Skenari mafioz që thotë Bujar Sheshi se i kanë ngritur dhe e kaluara e tij si prokuror i video-përgjimit Meta-Prifti

30 Janar 2019, 09:39Politika TEMA

“Pas këtij veprimi fshihen segmente të caktuara, jo vetëm në njërin krah, por persona me pushtet.

Përballë kësaj situate do të kërkoja të gjithë përkrahjen tuaj për të zbardhur të vërtetën dhe zbardhur këtë skenar mafioz”.

Kështu deklaronte një ditë më parë prokurori Bujar Sheshi, i cili ka trazuar edhe politikën.

Sheshi, prokurori i Apelit tek Krimet e Rënda, u zgjodh automatikisht në trupën e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, pasi nuk kishte kandidat tjetër, por pas zgjedhjes së tij, nisën sulmet politike dhe e nxorrën sigurims.

Ai pretendon se janë falsifikuar letrat dhe flet për skenarë mafiozë.

Interesant është përse i doli tani emri si “sigurims”, ndërkohë që për këtë të vërtetë ish-kreu i SHIK, Fatos Klosi, ka hedhur dyshime.

Sipas Klosit, mund të kemi të bëjmë me një gabim.

Gazetari Dritan Hila thotë se është e pamundur që Sheshi të jetë rekrutuar 16 vjeç, aq sa thuhet në dosjen për të.

Bujar Sheshi ka qenë prokurori i video-përgjimit Meta – Prifti.

Në atë kohë, Sheshi kërkoi që Meta të dënohet me dy vjet burgim dhe një milion lekë gjobë, si dhe pagimin e shpenzimeve procedurale.

“Rezulton e provuar, që video është pranuar nga Gjykata e Lartë si provë  në rrugë ligjore, pavarësisht se Kolegji Penal nuk e pranoi kërkesën e Prokurorisë ta dëgjonte në sallë dhe ta transkripronte atë.

Përmbajtja e videos mbështet plotësisht deklarimet e Priftit edhe në lidhje me natyrën e bisedës si dhe interesimin e të pandehurit Meta, për ankandin shitjes së 30 mijë tonëve naftë bruto, si dhe garën koncensionare të ndërtimit të HEC-it në Shushicë të Librazhdit”, thuhet në dosjen e përgatitur nga Sheshi.

Nuk dihet nëse sulmi ndaj tij në këtë kohë ka prapavijë politike dhe lidhet me këtë rast, por PD dhe LSI ndërkohë kanë kërkuar shkarkimin e Arta Markut, për shkak të Bujar Sheshit!(TemA)

9 komente në “Skenari mafioz që thotë Bujar Sheshi se i kanë ngritur dhe e kaluara e tij si prokuror i video-përgjimit Meta-Prifti”

  1. Kozmos says:

    KOMPLOT I RREZIKSHEM PD LSI . ENVER HOXHA NUK REKRUTONTE KALAMAJ 16 VJECAR . SEPSE KISHTE PLOT NJEREZ QE LUTESHIN TE BEHESHIN SPIUNE , SE MERRNIN 70 LEKE NE DITE .
    GJITHESESI Z. SHESHI DUHET TE JETE I LUMTUR ME KAQ , SEPSE MUND TE KISHTE DHE AI , FATIN E SHOKUT TE TIJ PROKUROR , QE E ELEMINUAN .

  2. c'era una volta says:

    S’KENI TURP AKOMA ME VIDEOT E PRESIDENTIT ! FIGURA ME E LARTE E
    SHTETIT QE MBRON KUSHTETUTEN, FIGURA ME E PASTER E ZBATIMIT TE
    LIGJIT.KRYEMINISTRI I BESOJ VENDIN E MERITUAR TE PRESIDENTIT. JO PA
    QELLIM,POR PER TE BERE SHQIPERINE QE DUAM !

  3. Piro says:

    Nese ka qene prokuror I ceshtjes Meta, mund te jete corbe partish.

  4. Lini says:

    Gjersa e thone qe ka qene,ka qene.

    Ka plot te rinj qe kane mbaruar jashte dhe mund te punojne ne ato organe .
    Per mua keta prokurore dhe gjykates qe akoma gjellojne ne ato organe,jane njerezit me te korruptuar dhe me te varur nga pushteti i partive(te gjithave).
    Por i sigurte qe asnjegje ska per te ndryshuar ne to.
    Askujt smund ti besohet me ne ate vend.
    Gjithcka e erret dhe provon historine tone shqiptare:ne gjithnje kemi mashtruar veten dhe e kemi shitur interesin e vendit per interesa personale.
    Do te qe mrekulli sikur te beheshim njehere me te miret ne rajon,por smundemi.

  5. dritani says:

    Shteti operon permes dokumentash. Ata duhet te jene te sakte dhe shume te sakte per emra, atesi, vend e ditelindje. Te ky prokuror, me sa kam lexuar, nuk ka asnje nga keto perputhje per cfare akuzohet. Perputhet nje domethenie se ai paska kerkuar denimin per Ilir Meten me videopergjimin Meta-Prifti. Po cili Ilir Meta? Presidenti yne? Me sa kam degjuar ne Shqiperi ka 8 Ilir Meta (njeri eshte coban diku nga Tomorri), nuk e di sa Ilir Metaj ka…Po ShqiperIA eshte nje grusht…A kane perputhje ato 8 Ilir Meta pos emrit, ne atesi, dite e vendlindje? Me duket se gjithcka eshte e stisur, nje shashke politike e hedhur nga opozita. Mbase edhe e nxitur nga nje nga 8 Ilir Metat! Ka gjasa nga ai i malit te Tomorrit.

  6. Komentuesi says:

    Eshte plotesisht e mundesheme qe ka prapavije politike.Nuk mund ta pranoi Meta apo te tjere qe Shshi te jete ne ate vend pune se i bje qe Meta do t’a kete keq me akuzat e prokurorit Sheshi.Eshte e pabesueshme,qe as nje femije nuk e pranon qe Bujar Sheshi te jete i rekrutuar nga sigurimi i shtetit socialist ne moshen 16 vjeç,kur ai isht ne moshe qe nuk i kuptonet keto.Keto jane histerizmat e pd-ke dhe te Leshelise.Bujar Sheshi eshte i domosdoshem si prokuror dhe te mos hiqet nga ai vend pune.Nqs Bujar Sheshi hiqet dhe i jepet gjykates per gjykim,kjo do te thote se drejtesia ne vendin tone eshte akoma e kapur nga Sali Berisha.Do jete nje turp i madh per prokurorinr dhe dgjykaten.

  7. Koba says:

    A thue ka gisht Like Floriri apo Mona Baxhella??? Nuk e besoj se ata nuk e kane per gje qe te qerojne fare!!!. Pune Mafozesh. Po duhet qe ceshtja te hetohet me themel.

  8. zaho says:

    c era una volta nje tope

  9. Sa qesharake kur i referohen Klosit dhe aq me teper gazetarit Hila.Se pari Klosi edhe po ti kete lexuar nuk i mban mend keto hollesira.Hila vertet e ka patur babane sigurims por edhe i jati nuk ka qene ne kohen qe diskutohet per prokurorin.Eshte e vertete se sigurimi i shtetit ne nje nga sektoret qe organizonte punen agjenturoro operative ishte edhe sektori i intelegjent rinise.Qe do te thote se i lejohej qe te rekrutonte bashepuntore te tij edhe ne shkollat e mesme dhe te larta te Shqiperise.Ndoshta ne vitin 1979 u gjykua se ky lloj organizimi calonte(le te themi nuk ishte “demokratike”)dhe per kete shkak u shkri,qe do te thote qe ne vitet me pas nuk rekrutoheshin nxenes ne shkollat e mesme.Prokurori Sheshi ka qene nxenes ne ate periudhe qe sigurimi i shtetit e kishte te lejuar te rekrutonte bashkpuntore ne rradhet e nxenesve te shkollave te mesme,saktesia e gjeneraliteteve te tij,eshte tjeter problem.Eshte e vertete se sigurimi i shtetit kishte si kriter qe personi qe planifikohej te rekrutonte,duhet te kishte mbushur moshen 18 vjec,por nuk mund te them me saktesi nese ky kriter ka egzistuar ne periudhen kur organizonte rrjetin e bashkpuntoreve te tij edhe ne shkollat e mesme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje