Delegacioni i BE-së: Hyrja në fuqi e marrëveshjes me Frontex nuk rrezikon vizat

29 Janar 2019, 17:33Politika TEMA

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë ka përshëndetur hyrjen në fuqi të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Frontex.

Në një postim në fb, BE shprehet se hyrja në fuqi e marrëveshjes ndërmjet Shqipërisë dhe Agjencisë Evropiane të Rojeve Kufitare dhe Bregdetare Frontex, the European Border and Coast Guard Agency në të ardhmen do të kontribuojë për rritjen e sigurisë dhe garantimin e një menaxhimi më të mirë të migrimit të parregullt në Shqipëri dhe në të gjithë rajonin.

Delegacioni i BE madje thekson se negociatat për marrëveshje të tilla kanë përfunduar me partnerë të tjerë të Ballkanit Perëndimor.

“Menaxhimi i kufijve shqiptarë mbetet kompetencë e autoriteteve shqiptare. Agjencia u ofron vetëm ndihmë dhe mbështetje autoriteteve kompetente kombëtare, në frymën e bashkëpunimit të ndërsjelltë”.

Po kështu delegacioni i BE-së në vendin tonë sqaron se nuk ka lidhje mes hyrjes në fuqi të marrëveshjes dhe mekanizmit për pezullimin e vizave.

“Është në interes si të Shqipërisë ashtu dhe të BE-së që të rrisin më tej bashkëpunimin e tyre për migracionin dhe sigurinë”.

3 komente në “Delegacioni i BE-së: Hyrja në fuqi e marrëveshjes me Frontex nuk rrezikon vizat”

  1. Hido says:

    Bravo Rama!!!! NA E FUTE! The nuk marrim e nuk bejme kamp,ndersa Shqiperine sapo e bere vend prites se rast fluksi emigrantesh. Ske faj ti,faj kan shqiperet qe flene gjume nderkohe ti ja u fut mbrapa kraheve.

    1. E says:

      O Hido biri i saliut po ja futë kote se cpune kanë emigrantët ne shqiperi ti idjot i lulit e saliut e di IDJOT

  2. o tourkos nuk ka vend ne token kristiane........ says:

    sumqira sunite,e hengret ”te gjatin”madje me gunga………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje