FOTOT: Tanke dhe sisteme anti-ajrore, Rusia përkujton 75 vjetorin e rrethimit të Leningradit

27 Janar 2019, 13:35Bota TEMA
FOTOT: Tanke dhe sisteme anti-ajrore, Rusia përkujton 75 vjetorin e

Tanke dhe sisteme anti-ajrore të mbrojtjes parakaluan sot në qendër të Shën Petersburgut për ceremonitë e 75 vjetorit të heqjes së rrethimit të tmerrshëm të Leningradit që shkaktoi vdekjen e të paktën 800 000 personave mes viteve 1941 dhe 1944.

Parada, e cila u zhvillua nën flokët e dëborës pranë muzeut Hermitage ngjalli edhe polemika, përfshirë nga të mbijetuarit e rrethimit, duke e denoncuar si një shembull të propagandës ushtarake të orientuar nga autoritetet.

Presidenti rus, me origjinë nga ky qytet, nuk ishte i pranishëm në paradë por do të merrte pjesë në disa organizime të tjera të planifikuara në ish-kryeqytetin rus.

Përpara qindra spektatorëve që sfiduan edhe të ftohtin ekstrem ndërsa termometri shënonte -11 gradë Celsius, mbi 2 500 ushtarakë parakaluan në shesh, shoqëruar nga tanku legjendar T-34 dhe raketa hedhëse.

1 komente në “FOTOT: Tanke dhe sisteme anti-ajrore, Rusia përkujton 75 vjetorin e rrethimit të Leningradit”

  1. Marku says:

    Rusia fashiste dhe sllave ka qene dhe mbetet shteti me antishqipetare I globit tokesore .
    Ky shtet gjenocidiale eshte projektuesi I ekspansionizmit sllav ne tokat shqipetare si dhe I kufinjve te sotem te copetuar te kombit shqipetare .
    Cdo fitore e kokekatroreve ruse ( tipar tipik sllav)
    atehere dhe tani , do te thote humbje per kombin
    shqipetare. Poshte rusia fashiste

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje