Papa: Seksi nuk është një "përbindësh" nga i cili duhet të shpëtojmë, por një dhuratë nga Zoti

29 Janar 2019, 12:05Lifestyle TEMA

Seksi nuk është një “përbindësh” nga i cili duhet të shpëtojmë. Nuk duhet të jetë tabu. Në të vërtetë, ajo është “një dhuratë nga Perëndia”. Dhe do të hynte në punë edukimi seksual në shkolla. Për më tepër, një edukatë jo shumë e ngurtë dhe e mbyllur. Kështu, vlera e vërtetë e tij do të kuptohej.

Ky do të ishte një fjalim i zakonshëm, për një njeri të zakonshëm. Por në fakt është deklarata e Papës. Ati i shenjtë u ndal në çështjen e edukimit seksual gjatë bisedës me gazetarërt në avion, teksa kthehej nga Panamaja, ku ai ishte për Ditën Botërore të Rinisë.

Diskutimi nisi pas një pyetjeje të ngritur nga një gazetare amerikane, e cila tha se “ky është një problem për të gjithë Amerikën Qendror, përfshirë Panamanë dhe një pjesë të Amerikës Latine, ku ka një numër të madh të shtatzënive në moshë të vogël.  Vetëm në Panama ishin dhjetë mijë vitin e kaluar”.

“Kundërshtarët e Kishës Katolike bëjnë fajtore këtë të fundit, sepse është kundër edukimit seksual në shkolla. Cili është mendimi i Papës?”, ishte pyetja që iu drejtua atij.

“Në shkollë duhet edukata seksuale. Seksi është një dhuratë e Zotit dhe jo një “përbindësh”. Por, të jemi të vetëdijshëm, mund të degjenerojë, por nëse dikush e përdor për të fituar para apo për të shfrytëzuar tjetrin, problemi bëhet tjetër”, shprehet Papa.

Por Ati i shenjtë e sheh edukimin seksual si një çështje që duhet trajtuar me delikatesë. “Duhet një edukim objektiv dhe pa kolonizim ideologjik”, thotë Papa, duke nënkuptuar teoritë e gjinive, që shpesh i ka cilësuar si dinamika  që mund të shkatërrojnë duke i bërë të gjithë njësoj, e duke asgjësuar aftësitë për të toleruar diferencat.

“Unë kam parë nga të gjitha”, duke përfshirë disa gjëra të papërshtatshme, thotë Papa. Sepse gjithashtu dhe sidomos në këtë fushë “ka gjëra që ju bëjnë të pjekur dhe të tjera që dëmtojnë”. Ajo që ka rëndësi për Papën është që shkollat të hapin dyert për një edukim të vërtetë seksual, që do t’u transmetohen së pari fëmijëve. Në të vërtetë, ideale do të ishte që ky edukim të “fillojë në shtëpi, me prindërit e tyre”.

Por “nuk është gjithmonë e mundur për shumë situata të familjes që mund të jenë të komplikuara”. Ose sepse shpesh baballarët dhe nënat nuk dinë se si të merren me këtë temë. Prandaj shkolla mund dhe duhet të merret me këtë, të marrë përgjegjësinë. “Nëse nuk e bën, mbetet një zbrazëti që do të mbushet me ndonjë ideologji “potencialisht të rrezikshme”, thotë ai.   (TemA TV)

2 komente në “Papa: Seksi nuk është një “përbindësh” nga i cili duhet të shpëtojmë, por një dhuratë nga Zoti”

  1. VERI says:

    .. ti nuk e meriton te flasesh ne emer te zotit ..! .. zoti te denofte ..!

  2. Hublina says:

    Parazitet shekullore, te pafytyre e te paskrupullt, ku historia kriminale e kastes suaj eshte me perbindeshmja ne historine e njerezimit… po ju jeni o maskarenj qe keni urdheruar ne shekuj njerezimin, delet, se kur ku dhe si duhet te praktikojne jeten e tyre private seksuale, o maskarenj …cfare ju duhet ju jeta private e individeve…. shporruni se mjaft keni bere krime ne 2000 vite, krime qe pasojat ndjehen deri me sot, o te pafytyre qe jetoni ne kurrizin e njerezimit dhe mashtroni me illuzione bajate.Ptuuuuuhhh maskarenj, perbindesha, mashtrues, kriminele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje