Artan Hoxha: Berishës dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në SHBA para dy javësh. SPAK-u ka nisur betejën

31 Janar 2019, 17:26Politika TEMA

Gazetari Artan Hoxha u shpreh në Report TV se, sipas burimeve, Berishës dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në SHBA.

“Ka pasur një lajm që ka qarkulluar që para dy javësh, që ka një vendim nga DASH.

Vendimin e merr DASH, në të gjitha rastet e deri tanishme e merr ky institucion.

Është folur se është marrë një vendim edhe për ish-kryeministrin Berisha dhe familjen e tij.

Por në rastin konkret kjo qarkullonte si një lajm i pakonfirmuar.

Në seancën e së hënës në parlament, nëse e kujtoni Rama bëri një insinuatë, i tha Berishës që të ka trullosur mesazhi që të ka ardhur, por nuk e vazhdoi më tej.

E tha, mesazhi që të ka ardhur, ti e di nga të ka ardhur. Kjo është gjuha e koduar që përdorin politikanët.

Tani, sot kryeministri bëri kriptimin, publikoi atë që e hodhi javën e kaluar dhe pyetja që iu bë Berishës, n’ mundsh a e kalon oqeanin?

Duke lënë të kuptohet që SHBA e ka ndaluar udhëtimin e Berishës.

Gjëja që më bëri të dyshoj ishte reagimi i Berishës, shpjegimi që nuk udhëton se nuk përfaqëson më zyrtarisht PD-në.

Rama i tha ti ke qenë në Bundestag. Informacioni është që DASH ka bërë një listë, që politikanët shqiptarë nuk do ta kenë kaq të lehtë këtë radhë.

Cdo njeri që ka penguar reformën në drejtësi do të ketë masa.

DASH e ka bërë publik vendimin në rastet e kaluara, ne nuk e kemi marrë vesh ditën kur është marrë.

Burime thonë se ky vendim është marrë, por ne nuk e kemi parë.

Duke pasur parasysh eksperiencën e vendimeve të para, merret vendimi, merret pak kohë më pas publikohet.

Deri tani njerëzit e ndaluar kanë qenë ata që kanë penguar reformën në drejtësi apo kanë pasur lidhje me afera kriminale.

Vendimi thuhet se është marrë për familjen Berisha, por kjo gjë vërtetohet kur të dalë vendimi në faqen zyrtare.

Nëse Rama e ka marrë përmes kanaleve diplomatike dhe e ka hedhur për lojë politike, mua nuk më duket shumë korrekte.

Nuk do të doja të merrej një vendim i tillë, Berisha ka qenë dominuesi i politikës shqiptare për 30 vite, ka marrë të gjitha pozicionet më të larta.

Por nëse është e vërtetë, kemi hyrë në fazën kur SPAK-u ka nisur betejën”, tha Hoxha.

24 komente në “Artan Hoxha: Berishës dhe familjes së tij i është ndaluar hyrja në SHBA para dy javësh. SPAK-u ka nisur betejën”

  1. Lennard says:

    Po na plasi se nuk te pelqeka Ty O Tan Gazetari.Pjesen e dyte e ke ne rregull.SPAK ka nisur Lojen .Te shohim e te Shpresojme qe Gjynaqaret e Politikes shqiptare te marrin denimin e Merituar.

    1. Art says:

      Me duket po ngaterron Berishen me pagatorin tend tom doshi.

      1. Sandy says:

        Art qenke djale artist. Artan Hoxha ka mekatet e veta qe Spak do t’i kaloje ne site.

    2. Kalec Dega says:

      Ne nuk kerkojme qofte edhe burg.Shperblimi dhe hakmanrrja me e embel do jete vetem konfiskimi i pasurive, vilave, pronave, bizneseve, parave dhe bllokimi i llogarive bankare te ketyre horrave dhe hajduteve peshkaqene:
      Ed Bunkeri
      Sal Kulla
      Ilir Floriri
      Lul hollandezi


      Ka shume naive dhe te papjekur akoma ne Shqiperi qe besojne se sme zevendesimin e nje maloqi me nje piktor zhgaravine Shqiperia do bej perpara.

      Po nuk i bet lavazh trunit, te shplani trunin e formuar dhe degjeneruar nen komunizem, nuk do kete asnje shprese ne albanistanin Tallava.

      1. Flutura says:

        Ketu nuk eshte Albanistan por Shqiperi ne mes te Evropes. Ne kemi nje shpellar te cmendur, i cili shume shpejt do ndeshkohet. Eshte e vertet se kemi nje politike spektakolare ashtu si shume vende fqinje, por kjo nuk i ben te gjithe njesoj

        1. Albanistan says:

          Shpellare,Psikopate,Sharlatane,Gangstere,Hajdute,Matrapaze,Rrugace……lista s’ka fund,
          Do me per Belulin ?

      2. nexhat says:

        He se desh harove Tanin mikun e krimineleve te Rames ndermjetesuesin. keta gjithe jane te felliqure dhe akuzojne njeri tjetrin.

  2. NNP says:

    Hajt me kembe te mbare. Berisha perpara e kelyshet e tij prapa.

  3. asd says:

    Oqeanin nuk duhet ta kaloje asnjeri. Madje as detin. Te dy jane psikopate dhe antishqiptare.

  4. Billy says:

    Rama eshte bir k.rve. Nuk ja kalon kush per zgjuarsi. Para nje jave i tha Berishes, – je merzitur se ke mare nje mesazh.
    Ndersa sot ja tha hapur: – E kalon dot oqeanin me dash? – Ju e keni shkruajtur, – sikur te duash. Jo i ka thene me DASH. Departamenti Amerikan i Shtetit.

  5. zenelaj says:

    Po qe se ty nuk te duket korrekte une them ta heqim Ramen Tano.Boll e degjuam,tani duhet te degjoje o ty o Klodin dedektiven nr-1 te hapsiren ballkanike

  6. #Gopisti i NSHRAK-ut says:


    Një rreze drite, në errësirë
    në humbëtirë , një fije shpresë
    një Zot e di, sa kam dëshirë
    që lajmi vetëm të mos mbesë!

  7. FRE says:

    PO IKU PLAKU MERE, I MERE TE GJITHE QELBESIRAT ME VETE, HALLALL DASH.

  8. Dritani says:

    O SKRAPARLLI KOKELOP E KUJT PO I RRUHET NESE TE PELQEN TY APO JO MASA QE KA MARE SHBA PER SALI RAM BERISHEN. SI SHUME TE KA HYRE VETJA NE QEJF OR BASHKEFSHATARI I ILIR BEJ METES. MESHOI VENDIT DHE MOS U HAP SHUME BYTHESH. FOL DERI ESHTE I VERTETE LAJMI APO JO SE MEND SA PER KRONIKAN KE PAÇKA SE TE THERRASIN KETA RROTAT E MULLIRIT MEDIATIK PER TE DHENE GJYKIME PER ÇDO GJE. TI ARTAN, OFICERI SKRAPARLLI I XHENJOS ROLAND QAFOKU DHE LEITNANT OFICERI PEQINAS ALFRED PEZA DERI TEK NIVELI I KRONISTIT SHKONI GRADAT E TJERA JUA KA DHENE POLITIKA DHE SITUATA E RRUMPALLHANES. DEGJOMA KESHILLEN DHE MBAHU DERI ATJE KU E NDJEN SE JE APO KERKON TJA KALOSH QAFOK VESHGJATIT DHE PEZAK PEQINSIT…

  9. Jugu says:

    Po cfare rendesie ka nese kalon oqeanin apo jo. Ai po tall trapin me Ramen ka vite dhe nuk ja ben syri terr fare ju thoni nuk kalon oqeanin.
    Rama e mori pushtetin per ti treguar vendin gjoja per korrupsion dhe hajdutizem dhe vrasje njerezish dhe tani ben lojra fjalesh. Rama nuk ka bythe per tu marr me Berishen. Rama ka gjithe pushtetet dhe Berisha nuk e rruan fare nga ai.
    Rama eshte me fat qe Berisha eshte ne moshe te thyer se po te ishte me I ri brenda 24 oreve e largonte vetem me demokratet e Paskuqanit.
    Rama te mundohet te shtyj kete mandate nese do e lene se per sa I takon premtimeve e “nderiti” si ne arsim, shendetesi, PPP, rend, gjykata, etj.
    E vetmja fushe ku Rama ka arritur rezultate eshte EMIGRACIONI, kan ikur dhe po ikin sa munden dhe per kete eshte e tere merit e Rames.

    1. Tani says:

      Dhe tia quash per nder se gjermanet as me nder me thene doktoret e albanistanit me diplomat e blera nuk I llogaritke fare Jo me kujdestaret e pleqve,me fal ,mender me thene infermieret.

  10. Prizreni says:

    Shpresojmë të jetë e vërtetë, dhe t’i japin Berishës atë që e meriton.
    I ka bërë shumë dëme Shqipërisë dhe popullit shqiptar, ka vepruar dhe punuar me vite e vite në dëm të popullit shqiptar.

  11. Kulufi says:

    Ti qe e quan veten Jugu. Ta dish se jugu ty te dhjet mbi surrat o legen cecenie.

  12. Portali says:

    Bised e koduar, sic thote Tani. Plaku Mere i ka keq punet dhe Rama e pyet per ta ndihmuar; A e kalon dot oqeanin me not, meqe notonte dy ore c’do dite. Pastaj, po qe se me not si arrin dot brigjet, nisu me kembe drejte Rusis.

  13. drino says:

    Berisha do te perfundoi si KARAXHICI….. kjo eshte e sigurt, boll ke vrare e vjedhur mor kriminel…..
    dita po vjen…..

  14. pap says:

    O zoti, gazetar, ngelet duke u perdredhur, jeni vertet kaq te “zgjuar”, apo “shtiheni”. Po si nuk doli nje nga ju qe te tegoje se ka shtylle kurrizore?!! Beni sikur beni analiza, kritikoni e shani dhe pastaj, per tu treguar “te arsyeshem/asnjanes/ndershem”, i futni edhe ndonje “furce”. Tipike per gazetarine tuaj eshte qendrimi “edhe keshtu, edhe ashtu”, jo ne sensin e analizes, se ajo shpesh mund ta kerkoje kete, por ne sensin e mashtrimit dhe pafytyresise qe ju karakterizon. Pse, per zoterine tuaj, qenka jo “korrekte” qe kministri t’i permende nje perbimdeshi/karakteropati, i cili e ka marre/mban peng nje vend dhe popull te tere, faktin (qofte edhe jozyrtr akoma, apo i genjeshter neser) qe DASH i ka ndaluar atij dhe familjes se tij hyrjen ne SHBA, kur ai nuk ka lene gje pa bere e thene per kministrin/familjen e tij, apo te gjithe ata qe nuk i kaneshkuar/shkojne pas midese se tij???? Shumica e politikaneve dhe shumica prej jush (kazani, etj) jetoni ne fllucke (bubble)/planet tjeter dhe ju genjen mendja se njerzit i hane ato qe ju servirni………jeni shume gabim, sepse edhe femijet ju a marrin vesht “hilete” dhe “shpirtligesine”, jo me te rriturit/pleqte. Vazhdoni deri kur ai lart, nese egziston (une nuk besoj, por fjala qe vjen), tja u kete bere “kismet”, por te jeni te sigurte qe asgje dhe asnje nuk iken nga kjo bote pa u lare apo pa marre ate qe meriton. ESHTE THJESH CESHTJE KOHE, jo ne pritje te Spak-ut apo …., DIALEKTIKA E JETES…..HIDHINI VAZHDIMISHT SYTE HISTORISE DHE DO TA KUPTONI/BINDENI PER KETE QE THEM…..Nese i dini keto, atehere keni bere zgjedhjen tuaj dhe pergatituni per “shpreblimin”. I keni bere ju dhe politika njerzit qe te kerkojne te ikin nga syte kembet dhe jo “VARFERIA” (qe trumbetoni nate dite) apo vendi, mbasi ate, te afermit, shoqerine dhe GJUHEN tende nuk ta zevendeson asgje dhe asnje kudo qe te shkosh. Mundohuni ta ndihmoni kete popull dhe vend se keni mundesi dhe duhet te beni shume shume per te. Me shprese per mirekuptim nga te gjithe, paqe dhe dashuri

  15. KOLI says:

    ISHALLAH o artan dhe e denojne sali serb kriminelin e popullit shqiptar,,,,ai Meriton vetem litarin,,,,,,krimet e saliut jane njesoj si krimet e pol potit ne kamboxhia…////

  16. rroku says:

    Krimineli Berisha do ta pesoi me keq se Enveri se ky jetoi por su la gje femijeve ndersa krimineli Sali hyri ne politike me nje pardesy te bardhe dhe eshte koka e krimit e droges ne Evrope….. Familje kriminale qe ka privatizuar Shqiperine….

  17. vasili says:

    Po familjes Meta dhe Basha kur do t’i vije madata?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje