VIDEO/ Dorina Mema: Nëse do të martohesha do ta bëja në anija

28 Janar 2019, 14:33Lifestyle TEMA

E ftuara e radhës në Intervista VIP me Antoneta Kocin ishte modelja e fitnessit, sipërmarrësja dhe sportistja e njohur Dorina Mema.

Gjatë një prej kuitseve ajo tregoi disa detaje si vendi më interesant sipas saj për t’u martuar e për të bërë dashuri.

“Vendi më interesant për t’u martuar do të ishte në det, dasma ime nëse do të bëja do të ishte në anije… por nuk e di, na është bërë fëmija për t’u martuar”- ka treguar Dorina.

“Ndërsa për të bërë dashuri do të ishte në pemë!”- është përgjigjur me shaka ajo. Më tej Mema është shprehur se do të ishte bukur në Antraktidë, në strofullën e pinguinëve, sepse atje e kupton rëndësinë e trupit që ke afër, dhe ështe një mënyrë e mirë për t’u lidhur edhe më shumë me partnerin.

Këto e më tepër i ndiqni në videon më poshtë.

Dorina Mema, ka treguar më shumë detaje për raportin me partnerin e saj. Ndonëse nuk ka bërë të ditur emrin e tij ajo na ka treguar disa gjëra shumë interesante rreth marrëdhënies së tyre.

E pyetur nga moderatoraja, Antoneta Koci, nëse partnerin e dëshiron si vetja, të palestruar e me muskuj barku ajo është përgjigjur: “Problemi është që i kërkon ai (muskujt e barkut), se ndoshta ndihet pak inferior në këtë pjesë…se për mua është më e vështirë ashtu, sepse do duhej të kujdesesha dhe për dietën e tij dhe përgatitjen e ushqimit”.

Përsa i përket xhelozisë, ajo ka treguar se nuk është problem për lidhjen e tyre: “Nuk është fare xheloz…ai e di që nuk e kam fare mendjen te flirtet”.

Ndërkohë, e pyetur se cili prej tyre është më pasionanti,  Dorina është  përgjigjur: “Ai është më shumë, unë e kam mendjen vetëm te puna”.

Këto e të tjera i ndiqni në videon më poshtë.

1 komente në “VIDEO/ Dorina Mema: Nëse do të martohesha do ta bëja në anija”

  1. Jimi says:

    Ja ky eshte lajm! Ne lexusit po presim me goje hapur se ku do ta bej kjo kecja….. dasmen!?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje