Shumë stres në punë rrit tendencën për t’u... shëndoshur

28 Janar 2019, 13:38Lifestyle TEMA

Shumë presion në punë, tendencë e shtuar për t’u shëndoshur. 

Por kjo vetëm për femrat. Ky është rezultati i studimit të kryer nga Universitetet e Goteborg dhe Umea, i publikuar në një artikull të botuar në revistën “Arkivat Ndërkombëtare të Shëndetit Profesional dhe Mjedisor”.

Hulumtimi përfshiu 3 872 njerëz (burra dhe gra), të cilët u mbajtën nën monitorim gjatë një periudhe prej 20 vjetësh.

Në mënyrë të veçantë u analizuan aspekte si ritmet profesionale, stresi dhe pesha e trupit.

Studimi zbuloi se ekspozimi afatgjatë ndaj presionit dhe kërkesave të larta në vendin e punës kishte efekte në shtimin e peshës, por vetëm për gratë.

Te më shumë se gjysma e atyre që ishin përballur mekëtë stres gjatë 20 viteve të fundit ka pasur një rritje të dukshme (rreth 20% më e lartë se gratë që kanë pasur kërkesa të ulëta).

Studiuesit besojnë se identifikimi i njerëzve që janë të ndjeshëm ndaj stresit dhe masat për të reduktuar stresin lidhur me punën ndoshta mund të çojnë në reduktim jo vetëm në peshë, por edhe në rastet e sëmundjeve, përfshirë sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetin.  (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje