyre si intelektualë, siç duhet të jenë, të baraslarguar nga formacione të ndryshme politike, në dobi vetëm të të mirës publike. Përkundrazi janë misionarë të kauzave pushtetare të tyre, jo të ideologjive, se të tilla nuk kanë, por të liderve të momentit. Dikush me Berishën (dje), Bashën, Ramën apo Metën sot (gruan e tij s’po e llogarisim). Ndaj dhe janë të pabesueshën në ato që rreken të mbrojnë me shumë sforco. Gjithsesi puna e tyre. Populli i njeh, si të ashtuquajturit të ‘majtë’, ashtu dhe ata të ‘djathtë’, siç kanë dëshirë të vetquhen. Mbrapa tyre kanë vetëm militantët respektivë. Dhe ç’është e vërteta këta, si misionarë partish, atyre u drejtohen.

  29. Arbeni says:

    O nipi gjonmarkagjonit vazhdon me atje I ngujuar bashk me çupën e sali pordhes ti? Luli nuk te dha asnje kocke si duket,por ti shpreson se do te te bëj deputet.Na je bër i neveritshem kur te shohim tek opinioni fevzi legenit,e di apo jo…?!Ti mund te jesh xheloz por ty nuk ka per te ardhur radha ndonjehere te rrish në ate kolltuk ?????,sepse pd-ja me saliun defacto kryetar do rrije gjate ne opozite,që do te thotë kur ti doje bytha Edvinit do largohet nga pushteti.

  30. ac says:

    Kazan eshte perkufizimi dhe nofka me ideale per te pershkruar gazetarine shqiptare. Nuk e kuptoj, me verte e keni ju gazetaret? Ju duhet te ishit arbitrat ndermjet paleve, ju i fryni zjarrit. Me palet e kam fjalen per shqipetaret dhe politiken.

    Si ka mundesi more i drejtohem zoterise se tij qe ka prodhuar kte perlen me lart? Si ka mundesi te vjellesh kaq vrer ndaj nje djali ne kulmin e energjise dhe ideve? Si ka mundesi qe ju e gjukoni pa e njofur ate? Sikur te ishte djali juaj dhe ju shume krenar per te, nderkohe ca bk pa e njof fare thone se eshte i paafte apo pa eksperience? Si e fiton eksperiencen nje njeri, duke pergojuar te gjithe apo duke punuar ne skuader dhe duke i pare te tjeret si bashkepuntore dhe jo si konkurente ne misionin e tij?

    Po ju keni komplekse, shume prej jush, dhe po ju mare ca shembuj qe zotria me dy mbiemra edhe mund te me ndihmoj me pergjigje sepse duket qe i di te gjitha. Shifja para disa ditesh gazetare ne TV te ndryshme qe nder te tjerave bullshit thoshin: ajo (Ministrja XY), ajo ka punur per mua, e kam pat ktu ne staf. Mbase ne ate kohe nuk i ka ditur as emrin. Nje tjeter thoshte: po po, ate, ka punuar per mua ai. Ka dhe nga ata qe dhe te Gjatin e permendin: po si ne ka qen dhe ai, gazetar, ka punuar per gazeten time… Ju e keni personale, ju kane mbetur vec mendimet qe keni patur qysh hera, nuk jeni ber asnjeher mendjehapur per nje ndryshim. Si ne kohet me para ku une ende nuk kisha lindur por kam degjuar histori si spiunat spiunonin dhe me pas pergojonin ate qe ishin ndryshe nga ata. Tani meqe ktyre nuk i doli llogaria me stilin e tyre te vjeter, thone qe ia paskan dale, i paska prire fati sic thote zoteria ne shkrimin me lart. S’dini gje qe nuk dini apo presuposohet te dini per njeri tjetrin, duke e menduar se gjithkush mendon si ju.

    -Ju Zotria me kte shkrim. Ju thoni se ‘nuk ka bir shqiptari qe del e thote ka ber gje keq’. Me Verte, thua te gjithe mendojne si ju? Po mir pra jam une nje bir Shqiptari qe thote se ka ber gabime. Se mendoj se gabimet i bejne ata qe punojne, se nga gabimet duhen nxjere mesime. Ju, soji juaj, ju nuk beni fare. Dhe ju e keni gjithmone nje pergjigje parat.
    -‘Ne nuk i njohim ministrat’. Kush jeni ju? Ca ka per te njofur nje here, doni me i dit emrin e nenes apo te kushurires per ta shar me liber shpi, ca doni me dit ju?
    -E perserisni prape ‘ Ne nuk i njohim ministrat e rinj po injoranca nuk eshte argument’. Me vjen keq po shkrimi juaj eshte jo vetem ne permbajtje nje katastrofe, po ju nuk keni as stil tuajin ne te shkruar. Mundoheni te flisni me fjale te medha dhe pompoze qe prodhojne mendime absurde, Nderkohe shprehjen injoranca nuk eshte argument ia kopjuat te Gjatit nga nje transmetim para disa ditesh.

    Mendojeni nje her!

    Pershendetje miqesore.

  31. Homeri Shqyptar says:

    Profesor i nderum..T’paret tane thojshin “Shpia duket n’temel e dita e mire e’Punes n’Agim”..Veçse nuk mund t’rrime pa t’falenderue per ironine tande t’holle qe ma s’paku mban ere Fishtjane..Qofsh i nderue e i respektue kudo shkofsh!!

  32. Besi says:

    Shume i goditur si artikull!

  33. Besniku says:

    Katundar o katundar me ti hequr shtate lekure se doktorre e profesor s’behesh kurre .

  34. Alidemsi vjeter says:

    Ky Shvejku Sypordhe i Fakultetit e meriton ti lexohet Kurani ne vend te Kurbanit…

  35. a.f. says:

    Satire shume e goditur, per ate qe di ta lexoje..
    Sigurisht qe Gjekmarkaj eshte partiak, sa psh. Patozi, por jo aq sa Peza apo Mero Baze..
    Fatkeqesisht, jane shtuar militantet e semure, por edhe shume klone te shendetshem…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje