I dorëzoi postin Ramës, preket Bushati: I kërkoj falje familjes për fundjavat e humbura

23 Janar 2019, 21:00Politika TEMA
I dorëzoi postin Ramës, preket Bushati: I kërkoj falje familjes

Ministri i shkarkuar Ditmir Bushati i  ka dorëzuar gjatë ditës së sotme detyrën kryeministrit Edi Rama, i cili mban tashmë postin e ministrit të Jashtëm.

Bushati ka mbajtur dhe fjalimin e lamtumirës, pas largimit nga ky post të cilin e mbante prej 5 vitesh.

Por nuk ka mjaftuar me kaq, ish-ministri pak minuta më parë ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet duke shkuar drejt familjes për t’i përqafuar.

Ndërkohë ka shkruar dhe disa fjalë të ndjera, duke i falenderuar familjarët dhe duke i kërkuar ndjesë për fundjavat e humbura.

‘Ministri i Jashtëm është i munguari i madh: i mungon ekipit të Ministrisë në përditshmërinë e tij; i mungon përditshmërisë politike; dhe i mungon familjes së tij, më pati thënë ish kolegu im i çmuar dhe Presidenti aktual i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier në një rrëfim personal.

Është pikërisht familja, e cila ka vuajtur më shumë e ka falur më lehtë çdo mungesë timen, duke mbështetur rrugëtimin tim.

Dëshiroj t’i falënderoj për përkushtimin e tyre gjatë mungesave të mija e t’u kërkoj një falje për fundjavat e humbura në Blackberry dhe Iphone’, shkruan Bushati.

8 komente në “I dorëzoi postin Ramës, preket Bushati: I kërkoj falje familjes për fundjavat e humbura”

  1. moni says:

    Po kur ishe kaq familjar o Ditmir mos beheshe minister i jashtem… Sa sakrifica ne emer te familjes ehhhhhh…..

  2. Taraboshi says:

    Me vjen keqper ty DItmiresi nje kuader i ti qe je Po nuk u shkarkove per dobesi por per te miren e kombit.
    Mos e bej kaq te mdhe se ke humbur disa fund jave per interes se vendit tone.P o ne oficeret e Kukesit ne kohene monizmit sa fund jave.muaji e viti kemi humbur.biles edhe pa shtepi e grate pa pune.Per kete mundesh te pyesesh personin e trete kur patet marre shamite e pionerit ne Kukes.Emerin e te cilit gjeje vete se tre veta keni qene.

  3. student i vjeter says:

    ore po u gri Tema duke i bere lajka bushatit. pothuajse cdo dite.
    ca beri ky bushati kur ishte minister qe po e ngrini ne qiell juve?

    1. Pantera says:

      Cfare beri ? Ne radhe te pare beri detyren , berinje pune si gjithe te tjeret me sukses apo jo e di eprori i tij , ama te dalidhe te bej deklarata dhe autoreklamime mesa duket mesukses e ka bere …….e dyta , mbushi gjithe ambasadat me njerez , shoke ,dhe miq te tij , dhe e treta kur eprori i tij ndiqte nje rruge te caktuar…………. u pa fare thjeshte qe Bushati kish mendim krejt te kundert , keto besoj une e lane jashte qeverise . Ja keto beri …….per nje gje eshte me se esigurt kish gabime ????? Kish , ama qe ministri i jashtem me i sukseshem gjate reth 30 viteve , ishte ….

  4. Dori says:

    Ka te drejte Bushati qe keron falje per fundjavat e kaluara neper buzuqet e Kretes dhe Athines. Ka te drejte t’u kerkoje falje gruas dhe njerezve te gruas se u hoqi milionat e tenderave qe ua jepte falas… Ik, o biri i nomenklatures enveriste, shpetove mire, se titulli “tradhtar i atdheut” ishte bere gati per ty ne Greqi.

  5. d.didani says:

    Kur ishte gjalle(minister i jashtem) e zgerlaqem me sharje…Tani qe (vdiq) ,pra jo minister e jashtem,e mburrim sikur ishte i “madhi” qe pa te nuk mbahet shteti!….Ky eshte karakteri i servilave,opozitareve dhe kritizereve!

  6. Mona says:

    Bushat reagimi jot me kryeministrin qe shume i ulet. Tek e fundit boll 5 vjet apo nuk ui ngope. Madje tja dish per nder, se ka plot si ty. Por juve po ju prek interesi te flakni, mosmirenjohes. Veç kesaj une personalisht dyshoj tek ty, shume keq i erdhi grekut per ty………

  7. Spinoza says:

    Mos ki merak o Bushat e kishit marre si fis MPJ niperit dhe mbesat e Hysni Kapos tani koha juaj mbaroj se shpejti edhe filozofi i Rames Cakaj qe ka mbaruar bachelorin ne Prishtine do zevendesohet me student te Harwardit oksfordit Parisit Frankfurtit etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje