Seksi yt s’më hyn në xhep

30 Janar 2019, 14:05Politika TEMA

Nga Mira Kazhani

Mbrëmë, si “Opinion” i Blendi Fevziut dhe “Dritare” e Rudina Xhungës iu dedikuan panele shqiptarëve në raport me seksin.

Sigurisht kjo nuk ishte një temë e nxjerrë nga hiçi por e shkaktuar nga disa raste vrasjesh me bazë seksin, siç ishte konkretisht vrasja e Zallbasatarit, ku vëllai gjeti motrën në kurorë në shtëpi me të dashurin (lidhje jashtëmartesore).

Ky ishte rasti më i freskët por seksi mbetet një çështje nderi dhe dinjiteti për ne (deri diku është), sikundër seksi mbetet një tabu e tmerrshme, kërcënuese, intimiduese, kompleksuese dhe gjithmonë e më pak private.

Çfarë ndodhi mbrëmë? A u iluminuan shqiptarët nga emisionet e darkës? Nuk flas dot me përpikmëri në emër të shoqërisë, por druaj se jo.

Sepse megjithë përpjekjen e Blendit apo Rudinës – që bëjnë aq mirë që hapin tema të tilla, sepse kur seksi vret e merr jetë ka më shumë peshë sesa statuset e politikanëve që bëjnë e ç’nuk bëjnë por nuk vriten; thjesht herë ndahen e herë pajtohen – fatkeqësisht seksi nuk është edukim dyorësh, aq më tepër virgjëria e Mustafa Nanos, që e ka thënë kushedi sa herë në shoë-t e tij.

Nuk është seksi i personazheve publikë, kur e kanë bërë për herë të parë, për herë të fundit, pse ata kur tradhtojnë nuk vriten apo mbeten shokë, që e sistemon njëherë e mirë shoqërinë shqiptare. Shoqëria është në një presion të jashtëzakonshëm nga komshiu, nga i ngjashmi. Është në një presion të frikshëm nga rrjeti.

Boll të jesh ndjekës i Sali Berishës apo i anonimëve apo politikanëve të lartë, që merren me qepje/shkepje dhe bëjnë krahasime diskriminuese. Para disa kohësh ndjeva neveri kur dikush më dërgoi një status të një deputeti të PD-së, që bënte një krahasim të aktualitetit politik me vajzat që qepeshin në diktaturë për të gjetur burrë.

Më erdh aq turp sa as lajm/qëndrim nuk bëra. E ulët, e pistë, e zakonshme në Shqipëri dhe sot them që e kam gjykuar në dorëzim.

Ne duhet të reagojmë për çdo idiot apo qelbësirë online, kushdo qoftë, që shkon e mbush me injorancën apo ligësinë e vet opinionin e përgjithshëm. Sepse sot çdokush ka ndikim në shoqëri. Duhet pranuar. Ndaj sot reagohet përditë. Gazetarët, shoqëria civile, edukatorët, mësuesit dhe kurrikulat e tekstet shkollore kanë thesarin e zgjidhjes. 

Blendi dhe Rudina brenda një nate nuk e gjejnë dot këpucën e Hirushes, aq më tepër kur padashur timoni shkon në kuriozitete dhe gallatë. Seksi është temë serioze dhe që kërkon çdo ditë ndërgjegje aktive për ta parë atë si diçka personale, intime, por edhe shoqërore.

Ne kemi frikë nga fjalët e pista dhe në fakt i kemi pak të rënda. Amerikanët thonë “fuck” në çdo tre fjali e s’të vritet veshi. Italianët “porca puttana” dhe ti vazhdon sikur s’ke dëgjuar asgjë. Ne tronditemi nga një fjalë por nuk tronditemi nga statuse fyese, diskriminuese, nga deklarata të neveritshme. Jo rastësisht shumë portale janë shndërruar në pornotale.

Në fakt, porno duhet të rrijë aty ku e ka vendin dhe portali të bëjë punën e vet. As mbrëmë dhe as sot, as dje dhe as pardje seksi nuk është dot në lartësinë që ne shqiptarët kemi si p.sh. me bashkëjetesën fetare. Ndoshta sepse nuk jemi të sinqertë me të as kur flasim e as kur e bëjmë! Ata që më shumë flasin, dihet çfarë bëjnë! Për më tepër seksi është i mbivlerësuar.

Kam takuar vajza të reja që jetojnë kohën, siç quhen shpesh “millenials”, kanë shumë pak seks në jetë dhe shumë modë, fashion, shokë që vënë baste me qen, që vishen me Guçi e Fendi por që përtojnë të bëjnë dashuri.

Ky po është hall por nuk i ka ardhur koha mesa duket dhe ende na tërheq ai rasti i Zallbastarit. Nga fshati në përgjithësi vijnë këto gjëma, sepse me pak logjikë kuptohet se edhe seksi, si çdo instinkt, pluskon në shtratin e dijes.(Tiranapost.al)

24 komente në “Seksi yt s’më hyn në xhep”

  1. serioze says:

    Sikur ke thene, sikur s’ke thene gje edhe per sexin qe ne shqip quhet qirje, sidomos per rastet qe diskutohen dhe ketu. Sexi eshte pak tjeter Mira. Tani me aq sa di une dhe kuptoj, do te desha te beja disa pyetje qe mund te quhen dhe banale, por per te dale atje ku kundershtohet se sot jemi ne boten “moderne, se thenkan amerikanet apo italjane gjera qe ne s’i themi dot dhe nuk u bejne pershtypje. Po flase ne pisllek edhe per mentalitetin tim. A mund te shprehet ne shqip nje vajze, qofte edhe me veten e saj pa prezence publike, “une e qiva ate djalin” ? apo te shprehet nje djale gjithashtu, ” mua me qiu ajo vajza”? Me sa di une keto fjale nuk shkojne sipas drejteshqiptimit te gjuhes shqipe, prandaj edhe duhet qe analizat te behen mbi kete baze. Mund te vazhdoja , por nuk eshte vendi. Po te kete ndonjeri pergjigje serioze per keto pyetje , une do ti mirepres, gjithmone po na lejoi dhe Mero qe te publikoje komentet.

    1. si the? says:

      ne fakt fjalet jane Fuck”=Shkerdhe dhe Screw=Q**. Fjalen “shkerdhe” edhe ne shqiptaret e perdorim rendom ne fjalorin tone. KJo ishte per sa I perket kuptimit (shqiperimit) te fjales. Ndersa artikullshkruesja ka humbur kohen kot se ska thene asgje.

    2. sociologu says:

      Lexova me vemendje komentin e bere nga ana Juaj ,duke nenkuptuar sikur e ke kuptuar znjushe .Kazhanin!Ne kete kontekst po te jap nje pergjigjie nese e kupton :Ka njerez qe lindin k…..a dhe vdesin ka…a,ka dhe nga ata qe i bene jeta te tille por me sa kuptoj une ti bene jese tek partia e pare!

  2. Luli says:

    Vertet gjithecka noton ne shtratin e dijes. Po te fusesh ne krevat dhe burrin dhe dashnorin, kjo s’ka lidhje me seksin.

  3. buj says:

    JO NUK TE HYN NE XHEP…

  4. Alb says:

    Ngjarja e zallbastarit nuk eshte tipike shqiptare, kjo ndodh kudo edhe ne mes te amerikes dhe europes mesimi qe duhet te nxjerin njerezit eshte: ne monentin qe ti je velur me partnerin partneren tende ndaje dhe pastaj vri vehten
    Na hapet barkun duke thene bota bota. Po ku e kini pare ju boten pervec filmave? Edhe ne bote fjalet e pista nuk i perdor kushdo, zakonisht i perdor llumi i shoqerise..
    Ndersa biseda mbi seksin ka kuptimin informues edukativ e jo zbavites
    Psh neper shkolla mesimi per seksin duhet te jete shume profesional ne kuptimin psikologjik, sepse nuk mund tu flasesh femijeve sikur seksi eshte buk me djath sepse nga europa kemi shembuj se si13 cjecarja e provoi menjehere pas mesimit me shokun e saj dhe ata u bene prinder!
    Ndersa ne fakt thelbi i mesimit eshte qe ata ta shtyjne sa me shume ne kohe per shume aresye qe mjeket e psikanalistet i sqarojne

  5. iku per pidh says:

    kesaj i thone te shkosh per pidh…

  6. Amerikani says:

    Une kam degjuar nje grue te martuar ketu ne Amerike nje shqitare qe ka tne ne muhabet e sier. “Une e qiva fillani” ose me pas “une e qiva filanen kengetare!’ Ndoshta eshte nje rast I ralle I shrehjes ne public Keshtu pajtohem me komendit e seriozes dhe “temes” qe e le hapud debatin. ne fakt ato qe bejne “debat ” ne Tv jane oportuniste dhe nuk e thone urine e tmerrshme te shqiptrit per seks.

    1. Alb says:

      Ti amerikani qenke ekspert i oreksit te shqiptareve, po seksi nuk eshte turp mo idiot, nese vdesin le ta bejne ca ka ketu?
      Po nese duan ta provojne me te tjere te mbyllin lidhjen qe kane dhe te vazhdojne, qe te mos vdesin nga uria seksuale po te rrojne per te bere seks meqense e konsiderojne thelbin e jetes se tyre

  7. Geri says:

    Gazetare serioze per temen qe prek , nuk esht e then se jetojm kte koh qe jetojm dhe nuk na nevoitet me as nderi as dinjiteti , per nder dhe dinjitet kto gjera kan ndodhur dhe do ndodhin gjithmon , nuk jan te ter modern si disa neper studjot televizive qe kan arritur deri ne at pik , ku nuk i ben pershtypje asgje me ne kte bot as degjenerimi as kurvlliku e as tradhtia , edhe luanit qe esht kafsh po ti ngacmoj nje luan tjeter luaneshen lyfton kunder tij deri ne vdekje , mos vall xhelozia i detyron kafshet te bejn kte veprim thjesht natyral , apo kta modern si te romanit vrima dhe misi libofshes jan kthyer me kafsh se kafshet dhe kafsherin e tyre naj shesin per virtyt dhe modernizem , te ndihmuar nga studiot tona televizive qe kan plot 25 vjet qe nuk len gje pa ber per degjenerimun e kri populli , jan ca flliqesira pa moral qe luftojn me çdo mjet per degjenerimin e kti populli qe deri die ishin 75 perqin fshatar dhe qe sot e han kollaj sapunin per djath.se ata qe kan qen qytetar gjerat i kuptojn ndryshe.

  8. Geri says:

    Gazetare serioze per temen qe prek , nuk esht e then se jetojm kte koh qe jetojm dhe nuk na nevoitet me as nderi as dinjiteti , per nder dhe dinjitet kto gjera kan ndodhur dhe do ndodhin gjithmon , nuk jan te ter modern si disa neper studjot televizive qe kan arritur deri ne at pik , ku nuk i ben pershtypje asgje me ne kte bot , as degjenerimi as kurvlliku e as tradhtia , edhe luanit qe esht kafsh po ti ngacmoj nje luan tjeter luaneshen lyfton kunder tij deri ne vdekje , mos vall xhelozia i detyron kafshet te bejn kte veprim thjesht natyral , apo kta modern si te romanit vrima dhe misi libofshes jan kthyer me kafsh se kafshet dhe kafsherin e tyre naj servirin per virtyt dhe modernizem , te ndihmuar nga studiot tona televizive qe kan plot 25 vjet qe nuk len gje pa ber per degjenerimin e kri populli , jan ca flliqesira pa moral qe luftojn me çdo mjet per degjenerimin e kti populli qe deri die ishin 75 perqin fshatar dhe qe sot e han kollaj sapunin per djath.se ata qe kan qen qytetar gjerat i kuptojn ndryshe.

  9. dhembeli says:

    Eshte mbetje instiktit kafsheror ,lidhur me sexin,….meshkujt luftojne me njeri tjetrin per te zoteruar femren.
    Thone …Me shume ka ngrene vera e gopit sesa gryka e topit…

  10. Lani says:

    Pa lidhje. Kush eshte kjo

  11. realisti says:

    Rraca njerzore rrjeshtohet tek gjitaret apo ndeyshe sisoret. Shumohen me klysh (jo me veze) dhe te vegjlit i ushqen me gji. Seksi si nevoje per riprodhim dhe vazhdimsine e rraces na eshte dhene nga mëma Natyre. Kenaqesia sksuale eshte kurthi qe natyra ka krijuar per te sigiruar vzhdimsine e llojit.
    Komplikacionet morale i kemi vendosur vete. Seksi per qef ne boten e eger nuk egziston . Rregullat morale jane vendosur nga shoqeria njerzore per te bere te mundur disiplinimin e pulsioneve (shtysave) seksuale me te cilat na ka paisur natyra , per qellimet e saje (si e thashe me siper) Frojdi i ka krahasuar keto pulsione me nje kale te trebuar dhe llogjiken me nje kalores qe perpiqet ta komandoje ta beje zap kalin mbi te cilin ka hipur. Me sa duket jo gjitjmone kaloresi ja del ta drejtoje kalin por eshte kali qe e drejton kaloresin . Stili i sotem i te egzistuarit e ngacmon keqazi kalin qe edhe ashtu eshte goxha i paqendrueshem

    1. Alb says:

      Seksi eshte nje akt kafsheror i paster, te cilin zoti ua ka programuar kafsheve, ndersa njeriut i ka dhene trurin qe ta programoje vet. Sa me racional te jete njeriu aq me i kontrolluar eshte dhe sa me pak racional aq me i pakontrolluar eshte pra afer kafshes..si rrjedhim edhe keto ngjarje jane si te thuash grindje me pasqyren

  12. shori says:

    Mira nderro shoqeri …

  13. ANI says:

    Shkrimi i gazetares Kazhani me guxim per te prekur nje teme ne shoqerine shqiptare. Mendoj se nuk eshte seksi qe ka krijuar ngjarje te renda por te tjera elemente si familja jo e forte dhe e qendrueshme, edukimi i pa mjaftueshem jo vetem ne shkolle por edhe ne familje e shoqeri, civilizim i dobet i tere shoqerise shqiptare, kulture patriakale e shoqerise, e te tjere. Emacipimi i shoqerise dhe kultura demokratike jane premisa per te permiresuar shoqerine shqiptare. Transformimi i shoqerise nga kultura komuniste ne nje shoqeri te hapur demokratike nuk eshte kryer dhe do te mare kohe per vete realitetin tone.

  14. Iliri nga Gjermania says:

    Zonja Kazhani, keto diskriminime qe ben elita Politike dhe Shoqeria jone Shqiptare, e kane rrenjen ketu e 28 vjet me pare, qe ke Azem Hajdari qe i ofendonte Kolleget e tij ne Parlament dhe deri ke Sali Berisha qe i ofendonte grate ne Parlament.
    Keshtu u krijua nje Brutalitet ne pPolitike dhe ne Media ashtu edhe ne sistemin e Drejtesise, qe i Lejohet çdo Politi kani te Dikriminoje dhe te Ofendoje pa i ndodhur asgje.
    Ne Perendim nuk ndodhin keto gjera ne Politik dhe ne Media sepse funksionon sistemi i Drejtesise dhe Politikani nuk deket me ne Politik.
    Kurse Dufi juaj i tanishem ka te bej me ata njerez qe ju i keni Mbeshtetur gjithe kohes, si ata te Politikes ashtu dhe ata te Mediave.
    Kush eshte ai qe i degjon keto Media qe krijoi PD dmth S.Berisha, do degjoj keto lloj niveli Diskutimi pa Nivel. E kuptoj Mllefin qe keni, sepse beni jeten e lire qe doni siç i perket nje njeriu ne Demokraci, por tani e kuptoni qe eshte e rrezikshme dhe Diskriminuese nga ajo Elite qe krijuan ata Plerat qe keni mbeshtetur.

    Me perpara thuhej nuk vritet njeriu per nje Kurve.
    Ka qene Diskriminuese por tani ne kete Kohe ben pune kjo thenie,qe mos te kete me Vrasje te tilla.
    ???

  15. Alb says:

    Ajo qe e dallon njeriun nga kafsha eshte turpi

  16. neda says:

    Martesa ligjore sjelle dhe detyrime ndaj njeri tjeterit,perfshije besnikerine bashkeshortore. Familjet ne bote nuk jane sic mundohet te mashtroi televozioni ku u diskutua kjo teme, apo paneli qe mori pjese ne te ,por familjet jane te shenjta, pastaj pjesa tjeter e shoqerise, turmat, kane rregulla te tjera ,te cilat shpesh here bien ndesh dhe me parimet e moralit shoqeror ne teresi.te cilat natyrisht nuk duhet marre si shembull, Duhet kaluar ne bashkejetese, jo ne martesa zyrtare, ku sejcili te jete i lire te largohet kur te doje,pa qene nevoja te bredhesh neper gjykata duke harxhuar kohe e para per divorce, po keshtu edhe ana financiare do zgjidhur mbi kete baze, sejcili te vere kuoten mujore per jetese, etj.ndersa vrasja ne cdo rrethan nuk duhet te ndodh, per rastin konkret nuk mund te besh fajtor njerin e viktim tjeterin,te dy e shkelen kodin martesor,kodi familjes duhet pershtatur ketij sistemi shoqeror, ku njeriu eshte i lire te beje si te doje

  17. mirel says:

    ndoshta ne fshat nuk e bejne treshe o Mira, se jane pak te trashe, sic po thua me ze te hapur, te paqyteteruar, pa guci dhe pa shkolle
    shume kare femer je

  18. Popull says:

    Nuk behet fjale per sexin si akt Mira, eshte dicka tjeter ne loje. Eshte familja mbi te gjitha. Vlere e cila ne shekullin e kaluar u sulmua u percundua e u shkel me kembe. Ka forca qe gjithe sulmin e kane drejtuar atje. Sa me e coroditur familja aq me e coroditur shoqeria aq me e lehte eshte sundimi. Prandaj martesa eshte besnikeri, eshte pasterti, eshte dliresi. Eshte premtim para Zotit. Nuk ka te beje me faktin nese qihet apo nuk qihet Elida Cani me komshiun. Por me pafytyresine qe tregon. Me pabesine. Dhe pabesia eshte e urryer. Apo jo Mira?

  19. asd says:

    Zonjushe/zonje Mira. Ngjarja e Zallbastarit nuk ka te beje me seksin por me dinjitetin. Po te kishte qene per seksin, ai matufi do te kish vrare burrin e motres nje dite pas martese. Perdorimi i fjaleve te “pista” nuk ka te beje me qasje te lirshme ndaj seksit. As ne Amerike. Ka te beje me edukimin, ose mungesen e fjaleve me elokuente per ta ngjyrosur sic duhet nje shprehje apo nje qendrim. Pra kur dikush shan nga motra, nuk do te thote qe ky ka deshire pa paragjykime per seks te shpejte , por eshte nje person qe nuk di ta shprehe ndryshe konsideraten e tij.

  20. ßßß says:

    Une mendoj se nje femer, qe eshte e kenaqur seksualisht dhe emocionalisht nuk ka arsye qe te tradhetoje. Kushedi si e ka patur hallin edhe ajo. Mos paragjykoni kot. Ndoshta bashkeshorti i saj ka qene impotent (rase jo te rralla ne Shqiperi edhe per shkak te kequshqyerjes apo pesticideve) e nuk merreshe me te. Femra per shqiptarin eshte thjesht nje placke pa deshira, nevoja dhe ambicje. Eshte thjesht nje gomar qe duhet te bindet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje