"Lufta" kundër ndryshimit të klimës, Gjermania do ndalojë përdorimin e qymyrit

24 Janar 2019, 10:31Bota TEMA

Gazeta gjermane “Die Welt” komentoi planet e paprecedentë të Gjermanisë për të ndalur përdorimin e qymyrit dhe të energjisë bërthamore në kuadër të objektivave ambicioze të klimës.

“Projekti ambicioz i energjisë do të hyjë në fazën e tij kryesore javën e ardhshme, ku Gjermania po zbaton synimet e saj për të qenë i vetmi vend i industrializuar, që frenon përdorimin e energjisë bërthamore dhe qymyrit”, shruan “Die Welt”.

Një komision qeveritar prej 31 anëtarësh do të miratojë planin përfundimtar për hapat që do të ndërmerren, megjithëse është vendim i vështirë, por me efekte pozitive në kuadër të luftës kundër ndryshimit të klimës.

1 komente në ““Lufta” kundër ndryshimit të klimës, Gjermania do ndalojë përdorimin e qymyrit”

  1. Scandal says:

    Eeee Kosova do e nderto nje te ri hahahahh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje