Prezantuesi i njohur, Pirs Morgan, u përplas ashpër me politikanin skocez, Ros Grir, 24 vjeç, gjatë një debati të zhvilluar mëngjesin e kësaj të marte në televizionin britanik ITV.
Shkak u bë një deklarate e Grir, i cili tha figura mitike e politikës britanike, Çërçill, ka qenë thjesht një supremacist i bardhë, që ka bërë vrasje masive.
Grir, që është zëdhënës i ‘Të Blertëve Skocezë’, u shpreh se Çërçill ishte racist pasi i urrente indianët dhe i etiketonte ata si “kafshë, që besojnë në një fe të egrish”.
Jo vetëm kaq, por Grir tha edhe se ish-kryeministri britanik ka përdorur gaz helmues ndaj tribuve të paciviluzuara në Afrikë.
Kjo solli reagimin e ashpër të Morgan, që e quajti Grir një kuqalash budalla.
“Nëse nuk do ishte Çërçill, tani do flisje gjermanisht dhe do të shkoje në shtëpi me hap nazist”, iu drejtua Morgan politikanit skocez.(TemA)
Anglia shtet kolonizator ka qene,ka bere dhe krime.
Kultura e te rinjve eshte gjithandej problematika. Ata nuk njohin te shkuaren dhe mundimet e shoqerise per te mbrritur ku jemi sot. Keta flasin vetem per te drejta, per pasuri dhe seks. Nuk kane shkuar ne lufte ku vriteshin miliona njerez, nuk kane punuar nga 16 ore ne dite nuk kane provuar urine, eshte brez qe i mungon vuajtja, faktori qe formon njeriun.
Ja pret tjua mesosh ti historine sipas Ramiut. Anglezet nuk paskan qene ne Indi. Serbet nuk kane bere genocid.
E vertete ,por jo Cercilli por ishte STALINI DHE USHTRIA E KUQE qe ishte forca vendimtare qe shakterruan nazizmin gjerman ,regjimi me kriminal ne historine njerezore .Vete Cercill ka deklaruar rolin e Stalinit dhe perse Britania beri aleance me BS .
Mos te ishte per Rusin dhe Amerikanin ti Morgan do kishe modelin e mustaqeve te hitlerit.. peshen kryesore e mbajti rusi i shkrete me 20 million te vrare e Amerika qe la leshte me para per te mbajtur ne kembe Angline dhe Evropen. Nuk i duhen ulur vlerat Churchill per kontributin qe dha por Britania kishte mbaruar me ate kohe edhe vete Churchill e pranoi we kemi marre funde si fuqi e madhe botrore dhe Jane te famshme shakate e Stalinit dhe Ruselvit qe tallnin bythen me Churchill.
Po pse more Ingliz, sot gjermanet kur shkojne ne shtepi, shkojne me hap nazist?
? ? ?