Basha "karikohet" në Kavajë: Rrëzojmë Ramën, ngritja fillon këtu. Një popull që s’proteston, rrezikon të mbytet nga vesi

28 Janar 2019, 18:47Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, turin e tij të takimeve e ka nisur me  të rinj dhe qytetarë nga qyteti i Kavajës.

Në këtë takim Basha ka prezantuar planin e tij për nxjerrjen e Universiteteve nga kriza në të cilën sipas tij janë futur.

“Partia Demokratike e kundërshtoi në Parlament, e votoi kundër dhe ju e dini fare mirë se një nga premtimet e mia të para, ka qenë anulimi i këtij ligji.

Sot dua t’ju konfirmoj nga Kavaja se në ditën tonë të parë në pushtet, ne do ta abrogojmë ligjin për arsimin e lartë, si një ligj korruptiv, si themeli i gjithçkaje ka shkuar keq në arsimin e lartë në Shqipëri.

Puna do të nisë sot me studentë e pedagogë për një ligj të standardeve europiane. Duke u bazuar në këtë ligj Edi Rama arriti në diçka sa tinzare aq edhe grabitqare. 

Nga njëra anë vazhdon të detyrojë prindërit tuaj që të paguajnë taksat më të larta në Europë”, deklaroi Basha.

Gjithashtu kreu i opozitës ka theksuar se shteti është një kontratë sociale, që nënshkruajtnë të gjithë me qëllim që të përmirësojë liritë dhe të drejtat.

“Pjesë e kësaj kontrate është edhe ndërtimi i institucioneve shtetërore, është miraimi i ligjeve, të cilat përmes barazinë para ligjit kanë përgjegjësinë të garantojnë të nesërmen.

Mirëpo kjo kontratë është shkëlur me të dyja këmbët më ata që janë sot në pushtet. Ku ka shembull më të mirë për shkeljen e kësaj kontrate se sa Ligji për Arsimin e Lartë?”, tha kreu i PD.

Kryetari i Partisë Lulzim Basha, gjatë një takimi me qytetarët e Kavajës, bëri apel për pjesëmarrje në protestën e 16 Shkurtit para kryeministrisë, të thirrur nga opozita.

Ti tregojmë Europës se Rama ka rënë dhe do largohet njëherë e më parë. Një popull që s’proteston rrezikon të mbytet nga vesi. Koha kërkon një zgjim të madh të vetëdijes kombëtare”, tha Basha.

“S’do resht me mish e me shpirt, çdo sekondë, që ëndrra për të cilën ky qytet u ngrit të jetë e plotë, fati juaj të jetë në duar tuaja dhe demokracia europiane të jetë realitet.

Akti ynë i parë do jete ndarja e politikës nga krimi.

Ta nisim në 16 shkurt në sheshin para kryeministrisë. Të dekriminalizojmë zgjedhjet dhe të pastrojmë parlamentin nga krimi.

Ta dekriminalizojmë në mënyrë që vendimmarrja të jetë për qytetaret dhe jo për kriminelët. Të protestojmë për ti hequr Shqipërinë nga thonjtë oligarkëve”, u shpreh kryedemokrati.

Një apel, Basha e bëri edhe për partnerët evropianë: “Të gjithë vendeve mike, PD i bën thirrja se prioriteti jonë është hapja e negociatave”.

8 komente në “Basha “karikohet” në Kavajë: Rrëzojmë Ramën, ngritja fillon këtu. Një popull që s’proteston, rrezikon të mbytet nga vesi”

  1. Cuku says:

    Po Lulushi I kari—kuar ka tere jeten
    Vjen verdalle so pordha ne breke

  2. Lennard says:

    Prit Gomar te Mbije Bar.
    Po nuk merr Pushtet O Qyqar
    Se Je Pallosh ,se Je Car.
    Je Hajdut ,Vrases dhe Dhe Pjestar
    I Oborrit te Sale Krimit te Pare

  3. Fredi says:

    Para cdo proteste thot idioti do rrezojme qeverine,bejn protesten mbaron dhe te gjithe ne shtepi……

    Vjen protesta rradhes prap ne nje vrime i bie fyllit gomari…. Po pse e ben ky njeri ket mashtrim kaq hapur? Kujton se njerzit jane kaq budallenj apo kan problem me kujtesen e harrojn shpejt?

  4. Daja says:

    Nuk eshte vetem Basha,keta jane te gjithe per ti cu ne Kavaje

  5. komentatori nga cadra e gjyqit per portalin e zenit says:

    i shkreti lulush,i paskan futur karikuesin ne kavaje.

  6. robi says:

    Ne krye të protestës Muli Geringu, Strazua me patllake , Belind Kerrici që pi raki me qoftë me gabelte e Tiranës, Klevis Kerrici, si dhe Epshurr Brahimkari dhe Kejdi dhembcakallja si dhe shpellaret dhe sharebajgat e leshitdhise

  7. paskal says:

    IK MOR idiot ,,se u mbush shqiperia me hajvane si ti o lul basha..////

  8. Taraboshi says:

    Muhabetet e Lulit ne rrethe jane si muhabeti i gomarit me gomaricen.Kur u nxeh goari rrihtegjoksin se ju mbaj une.Kur mbaronte pune e shkunte dhe thoshte se ka bare sa te duash.A po jo Lul.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje