Lulzim Basha sulmon Ramën: Parlamenti është bërë i hajdutëve, banditëve dhe gjakpirësve të këtij populli. Kam treguar si zgjidhet kriza, Shqipëria e ngjashme me Afrikën

28 Janar 2019, 16:11Politika TEMA

Lulzim Basha thotë se Parlamenti shqiptar është shndërruar në një vend ku mblidhen hajdutët, banditët dhe gjakpirësit e popullit, duke akuzuar drejtpërdrejt mazhorancën.

Teksa nisi turin e tij të takimeve me  të rinj dhe qytetarë nga qyteti i Kavajës, Basha prezantoi planin e tij për të rrëzuar Ramën. 

Basha tregon se Shqipëria është e ngjashme me Afrikën.

” Tani nuk është parlamenti shqiptar por parlamenti i hajdutëve, banditëve, gjakpirësve të këtij populli. Por në atë godinë unë kam parashtruar fare qartë sesi mund të hidhet hapi i parë të zgjidhur krizën në Universitete. Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë.

Kjo do të thotë që gjithë studentët që vinë nga familje me të ardhura nën 640 mijë lekë të vjetra në muaj përfitojnë jo përgjysmim por financimin e plotë të tarifave universitare për bachelor dhe master. Do të thotë që me paratë e buxhetit të shtetit, që në fakt janë paratë e prindërve tuaj, dhe me asnjë lek shtesë çdo bir dhe bijë shqiptari të ketë mundësinë të ndjekë studimet universitare në institucionet publike të arsimit të lartë pa paguar asnjë lekë nga tarifa universitare.

Për ata që vijnë nga familje me të ardhura mbi 640 mijë lekë të vjetra, përgjysmim tarifash. Për ata të tjerë që edhe me zerimin e tarifave e kanë të pamundur, ata meritojnë dhe duhet të kenë mbështetje financiare nga shteti. Me planin tonë ne mundësojmë që të paktën 5000 studentë shqiptarë që vinë nga familje që nuk kanë mundësinë të përballojnë as kostot minimale jo vetëm nuk do të paguajnë  tarifat universitare por do të kenë mbështetje në vlerën prej 2 200000 lekësh të vjetra në vit për tu paguar të gjthë koston e qirasë, librave, transportin publik.

Pas këtyre ndërhyrjeve mbeten mjaftueshëm para për të investuar në infrastrukturën studentore dhe atë akademike, pra në konvikte, por kështu në salla, auditore, laboratore, teknologjinë e informacionit sepse jemi i vetmi vend në Europë, ndoshta dhe në Afrikë, ku kompjuteri mësohet me shkumës dhe dërrasë të zezë”, shprehet Basha. (TemA)

7 komente në “Lulzim Basha sulmon Ramën: Parlamenti është bërë i hajdutëve, banditëve dhe gjakpirësve të këtij populli. Kam treguar si zgjidhet kriza, Shqipëria e ngjashme me Afrikën”

  1. arber_bylin says:

    Zbulimi i fundit i budallait , mbani frymen o njerez , zbuloi gomari , vrasesi , injoranti , me hipokriti politikan goabimisht politikan kuptohet , qe njeh populli shqiptar , kriza nuk egziston , kjo eshte qurravitje per pushtet ne tryeze , nje here e beri zoti Rama , harroe ti derdimen se do marresh me pushtet ne tryeze , gomar deti , sa per afrike na mer te keqen ti veases ti qelbesire , qe nuk ke lene tv te hollandes pederaste pa ofenduar popullin shqiptar , na flet ti mizerje per krimin ne politike ,per hajduteri e banditizem , luli i vocer na u shnderrua ne luli I virgjer , Sa hyri ne politike e nuk njeh hic keto gjera , je I neveritshem plako Se bashku me banden qe udheheq , krejt opozita , gelltite esell ju urren populli kuptohe plako , harroe se vjen me ne qeverri ti tradhtar i tredhur !

    1. Kalec Dega says:

      Ti marresh te keqen Afrikes!

      Ngjan me fshatin nga u polle ti, ndoshta.

  2. lani says:

    ket e ke gjetur se jemi me keq se disa vende te afrikes e jo ma si afrika jemi skandal…por ju te PD PS LSI e shkaterruat shqiperine ju maskarenjt …tani e ka mor nji pall qe sdi as te qeveris e as te beje shtet turp njerz te pa afte na perzute nga shqiperia …je te babzitur, per hundesh do tju dale nje dite

  3. Germicoku says:

    E ndoqa takimin e cunakut Basha me te “rinjte” e Kavajes. Me gezon shpirti qe pleqte ,apo mesoburrat e Kavajes e quajne veten te rije. Te rinje qofshi gjithmone. Gjithashtu gezohem qe e gjithe kryesia e re e PD-se ishte antaresuar ne organizaten e rinise se PD-se se qytetit te Kavajes. Apo FRPD-se. Me e reja aty mu duk se ishte zonja Pompuri. Me then e te drejten nuk me zuri syri ndonje te ri . Si duket kjane larguar jashte shtetit sipas porosise se Rames. Vetem kam nje merak !? A ka shkuar ndonje i ri komshi me Lulzim Bashen atje ne Hllande ? Helbete duhet edhe ndonje patriot se se shpejti do shkoi edhe LULI per te jetuar per gjiyhmone.

  4. Germicoku says:

    E ndoqa takimin e cunakut Basha me te “rinjte” e Kavajes. Me gezon shpirti qe pleqte ,apo mesoburrat e Kavajes e quajne veten te rije. Te rinje qofshi gjithmone. Gjithashtu gezohem qe e gjithe kryesia e re e PD-se ishte antaresuar ne organizaten e rinise se PD-se se qytetit te Kavajes. Apo FRPD-se. Me e reja aty mu duk se ishte zonja Pompuri. Me then e te drejten nuk me zuri syri ndonje te ri . Si duket kjane larguar jashte shtetit sipas porosise se Rames. Vetem kam nje merak !? A ka shkuar ndonje i ri komshi me Lulzim Bashen atje ne Hllande ? Helbete duhet edhe ndonje patriot se se shpejti do shkoi edhe LULI per te jetuar per gjiyhmone.
    Po,po vetem per nje gje kishte te drejte LULI. Parlamenti eshte i mbushur me hajdut e kriminel. E nje nga keta eshte vet LULZIM BASHA.
    Pse a s’eshte hajduti i 230 milion eurove nga rruga e “Kombit “? Pse a nuk eshte kriminel se vrau 4 qytetar me 21 janar? A me te vertet nuk e vut re ,kur pikonte gjak nga gishtrinjte e duarve ?

  5. Berti says:

    Lulzimi ka shume te drejte……ne parlament ka disa kriminele qe populli i di :
    1.Sali Ram Berisha kriminel ka mbi shpine 2000 viktima te 97,Trebicken, Remzi Hoxhen, dhjetra djem te Tropojes qe i futi ne hakmarrje.
    2.Lulzim Xhelat Basha me urdher te tij u ekzekutuan 4 qytetare te pafajshem ne bulevard.
    3.Fatmir Mehdiu 26 viktima ne Gerdec.
    Ka kriminele me te medhenj se keta ????

  6. Kozmos says:

    HA HA HA , LULZIMEN NUK E MERR ASKUSH SERIOZISHT . PROTESTAT I NIS NE SHKURT DHE I MBYLL NE MAJ ME MARRVESHJE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje