FOTOT: Gara ndërkombëtare e skulpturave të dëborës në Francë

26 Janar 2019, 11:45Lifestyle TEMA
FOTOT: Gara ndërkombëtare e skulpturave të dëborës

Për 36 vjet, qyteti alpin i francës, Valloire, ka qenë kryeqytet i artit jetëshkurtër malor duke pritur garën ndërkombëtare të skulpturave në borë, në të cilën 17 ekipe të përbërë nga tre persona, kthejnë blloqe të mëdha dëbore, në kryevepra të vërteta.

“Unë skalis gurë, jam skulptor. Këtu, më sjell para së gjithash pasioni dhe atmosfera. Ajo që përjetojmë këtu është e papërsëritshme. Ndryshimi i kushteve të motit do të thotë se kemi të bëjmë me një material të paqëndrueshëm”, thotë Stéphane Rabusseau

Skulptorët kanë nisur punën tre ditë më parë, dhe veprat e tyre tashmë kanë marrë formë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje