VIDEO: 10 mijë dollarë “cash” nëse shkoni të jetoni në Locana të Italisë

26 Janar 2019, 19:40Turizëm TEMA

Nëse jeni tunduar të blini shtëpi për 1 Euro në Sambuca në Italinë Jugore mendohuni sërish, sepse keni edhe oferta të tjera, që mund të jenë po kaq tunduese.

Një qytet në Itali po iu ofron të huajve 10,000 $ nëse shpërngulen atje. Ndërsa sipas një tjetër oferte njerëzve që zhvendosen do t’u japin 1,000  $ për çdo fëmijë që do të lindin.

Marrëveshjet mund të duken shumë të mira për të qenë të vërteta për shumë njerëz që ëndërrojnë të arratisen në idilin e fshatrave rustikë italianë.

Por destinacionet e përfshira përfaqësojnë një betejë që po bëhet në Itali, për të shpëtuar shpirtrat e komuniteteve që po vdesin.

Sigurisht qëndrimet ndaj të ardhurve të huaj në Itali ndonjëherë janë ambivalente, siç mund të vihet re nga rritja e fundit e armiqësisë politike ndaj emigrantëve ekonomikë që vijnë nga Afrika dhe Lindja e Mesme.

Por marrëveshja e fundit që vjen nga Giovanni Bruno Mattiet, kryebashkiaku i komunës të vogël alpine të Lokanës, në Piemonte, rajoni malor veriperëndimor i Italisë që kufizohet me Francën dhe Zvicrën është diçka krejt ndryshe.

Ai është i gatshëm të paguajë deri në 9 000 euro, ose 10 200 dollarë për familjet që dëshirojnë të lëvizin dhe të banojnë mes majave me dëborë dhe kullotave me lule, për aq kohë sa kanë një fëmijë dhe një pagë minimale vjetore prej 6,000 €.

“Popullsia jonë është zvogëluar nga 7 000 banorë në fillim të viteve 1900 deri në më pak se 1 500, në momentin kur njerëzit u nisën për të kërkuar punë në fabrikat e mëdha të Torinos”, thotë  Mattiet për CNN Travel.

“Shkolla jonë çdo vit përballet me rrezikun e mbylljes për shkak se ka pak nxënës. Nuk mund ta lejoj që kjo të ndodhë”, vijon ai.

Në Locana çdo vit numërohen 40 vdekje kundrejt vetëm 10 lindjeve, fenomen tepër i njohur tashmë në të gjithë Italinë ku, në 30 vitet e fundit, një në katër komunitete të vogla janë shndërruar në qytete fantazmë.

Tani në vend ka 139 fshatra me më pak se 150 banorë.

Dhe nëse oferta fillimisht u drejtohej të huajve që jetonin në Itali, tashmë ajo është shtrirë edhe për njerëz që jetojnë jashtë Italisë.(TemA TV)

2 komente në “VIDEO: 10 mijë dollarë “cash” nëse shkoni të jetoni në Locana të Italisë”

  1. o tourkos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    G.B.Mattiet[saktesim]: OFERTA u ndalohet suniteve,aq me teper atyre shqipfoles………….gezuar ramazonin!

  2. Ptuuuu,,,, says:

    PO BYTH CARE NGELE TI,,SA VJEN DHE TE HAPET ME SHUME,,,,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje