VIDEO: Tentoi të plaçkiste kazinonë, hajduti e pëson keq nga një 70-vjeçar

30 Janar 2019, 11:09Lifestyle TEMA

Ky është momenti kur një 70 vjeçar godet me grusht deh rrëzon në tokë një grabitës që kishte hyrë të vidhte tek lojërat e fatit. 

Dy burra që mbanin në duar hanxharë dhe shufra të hekurta, thyen dritaret e lokalit në pjesën veriperëndimore të qytetit australian Melbourne. 

Kamerat e sigurisë kanë filmuar momentin kur plaçkitësi me hanxhar në dorë i vërsulet një burri të moshuar, por ai rrëzon në tokë me vetëm një goditje. 

Burri që shihet në video besohet të jetë rreth të 70-ve, i cili pa u menduar dy herë e godet dhe e rrëzon në tokë dhe sikur të mos i mjaftonte kjo fillon ta shqelmojë. 

Si rezultat i veprimit të këtij burri, plaçkitësit janë larguar, kurse 70-vjeçari ka pësuar lëndime të lehta trupore në momentin kur është munduar t’ia largojë hanxharin nga duart.  (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje