E përzënë nga autobusi sepse ishte pa biletë, vdes e ngrirë studentja

29 Janar 2019, 09:36Lifestyle TEMA

Iryna Dvoretska, studentja ukrainase e mjekësisë, 21 vjeçare, vdiq e ngrirë në dëborë, pasi e përzunë nga autobusi sepse nuk kishte biletë.

Ishte ora 4 e mëngjesit në very të Ukrainës dhe termometri shënonte -20 gradë.

Por, shoferi i autobusit, Oleg Zhelinskiy, nuk ka dëgjuar justifikimet e saj duke e lënë në mes të rrugës së ngrirë.

“Shoferi e ka detyruar të zbresë nga autobusi dhe i ka dhënë gaz mjetit, duke e lënë vetëm në mes të të ftohtit dhe larg zonës së banuar”, ka rrëfyer tezja e vajzës Nadiya Typchuk.

Vajza u gjet e vdekur nga babai i saj, dy ditë pasi ishte zhdukur.

“Ishte shtrirë në mes të dëborës me sytë e hapur dhe të frikësuar”, -rrëfen babai. “Kurrë nuk do mund të gjej një shpjegim të arsyeshëm për këtë”.

Sipas shpjegimeve të para, Iryna, që duhej të shkonte tek mamaja e shtruar në një spital të Olevsk, ka vendosur të ecë në këmbë pasi e përzunë nga autobusi, por rruga ishte e bllokuar në mes të pyllit dhe ishte shumë errësirë.

Vajza duhet të ketë rënë në një pritë, ku, e bllokuar për orë të tëra, ka humbur jetën.

“Nëna jonë ishte me polmonit dhe gjendja e saj shëndetësore po përkeqësohej. Iryna donte vetëm të merrte autobusin e parë për në Olevsk. Ecte me shpejtësi dhe kishte harruar madje edhe çantën në shtëpi”, ka deklaruar motra e saj, Natalia.

Ndërsa nga policia, shpjegojnë se ka nisur një procedim penal për shoferin e autobusit dhe do dëgjohen të gjithë dëshmitarët, në mënyrë që të rindërtohet ngjarja.

Zhelinskiy, shoferi i autobusit, rrezikon tani, deri në pesë vjet burg.(Ora News)

13 komente në “E përzënë nga autobusi sepse ishte pa biletë, vdes e ngrirë studentja”

  1. says:

    Gjermania ndihmon Rusinë që është superfuqia e 3-ta në botë dhe jo Ukrainën që ka ngelur e vetmuar. Luksemburgu e ka transportin publik falas.

  2. fantoma says:

    Kjo është Ukraina “e bythës”, ku sundojnë hajdutët,”naziskinët” dhe fundërrinat e tjera, që e katandisën këtë vënd të madh (sa gjynah), shërbetor të interesave Perendimore (më keq se Shqipëria), për planet e tyre kundër Russisë… !!!

  3. Andreas says:

    Ja dhe investimi perendimor per ngjalljen e fashizmit ukrainas!

    1. Zigur Qarri says:

      Ç’ne ti?! Edhe tani kur Bartolomeu nenshkroi dekretin qe e njeh Kishen Ortodokse te Ukraines si autoqefale!
      Ky eshte nje rast i veçuar jo human deri ne krim,qe nuk ka lidhje fare me fashizmin.Fashizmin si doktrrine ne
      Europe,e praktikon vetem Greqia,ku krimet kryhen nga Shteti,brenda institucioneve te saj,ndersa rastet
      individuale ndermjet civileve,mund ti cilesosh si rracizem.Ishte shoferi ukrainas dhe studentja ruse ne kete rast?

  4. lani says:

    Sa shkurt qe i rate o kolege te dashur komentues!

    1. Albani says:

      Ja bjeri nje here gjate o Lani.

  5. Albani says:

    5 vjet eshte pak per nje vrases.

  6. Komentuesi says:

    Nuk paska injorant vetem ne Shqiperi.

  7. ben says:

    Ukrainasit njihen per shpirtligesine e tyre. Gjate L2B, te nxitur prej kishes se tyre, fshataret ukrainas kane vrare me mijera polake. Ka nje film per kete ngjarje per te cilen dihet shume pak. Polaket jane populli qe kane vuajtur me shume prej ruseve, ukrainasve dhe cifuteve, prandaj kane mllef kunder tyre.

    1. moni says:

      Kush ka vuajtur nga cifutet??? Polaket??? Polonia eshte vendi i dyte, pas Gjermanise me numrin me te lart te kampeve te shfarosjes : Aushvic-Birkenau, Belzec, Majdanek, Treblinka etj… Hebrenjte perpara se t’i dergonin drejt kampeve te vdekjes, ne rast se i kishin mbijetuar vrasjeve sistematike te gjermaneve dhe kolaboracionisteve polake neper pogrome, thuajse i vdiqen urie ne geto. Ne rast se nuk gabohem ti i referohesh me lart filmit “Volhynia” apo jo? Gjithashtu te rekomandoj dhe une nje film interesant “Poklosie”…
      Populli polak vuajti shume gjate L2B, nuk e mohon dot, pasi u nda dhe u copetua mes nazisteve dhe sovjetikeve. Madje dhe raprezaljet me te egra te nazisteve ne Poloni u zhvilluan. Megjithate, kjo nuk justifikon dot faktin se Polonia dhe komplet vendet e Europes Lindore kane qene habitat per antisemitizmin dhe diskriminimin, sic vazhdojne edhe sot, ne nje fare menyre

  8. Free says:

    rahmet pas e shkreta jemi kthyer ne kohet e mjerimit ndersa oligarket gosti me gjakun e popullit

  9. nord.al says:

    Ku i ke mesuar keto o Beni. Paskan vuajtur polaket nga hebrejte dhe ukrahinesit. Sa cudi, e kush e thot kete?

  10. Nik says:

    Dèshiroj ti vij nè ndihm komentuesit me emrin Beni. Polakèt nuk e kanè inatin vetèm me ukrainsat ,çifutèt,rusèt dhe gjermanèt sepse njè minoranc gjermane jeton nè poloni Polakève tani qè ju ka dalè votka sepse mè parè mbushèn evropèn me emigracion dhe tani nèqoftèse provon tè jetosh atje janè pakè rracist duke mos harruar pjesmarrjen e tyre ndaj zhdukjes sè çifutève nè kampet e pèrqèndrimit.Sot aktualisht kanè njè qeveri tepèr konservatore etj etj .mos tè zgjatemi mè shumè.
    Ka njè dokumentar mjaft interesant mbi Ukrainèn nè Netflix kur filluan demostratat dhe si u rrèzua jukanoviç e kam par nè fillim tè janarit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje