IFIMES, OJF-ja që kërkon ndëshkimin e Ramës, i dha çmimin “Njeriu i vitit” Ilir Metës në 2011-n (kur i doli video-përgjimi)

29 Janar 2019, 09:14Politika TEMA

Në mediat pranë opozitës dhe ato që janë mërzitur me Ramën, është publikuar një intervistë për gazetën Shekulli e Zijad Beqiroviç, drejtor i institututit IFIMES me zyrë në Slloveni, i cili theksonte se Edi Rama duhet të hetohet për tenderat e KESH.

Ka bërë përshtypje pikërisht mënyra paksa jo diplomatike e gjuhës së një ish-diplomati, i cili drejton një OJF, siç mjaft ish-ambasadorë pas përfundimit të misioneve të tyre, duke përfituar nga njohja e kanaleve për të përfituar fonde.

IFIMES është një OJF me qendër në Slloveni, që drejtohet nga Zijad Beqiroviç, një ish-diplomat nga Bosnja, i akuzuar nga mediat e Sarajevës për lidhje me qarqet fondamentaliste islamike dhe Bakhtyar Aljaf, një kurd nga Iraku, i cili ka studiuar në Beograd në kohën e Titos dhe që nga viti 1989 jeton në Slloveni.

Kjo OJF nuk eshte se ka një rol të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare apo ballkanike, edhe pse ka qendër në një kryeqytet me peshë specifike si Lubljana, ku kryhen mjaft diskutime e debate të rëndësishme.

IFIMES është më e njohur në Tiranë sesa në Slloveni, që është vend i Bashkimit Europian.

Kjo OJF njihet për çmimet që jep çdo vit për politikanë përgjithësisht me popullaritet të cënuar.

Kjo mënyrë ka krijuar opinionin se çmimet i jep me pagesë.

Në vitin 2012, IFIMES bëri bujë pasi i dha titullin “Politikani i Vitit” ish-zv-kryeministrit të asaj kohe Ilir Meta, çmim që i jepej për vitin 2011, kur u publikua videoregjistrimi Meta-Prifti dhe ndodhi demonstrate e 21 janarit, ku u vranë nga Garda e Republikës 4 qyttarë të pafajshëm.

Ilir Meta nderohet si personaliteti më pozitiv për vitin 2010

7 komente në “IFIMES, OJF-ja që kërkon ndëshkimin e Ramës, i dha çmimin “Njeriu i vitit” Ilir Metës në 2011-n (kur i doli video-përgjimi)”

  1. zenelaj says:

    Per baba Tomorr ky solidaritet eshte aljazh crom valladium,dhe nuk besoj ta shperbeje as spak e as byroja.Kane lekun e nierzit.Kjo eshte klasa e pushtetareve dhe politikaneve ne shqiperi ballkan dhe me gjere

    1. G says:

      Edhe ketë gomarin e kishim mangutPo mir nuk na mjaftojne gomeret e kazanit mediatik por edhe ky qe mangu o Zotë

  2. Uarasi says:

    Mire mo mire qe i bete biografine, po ju nuk shkruani dhe te na informoni per ato qe ai shkruan?!?!? Kjo eshte cudia me ju, vetem per te baltosur dhe mos dhene informacion. E di qe nuk do ta shfaqni, por Po kapni funding me shpejtesi shyqyr zotit.

  3. Komentuesi says:

    Ky lloj specie Sllovene qenka pykalan,rrote mulliri dhe sharlatan.

  4. Babale says:

    Shih lajmesin, shih nusen! Thote nje fjale e urte. Pergjigje per komentusin, qe ja kane “rrasur”

  5. Asi11 says:

    Ata jepkan çmime per ato qe bejne korrupsione galopante dhe krime sepse i furnizokan me leķ kriminelat .

  6. **** says:

    Tema, shkruani faktet qe paraqet kjo OJQja.
    Ballafaqojini pastaj beni padi per shpifje, sic ka uleritur Ramuti.
    Nese kjo OJQ i dha cmim Ilir Metes ne 2011, Ramuti e beri Kryetar Parlamenti dhe President
    Pyet pak o Mero bloza nese nje certifikate nderi eshte baraz me nje funksion tutullar shteteror.
    Kerkoni te mbuloni mutin me shurre.
    Intervista ka akuza te hapura qe Rama vjedh energjine per llogari te serbeve.
    Dhe parate e shtetit ja jep serbeve neper tendera.
    Tregon hapur lidhjet mafioze te Ramutit me Vucic.
    Ndaj doli lakuriq, nga kenaqesia e Putinit ne Beograd. Rastesi?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje