Lulzim Basha i del në mbrojtje Berishës: Rama është i droguar, huligani dhe gangësteri më i madh i Ballkanit

31 Janar 2019, 13:39Politika TEMA

Lulzim Basha i ka dalë në mbrojtje ish-kryeministrit Sali Berisha i cili u përplas me kryeministrin Edi Rama.

Lideri i PD-së e ka quajtur Ramën të droguar, huligan dhe gangëster të Ballkanit.

Për herë të dytë brenda dy javëve Edi Rama ka bërë atë që bënë përfaqësuesit e diktaturës, e ka quajtur VOA, kazan.

Mbrëmë Zëri i Amerikës ka publikuar një hetim të thelluar, i cili bazuar mbi të dhëna tregon sesi Edi Rama e mori pushtetin me ndihmën e bandave kriminale dhe parave të drogës.

Dosja 339 tregon për aq sa është zbuluar se në 4 qarqe Edi Rama ka trafikuar këtu jo deputetë, por kukulla të krimit. Kjo nuk është e re.
Denoncimin e parë e kam bërë unë.

Rama erdhi këtu në gjendje të droguar dhe nxori vulgaritetet e zakonshme me shpresën se këto do dominojnë lajmet.

Mashtrimet bajate dhe gënjeshtrat e trasha që futi nuk e shpëtojnë dot.

Vetë Zëri i Amerikës ka publikuar faktin se Rama është një kryeministër falso dhe ka ardhur në pushtet me banda dhe paratë e drogës.

2 komente në “Lulzim Basha i del në mbrojtje Berishës: Rama është i droguar, huligani dhe gangësteri më i madh i Ballkanit”

  1. lulja says:

    ik or karagjoz….tradhetar. legen i paftyr…boll na tregove perralla me mbret…
    ska nevoj njeri per to ..sepse SHQIPTARET te njohin mir se kush je…o vrases !!!

  2. mik says:

    Te gjithe njesoj jeni. E dime tashma. 8 vjet njera pale, e 8 vjet pala tjeter. LSI me te dyja palet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje