Komisioni i Ekonomisë ka hedhur poshtë kandidaturën e Bahri Shaqirit për postin vakant të kreut të Kontrollit të Lartë të Shtetit, pas propozimit të presidentit Ilir Meta.
Komisioni i Ekonomisë arriti në konkluzionin se kandidatura e Bahri Shaqirit nuk plotëson kriterin kushtetues të eksperiencës në fushën financiare.
Kreu i Komisionit, Arben Ahmetaj, ka nënvizuar si mangësi kryesore mos-përvojën e tij në fushën financiare dhe të auditit, si kriter i pazëvendësueshëm për atë që do të jetë në krye të KLSH-së.
“Plotëson kushtin për arsimimin, ka disa kualifikime në fushën e sigurisë së marrëdhënieve ndërkombëtare.
Nuk ka dënime, për shkak të funksioneve të larta që ka mbajtur, por nuk ka përvojë financiare, për organizimin dhe funksionimin e KLSH.
Angazhimet janë të fokusuara në fushën e sigurisë, por jo në ato të parashikuara nga ligji për KLSH.
Eksperienca në legjislacionin financiar është e domosdoshme dhe e pazëvendësueshme me aftësi të tjera.
Ai është larg specifikës financiare dhe auditimit, financiar, i performancës etj.
Kështu që duke iu referuar të gjithë tagrit kushtetues të këtij komisioni, ky komision i dërgon seancës vendimin për mosmiratimin e kandidaturës së tij”, tha Ahmetaj.
Vendimi i Komisionit të Ekonomisë për të rrëzuar dekretin e Metës për Bahri Shaqirin do t’i kalojë Kuvendit për votim.(TemA)
Bahri Shaqirja donte me u bo kryetar i kontrollit te larte te shtetit,E hengu i shkreti e mori seriozisht njelloj sic e rrenin drejtoret e inspektoret e shikut dhe i hante si qofte te gjitha.O Merhum Meta perdori emrin tend per te vendosur ne ate vend ukun e vjeter minoritar Cacin qe i ben pune metes ,sales,nanos e rames.Sa i leshte qe je or burre edhe pse kaptinen e ke xham si cke dhe materien gri
Meta duhet me e bo si Ramuti, me dekretu vedin e vet me u be Krietar i KLSH
Bllokade , asnje kantidature te propozuar nga Meta. Cdo propozim nga Meta per kedo ka nje tendence , nje qellim ogurzi , prandaj sa here propozon dike zoteria 7% , noc rocin …