Në përkujtim të 100-vjetorit të vdekjes së Ismail Qemalit, Muzeu Historik Kombëtar çeli ekspozitën dhe organizoi tryezën e rrumbullakët me titull “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite”.
Ekspozita u realizua për të kujtuar Ismail Qemalin dhe kontributin e tij të paçmuar për kombin shqiptar. Ekspozita është konceptuar si një rrugëtim i jetës së Ismail Qemalit, gjatë gjithë veprimtarisë së tij në administratën shtetërore, por dhe dallimi si një njeri me ide liberale dhe reformatore. Ekspozita prezanton për publikun edhe objekte vetjake të Ismail Qemalit, si flamurin e tavolinës dhe gotën e ujit. Gjithashtu, ekspozita përmban objekte nga fondi i Muzeut Historik Kombëtar, pena me të cilën u firmos Akti i Pavarësisë së Shqipërisë, aparati telegrafik i përdoruar nga Qeveria e Vlorës, një flamur të vitit 1913, gazeta të vitit 1912, si edhe libra dedikuar Ismail Qemalit.
Ekspozita “Rrugëtim – Ismail Qemali ndër vite” u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, Qendrën Mbarëkombëtare të Koleksioneve Shqiptare dhe Bibliotekën Kombëtare.
Të pranishëm në këtë ekspozitë ishin të ftuar të ndryshëm si dhe nxënës nga shkolla e mesme “Ismail Qemali” në Tiranë.
sa turq pushtues vrau qafiri Izmael per ”pavaresine” e vatanit………!!!!?? asnje! madje hante e pinte odave te Istamboul-it………
At.Kacorri[turkoshakut Izmael: ”Hajde ketu more prodhoti,ngrej flamurin e PAVARESISE e mandej largou drejt Istamboul-it…..”