Kolegji i Posaçëm i Apelimit është përzgjedhur si institucioni më transparent i kategorisë së institucioneve kushtetuese dhe të pavarura nga qendra “Res publika”, e cila është një organizatë jofitimprurëse që ka në fokus mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.
Nëpërmjet një metodologjie komplekse, qendra “Res publika” ka zhvilluar një monitorim për zbatimin e ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, duke i ndarë institucionet në 5 kategori kryesore:
1) institucionet kushtetuese dhe të pavarura;
2) institucionet qëndrore të pushtetit ekzekutiv; 3)institucionet e vartësisë të pushtetit ekzekutiv;
4) institucionet e pushtetit vendor dhe institucionet e pushtetit vendor. Në këtë kuadër, ditën e sotme u zhvillua në hotel “Tirana” aktiviteti “E drejta e informimit në Shqipëri për vitin 2018.
Vështrim kritik ndaj problemeve dhe promovim i shembujve të mirë”, ku përfaqësuesit e institucioneve tërhoqën çmimet sipas kategorive të përcaktuara.
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të projekteve të mbështetura nga Civil Rights Defenders dhe me mbështetjen financiare të Programit për Grantet e Vogla të Komisionit për Demokraci të Departamentit të Shtetit të ShBA-ve.