Michael Jackson është një ndër emrat më të mëdhenj të muzikës dhe me të drejtë është konsideruar si “Mbreti i Popit”.
Por, jeta e tij fsheh sekrete të tmerrshme.
Të paktën këtë pretendon një dokumentar katër orësh që do të transmetohet së shpejti në HBO.
Në të shfaqen dëshmitë e dy meshkujve, të cilët thonë se janë abuzuar seksualisht nga ana e këngëtarit të njohur, kur kanë qenë fëmijë.
Ëade Robson thotë në dokumentar se është abuzuar seksualisht nga Jackson, nga mosha 7 deri në 14 vjeç.
Personi tjetër që akuzon këngëtarin e njohur, është James Safechuck, që thotë se edhe ai është abuzuar seksualisht kur ka qenë fëmijë, nga Jackson.
“Ne nuk mund të ndryshojmë atë që na ndodhi dhe ne nuk mund të bëjmë asgjë për Michael,” tha Robson.
Por ai tha se shpreson që të mbijetuarit e tjerë të abuzimeve seksuale të Jackson, të ndjehen më pak të izoluar dhe të rrisin ndërgjegjësimin për këdo që është abuzon me fëmijët.
Safechuck shtoi se ata nuk ishin paguar për të marrë pjesë në dokumentar, dhe as nuk prisnin të merrnin ndonjë gjë nga ai.
Përfaqësuesit e Jackson thonë se akuzat janë të pavërteta.
“Filmi ka akuza të pabazuara që supozohet se ka ndodhur 20 vjet më parë, dhe i trajton ato si fakt”, thuhet në një deklaratë të përfaqësuesve të Jackson.
Në deklaratë thuhet se dokumentari mbështetet në tregimet e dy burrave, duke injoruar dëshmitë e të tjerëve, që kanë thënë se Jackson nuk ka akuzuar kurrë me fëmijët.
Michael Jackson pati një gjyq në vitin 2005, për abuzime seksuale me fëmijët.
Por ai u shpall i pafajshëm, dhe një prej dëshmitarëve që foli në mbrojtje të tij, ishte pikërisht Robertson, që sot thotë se Jackson ka qenë një përbindësh që ka përdhunuar dhjetëra fëmijë.
Robson tha atëhere se kishte fjetur shumë herë në dhomën e Jackson, por ai nuk e kishte përdhunuar atë kurrë.
Safechuck bëri deklarata të ngjashme në atë kohë.
Pastaj, në 2013, kur Jackson kishte vdekur, Robson ngriti një padi, ku thoshte se se stresi dhe traumat e kishin detyruar atë të fshihte të vërtetën, se ai ishte abuzuar seksualisht nga Jackson.
Safechuck ngriti një padi të ngjashme vitin e ardhshëm.
Të dy paditë u hodhën poshtë për arsye teknike dhe një gjyqtar nuk i vlerësoi akuzat.
(TemA)
Pranojne qe jane q……se u duhet ndonje lek tani qe po del filmi dhe kjo eshte bere mode. Njesoj si femrat qe pretendojne se jane perdhunuar nga persona VIP vetem per te mare leke.
Kjo eshte metoda qe perdorin: kush u del kunder perpiqen tu shkaterrojne reputacionin. Nese kjo s’funksionon atehere ndodh nje aksident, nje semundje e papritur etj. Edhe pas kesaj ne se shohin se popullariteti nuk bie ngrene ca plehera si keto dy pederastet dhe perpiqen te hedhin balte.
Keto akuza jane bere 30vjet me pare dhe motra e Michael xhenet tha se ai e ka bere nje gje te tille, ndersa e ema e tij tha se motra ka mare para per te akuzuar Michael . Familje me probleme…
Shumica e botes nuk e beson kurre qe M. Jackson ka qene ashtu sic akuzohet. Ai nuk kishte asnji levizje, asnje shenje qe tregon simptoma pedofilie. Duke qene VIP qe ne moshen 5-6 vjecare, tregon se ai kurre nuk ka dale jasht femijerise se tij. Fermijeria e tij ka qene e veshtire, duke qene gjithmone ne pranine e te rriturve ,pa asnje shok te moshes se vet. Ka qene non-stop i angazhuar ne music, i shtyre per fitime nga i jati dhe nga kontatat e muzikes. Ngeli femije deri ne vdekje.
Ai ishte Mbreti i musikes pop. R.I.P.
Dje ne darke shikova nje program per jeten e gengtarit , ishte interresant. E akuzuan per pedofili, e testuan, i benin foto te k?, i benin teste te shumta dhe nuk arriten ta benin fajtor. Akuzat e soteme jane per te mbushur nje gazete ????
S’ndotet dot figura e nje ikone te pavdekshme siq ishte Maikel. Eshte bere mode perdhosja nga idioter si keta, sot duhet te mendohesh te jesh apo mos t‘jesh Njeri, bota eshte ne pjerdhje.