Ka nisur sërish me përplasje politike seanca parlamentare.
Që në fillim, demokratët kërkuan një pushim 30 minuta pasi sipas tyre opozita do të zhvillonte një mbledhje grupi për çështjen e rendit të ditës.
Ndërkohë, kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla ironizoi kreun e PD-së Lulzim Basha.
Alibeaj: Do bëjmë një mbledhje grupi 30 minuta, prandaj na duhet 30 minuta pushim e të fillojmë më vonë seancën.
Balla: Kërkesa për pushim është gjithmonë në lidhje me rendin e ditës. Ju lutem mos ta bëjmë qesharake punën e Kuvendit. Ne të vijojmë me punën normale, në momentin që ju të jeni prezent në sallë le të fillojmë. Thuajeni troç, keni vënë Lulzim Bashën të parin në listë dhe ai nuk vjen dot para orës 10 dhe jemi në rregull.(TemA)