Deputeti i PD-së, Ervin Salianji e ka quajtur marrëveshjen mes BE dhe Shqipërisë për kontrollin e kufirit, të diskutuar sot në Komisionin e Sigurisë, një paralajmërim për institucionet shqiptare dhe fatkeqësisht një paralajmërim për rikthimin e vizave.
Reagimi i demokratit Salianji vjen pas mbledhjes se Komisionit Parlamentar te Sigurisë, lidhur me marreveshjen e diskutuar. Sipas tij, BE merr praktikisht në kontroll edhe kontrollin e personave.
Postimi i plotë i Salianjit:
Komisioni i Sigurisë diskutoi marrëveshjen ndërmjet BE dhe Republikës së Shqipërisë për kontrollin e kufirit!
1.Qeveria tashmë edhe zyrtarisht provohet si e paaftë dhe e pabesueshme për partnerët. Qindra tonelata me drogë dhe përdorimi i Shqipërisë si vendi kryesor për tranzitin e kokainës dhe heroinës detyron BE të sjellë agjensi policore të BE për të kontrolluar kufirin.
2.Shqipëria është vendi i parë dhe i vetëm në Rajon që detyrohet me shpejtësi për marreveshjen. Lajmi i keq që Shqipëria i ka institucionet e saj të pabesueshme per partnerët dhe kjo marreveshje konfirmon qe kufijte i menaxhon krimi dhe jo policia, lajmi i mirë është që BE po sjell trupa të specializuar për kontrollin e kufirit.
3.Marrëveshja është paralajmërim për institucionet shqiptare dhe fatkeqësisht është paralajmërim për rikthimin e vizave.
BE merr praktikisht në kontroll edhe kontrollin e personave!
Marrëveshja çertifikon qendrimet e opozitës dhe mediave për humbjen e kontrollit të qeverisë në territor, për kontrollin e territorrit dhe kufijve nga krimi.
Marrëveshja është kërkuar nga BE si rast urgjence.
Yppp Grigja ..kur keni goj me fol ju dy baxhellat e PD.
Ikni mo plera fshatarë te pistëJa u beri mirë luli që ju qëroje more idjote
Po c’lidhje ka ko me vizat,o karabushi i Bashes !
O bole, po ik o derrezi e beji ndonje poezi Grixhes e leri keto traplleqe se na qave trapin. Ik o limon i shtrydhur se nuk duhesh gje me teper. Nuk i duhesh Lulkes ti jo. Duhen ca bythelepires te tjere.