Komentuesin sulmojnë ish-femrën më të bukur në botë: Dukesh si burrë, je plakur dhe nuk shihesh me sy. Reagon aktorja e njohur

28 Janar 2019, 20:38Lifestyle TEMA
Komentuesin sulmojnë ish-femrën më të bukur në

Vitin e kaluar ajo mbushi plot 51 vjeç dhe përveç rrudhave në fytyrë dhe modelit të flokëve, duket se asgjë nuk ka ndryshuar për Julia Roberts, aktoren që në vitin 1990 ndryshoi historinë e kinematografisë me rolin e saj në ‘’Pretty woman’’.

Përveç aftësive artistike, që askush nuk mund t’i vërë në dyshim, aktorja njihet gjithashtu për bukurinë e saj natyrale, kujtojmë këtu se revista ‘’People’’ e ka shpallur pesë herë si gruaja më e bukur në botë, si dhe për refuzimin e vazhdueshëm që u ka bërë ndërhyrjeve kirurgjikale.

Ajo vazhdimisht është përpjekur të ndërgjegjësojë njerëzit për mungesën e vlerës së tyre dhe se rrudhat janë gjurmë e të gjitha kënaqësive apo hidhërimeve të një njeriu ndër vite.

Megjithatë, duket se jo të gjithë fansat janë të kënaqur me paraqitjen e saj, madje kanë arritur deri në atë pikë sa ta bombardojnë me fyerje dhe sharje në rrjete sociale për shkak të një fotografie në Instagram. Edhe pse ngjarja ka ndodhur tetorin e shkuar, ajo ka vendosur ta rrëfejë tani.

‘’Vetëm pak ditë më parë, po pija një çaj me mbesën time Emma dhe po luanim me letra.

Po i gëzoheshim aq shumë shoqërisë së njëra-tjetrës dhe vendosëm ta fiksonim këtë moment me një foto,të cilën ajo e postoi në llogarinë e saj, por ajo që ndodhi më pas më bë ri të kuptoj sesi shihet një gra në shoqërinë bashkëkohore në të cilën jetojmë.

Më quajtën të shëmtuar, se isha plakur keq dhe se dukesha si burrë. Jam 51 vjeç dhe e dua këtë moshë, por nuk e mohoj që më lëndoi ajo që lexova.

Më erdhi keq që njerëzit nuk e kuptonin se ne po kënaqeshim me njëra-tjetrën, ishte një moment i ëmbël mes një halle dhe mbese, dhe jo çështje rrudhash e Botox-i.

Pyes veten ” A do të kishin reaguar kështu nëse do të isha 15 vjeç? ”

Megjithatë më vjen mirë që më ndodhi mua sepse më bëri të kuptoj sa e vështirë është të jesh grua në një botë virtuale, ku refuzoj të jem pjesë”, u shpreh ajo për Harper’s Bazaar.

6 komente në “Komentuesin sulmojnë ish-femrën më të bukur në botë: Dukesh si burrë, je plakur dhe nuk shihesh me sy. Reagon aktorja e njohur”

  1. Sena says:

    Me ate foto ia ke futur vetes mos ish bukuroshe!
    Ke aq rudha kur qesh sa shemtohesh!

    1. hrg says:

      Do te doja te shikoja ty moj Sena , 51 vjece si do dukesh !!!
      Kur zonja Roberts nuk ka problem me pamjen e saj dhe eshte e lumtur cfare dr…in te duhet ty !!!!!

    2. Aksi says:

      Ju ka zene syte aq shume botoksi e silikoni e te tjera nderhyrje te ngjashme, sa nuk e pranoni me plakjen natyrale. Ju duket si dicka e jashtezakonshme. A thua se mamate e gjyshet tona nuk i kane fytyrat me rrudha si rrush i thate. Jane rrudha qe deshmojne se njeriu ka jetuar, pse duhen share? Te gjithe ashtu do behemi nje dite, po patem fat te jetojme gjate.

  2. mark says:

    e keni dhene njehere kete lajm.
    apo do mbushur gazeta????????????

  3. Arjan says:

    E sata here eshte qe e jepni kete lajm ju te Temes? Ne kete rast mund te thoni qe- “Po celebrojme 1 vjetorin e ketij lajmi”-. E pakta eshte hera e trete qe e jepni

  4. goni says:

    Po lidhu me Monen e Like floririt qe me ane te nderhyrjeve arriti qe nga burre te behet travesti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje