Bashkëjetuesja e deputetit të PD (e zhytur në pasuri e luks), një nga tre 3 kandidaturat për Kushtetuese

28 Janar 2019, 18:52Politika TEMA

Sot është njoftuar se është çelur drita jeshile për plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese.

Pas shpalljes nga Kuvendi, në datën 24.12.2018, për hapjen e procedurës së aplikimit për vendin vakant të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,  kanë aplikuar  tre kandidatë.

Ish-kryeprokurori, Theodhori Sollaku, Avni Shehu dhe Marsida Xhaferllari janë tre kandidatët që kanë shprehur interes për të qenë pjesë e Gjykatës Kushtetuese.

Fillimisht të tre kandidatët duhet t’i nënshtrohen procesit të Vettingut.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të verifikojë pastërtinë e figurës, pasurinë dhe aftësitë profesionale të kandidates që synon të jetë pjesë e kupolës së institucioneve të drejtësisë.

Një vend në Kushtetuese kërkonte edhe Artur Malaj, por ky i fundit u “rrëzua” nga Vettingu.

Marsida Xhaferllari është bashkëjetuesja e deputetit demokrat Enkelejd Alibeajt.

“Nga deklarata e pasurisë, kjo e fundit rezulton e “mbytur” në dieta, në euro dhe dollarë. 

Xhaferllari duket se është shumëdimensionale, i bën të gjitha, duke filluar që nga posti që mbart, deri tek punët shtesë” – shkruan portali CNA.

Xhaferllari ka bërë lektoren në Shkollën e Magjistraturës,  ku ka fituar 85 636 lekë, ka marrë pjesë në hartimin dhe rishikimin e komentarit elektronik të Ligjit per Statusin dhe Ligjit për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë, që administrohet nga Shkolla e Magjistraturës ku ka fituar 8 750  euro.

Gjithashtu ajo ka marrë pjesë në hartimin e një metodologjie për monitorimin  e karrierës në sistemin e drejtësisë, pas Reformës në Drejtësi në shumën, ku ka fituar 2550 USD, në  hartinin e një projektvendimi të Këshillit të Ministrave për standartet që duhet të ndjekin qendrat komunitare multidisiplinore për mbrojtjen e fëmijëve ku ka fituar 8,864.00 lekë dhe 419,90 USD i ka fituar si dieta nga një vizitë studimore në Bolonja, Itali dhe për një Konferencë në Budva, Mali i Zi, në kuadër të projektit Mbështetje për Reformën Gjyqësore në Vendet e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Norvegji dhe PUND, në shumën 419,90 USD.

Pasuria e deklaruar nga Xhaferllari

Llogari rrjedhëse nga paga dhe shperblime:

Gjendja në daten 31.12.2017 dhe shtesa gjatë vitit 2017

Gjendja: 35,498.90 lekë

Pakësim: 636,935.08 lekë

Depozitë bankare me afat 6 mujor me normë interesi 0.7 %, e hapur me 16.03.2017. Kjo depozitë u krijua me shumën e depozitës së vjetër bankare me afat maturimi 6-mujor dhe me kursime të tjera të miat. Si rrjedhim i depozitës së re, depozita e vjeter u mbyll.

Gjendja në datën e hapjes së depozitës me 16.03.2017, është  me 2,200,000.00 lekë

Llogari kursimi në euro. Gjendja në datën 31.12.2017 është  15,184.72 Euro dhe shtesa gjatë vitit 2017 është 5,192.74 Euro

Llogari e re kursimi në USD, e hapur me kontratën e datës 23.03.2017, me interes 0.10%, me kursime të mia. Gjendja ne daten 31.12.2017 është  1,405.49 USD

Të ardhura neto nga paga dhe dieta në pozicionin e punës të Kryeinspektores së Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, në shumën 1599 626 lekë.

Të ardhura neto nga interesi i llogarive, në shumën 9,663.97 Lekë.

Pagesa neto në cilësinë e lektores në formimin fillestar dhe vazhdues të Shkollës së Magjistraturës, të transferuara në llogarinë rrjedhëse, në shumën 85 636 lekë.

Pagesat bruto nga EURALIUS IV dhe IRZ për pjesëmarrje në grupin e punës për hartimin dhe rishikimin e komentarit elektronik të Ligjit per Statusin dhe Ligjit për Organet e Qeverisjes të Sistemit të Drejtësisë, që administrohet nga Shkolla e Magjistraturës, në vlerën 8 750  euro.

Pagesë dietash për vizit studimore në Bullgari, të organizuar nga Misioni Euralius IV për praklikat e inspektimit në gjyqësor, në shumën  600 euro

Pagesa neto me çek nga Instituti për Studime Publike dhe Ligjore për hartimin e një metodologjie për monitorimin  e karrierës në sistemin e drejtësisë, pas Reformës në Drejtësi në shumën 2550 USD.

Pagese neto, nga organizata Terre des hommes për hartirnin e një projektvendimi të Këshillit të Ministrave për standartet që duhet të ndjekin qendrat komunitare multidisiplinore për mbrojtjen e fëmijëve, në shumën 148,864.00 lekë.

Pagesë dietash në Ilogarinë në USD për një vizitë studimore në Bolonja, Itali dhe për një Konferencë në Budva, Mali i Zi, në kuadër të projektit Mbështetje për Reformën Gjyqësore në Vendet e Ballkanit Perëndimor, i financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme, Norvegji dhe PUND, në shumën 419,90 USD

22 komente në “Bashkëjetuesja e deputetit të PD (e zhytur në pasuri e luks), një nga tre 3 kandidaturat për Kushtetuese”

  1. Lennard says:

    E Paska Ducin krejt ne Ar .Prandaj Do te madhin Car!!!

  2. POPULLI says:

    kjo baxhella shiste gjyqet si manaxhere e vinte datat sipas pageses kur ishte kancelare e gj .larte….!!!???

    1. KOmentuesi says:

      Edhe kjo baxhell i duhet SPAK-ut dhe pastaj te puthe halla ne tte dyja faqet.Po a bene kjo per te qene pjese e SPAK-ut? Ne asnje menyre.Ajo eshte mike e betuar E SALI BERISHES,DHE ARMIKE E BETUAR E EDI RAMES.I HOQI SAJ QE NA CANE BYTHEN ME ATO SHPIFJET E TIJA KUR DEL NE INERVISTA,,po leh si qen kundra kesaj qeverie.Ne SPAK duhen njerez te paanshem dhe te pa korruptuar dhe jo si kjo monster qe na qenka kredhur ne kete pasuri marramendese.

      1. Xhaferkari says:

        Te merret nje cike SPAK me kete baxhellen qe e ka surratin si p.i.dh.

  3. DUCJA says:

    PO LINI NAM ME KETO ARTIKUJ TE SHITUR. KJO SHUME PAK PASKA ME GJITHE KETO PUNE QE BEN E QE TE GJITHA DUAN CA ZOTESI QE NUK I KANE TE GJITHE. PAS KETIJ SHKRIMI NUK CUDITEM QE KUSH KA MBI NJEQIND MIJE LEKE TE SHPALLET KULAK , TI KONFISKOHET PASURIA DHE MADJE TE BEHET LANET NGA FAMILJA. KURSE ME KE BASHKEJETON TJETRA NUK I DUHET NJERIU SE NUK JEMI TALEBANE TI ZEME FEMRAT ME GURE.

  4. Zambi says:

    Te gjitha te ardhurat rezultojne nga projekte me instirucioneve nderkombetare dhe institucionet shteterore. Pyesni BE dhe USAID a ja kane dhene pagesat perkatese apo i ka te rreme. Verifikoni dhe institucionet shteterore per pagesat.
    Nuk ka blere as makina as apartamente me “okazion” dhe pastaj i ka shitur tre kater fish. Nuk i paskan dhuruar familjaret apo bashkejetuesi 200.000 euro.

  5. Go west says:

    Personaz negativ tipik. Pa personalitet, pa karakter, puthadore e pushtetit-la voce del padrone. Ca me teper bashkjetuese e nje turpi te klases politike shqiptare, nje karakteri te vrerosur si alibeu.

  6. zenelaj says:

    Ckeni me ate te shkreten ,nuk jane leket e saj .Te gjitha leket jane te dashnorit apo si i thoni ju sot bashkejetuesit deputetit Alibeaj,i cili i ka nxjerre me djersen e bythes dhe me lloto sport

  7. shkumbini says:

    Kjo qenka e tmerrshme, hiene , tmerr o zot . Po si guxon kjo e pacipe te hedhe hapa te tilla.

  8. rroku says:

    Ky miu i Savres se Lushnjes u be minister drejtesie u be miljoner duke shitur licenca, ndertoi nje kulle te shtepia e ish gruas perball ish petagogjikes dhe me qe ju duk vetja i bukur e braktisi gruan me dy vajza dhe mbas disa te tjerave tani jeton ne luks me kete fytyren qe do te zgjidhet te beje drejtesi. Prandaj duhet VETINGU por jo ai i Lulit qe kerkon ti vari ujkut melcite ne qafe.

  9. orli says:

    Pu, pu, puuuu avni shehu klyshi i sales, avokati i shemsie kadries, nje vemje pa pike yndyre, kandidat per gjykaten kushtetuese?! Me mire bejeni admir thanzen…..

  10. Kimi says:

    Babai ish ambasador ne Korene e Veriut

  11. Beratasi says:

    Marsida ka qene bashkejetuese e killerit te beratit
    Altin Dardha. Pas vrasjes se tij ajo u zhvendos familjarisht
    ne Durres. shtepine me Durres dhe gjithe karieren e ka blere me valixhet e parave qe Altin Dardha i linte ne banesen e saj. Verifikojeni

  12. Ana says:

    Nga Berati kjo….
    E mbaj mend ….. me Altin Dardhen.
    Nejse, cdokush ka te shkuaren tij.

  13. MOS NDOSHTA I KA DHURAT NGA KUNATI,(I VELLAI ALI-BEUT QE ESHT NE BURG NE GJERMANI),,,,O ALI-BOB,,NE KIJTONIM,SE ISHE I MARTUM,,,TI BASHKJETOKE,,,,CA BO E CUN,,,SE TIKU MOSHA,,,MBLIDH MENT,,,E TBOSH NAI KALAMO,,,,SE TIKU MOSHA,,,TU GAM GAM,,,PER PD,,,,

  14. OPGJ says:

    Fermenti me i keq ne trupin e Shqiperise.Ku e gjen guximin kjo menster te pretendoje akoma?.Pseudoteorike kompetente ne periudhen me te eret qe ka kaluar drejtesia ne Shqiperi.Le qe e ka te shkruar ne surat.Sikur femra me e mire ne bote te ishte,vetem se bashkejeton me Alibeaj duhet te zhduket.Ai i cili ka gjakun e nje nga familjet me kriminale ne vend nga te paktet bashkepuntor kryesor i SS ketu dhe Isa Toskes krimineli me i madhe nazist real shqipetar ne vrasje.Zbatuesi dhe ndihmesi kryesor i Argiita Berishes per kapjen dhe shfrytezimin e drejtesise Me dhjetra krime te kryera kudo qe ka qene.Dhe mbi te gjitha i NEVERITSHEM se cdo dite qe del e na can trapin ne Tv.E ka vendin vetem ne SPAK.

  15. J says:

    Këto janë ushujzat (e shëmtuara) që Po vrasin të ardhmen e një populli të tërë. Në litar.

  16. andi says:

    Keni ndonje filter per keto artikuj?!?!? I shikoni pagesat? Jane minimale dhe nuk eshte e “mbytur” ne para. Ka punuar dhe eshte paguar. Kush e njeh, ka respekt per punen e saj. Me serioze!

  17. Sander Trimi says:

    o mero pse nuk e ke nxjerre ate komentin tim mo per paret e burses se lali erit

  18. lani says:

    E para s’eshte e mbytur ne para. Se dyti une rastesisht kam njohur ate dhe prinderit e saj. Jane pa perjashtim njerez shume te mire. Kjo vete ka qene vajze intelgjente e me karakter.

  19. MEGI says:

    ARTIKULL TURPI , MARSIDA XHAFERLLARI ESHTE ASET KOMBETAR QE KY SISTEM DHE KY PUPULL NUK E MERITON .

  20. MEGI says:

    ARTIKULL TURPI , MARSIDA XHAFERLLARI ESHTE ASET KOMBETAR QE KY SISTEM DHE KY PUPULL NUK E MERITON .TURP PER KOMENTET QE PUBLIKONI PA FILETER DHE PA MORAL .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. X
    XXX

    Nuk eshte e vertet qe ka bashkejetuar me Altin Dardhen e as qe ka pas asnje lidhje, kur ishte ne gjimnaz altin dardha e ngacmonte sic ngacmonte ter femrat e gjimnazit, por qe se zuri dot kurre dhe ajo kurre nuk u mor me ate. Milet legena flisni kot pa dit te verteten,

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje