Emërohet anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP, bashkëshortja e ish-zv.ministrit të LSI-së

30 Janar 2019, 16:00Politika TEMA

Qeveria vendosi sot që të emërojë zonjën Xhoana Lilaj, me profesion juriste, si anëtare të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), institucion që drejtohet prej disa muajsh nga ish-zyrtari socialist Ilir Zela.

Lilaj që do të jetë njëra nga pesë anëtarët e Këshillit Drejtues të AKEP, është bashkëshortja e Dorian Duçkës, ish-zv/ministër i Energjisë dhe Industrisë, nga radhët e LSI-së.

Ai dha dorëheqjen nga detyra në shtator 2015 zyrtarisht për arsye personale. Duçka ishte njëri prej anëtarëve të KDK-së në Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe edhe gjatë qeverisë Berisha-Meta ishte në post të rëndësishëm.

Për rreth 6 vite ai ishte koordinator i projektit të gazsjellësit “TAP” në Ministrinë e Ekonomisë.

3 komente në “Emërohet anëtare e Këshillit Drejtues të AKEP, bashkëshortja e ish-zv.ministrit të LSI-së”

  1. Al says:

    Ducka eshte kordinator I Rames tani….sa per dukeni…I ka organizuar ca takime

  2. Kaculi says:

    Keta do e hane ramen se i kenaqi me vende pune arushash lsi dhe pd. Njerezit e tij i la punen. Nuk besoj se calon ps per njerez te kualifikuar dhe me besoni ka shume te rinke dhe eksperta. Por qe shum shpejta do ja ndiej frutin rama te kesaj qe po ben. Dhe me e bukura ai harron qe keta njerez kur nuk kane per tje dhene voten. Te kete turp qe lsi vazhdon te jet pjese si anetare bordi ne ere, akep, banka kombetare etj.

  3. zenelaj says:

    Keta si familje duhet me patjeter te marrin urdher mbrojtje nga gjykata pasi u perndiqken shume nga postet me leke.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje