Reforma shqiptare në Drejtësi po jep rezultat dhe është e pakthyeshme.
Kështu është shprehur të hënën, ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca gjatë një takimi mbi “Rolin strategjik të KLGJ-së dhe KLP-së në zbatimin e Reformës në Drejtësi”.
Soreca tha se tashmë kemi kaluar nga nevoja për ta mbrojtur Reformën në diskutime për zbatimin real të saj.
Ai theksoi se, BE-ja do ta shtojë mbështetjen e saj për Reformën në Drejtësi me një program të rëndësishëm prej 34 milionë eurosh, gjatë 3 viteve të ardhshëm.
“Hapat vendimtarë të muajve të fundit, duke përfshirë themelimin e dy Këshillave, kanë treguar se reforma po jep rezultate dhe është e pakthyeshme.
Jam i gëzuar që kemi ecur përpara, nga nevoja për ta mbrojtur Reformën, në diskutime mbi zbatimin e saj aktual dhe në veçanti, mbi faktin se si mund ta mbështesë atë BE-ja”, tha Soreca.
“Nevoja për të konsoliduar progresin në këtë fushë u theksua gjithashtu edhe nga shtetet anëtare në konkluzionet e Këshillit të qershorit të kaluar.
Prandaj kjo rëndësi politike reflektohet në peshën që i është dhënë drejtësisë dhe shtetit të së drejtës në mbështetjen tonë financiare: Gati 100 milionë euro gjatë pesë viteve të fundit”, vijoi ai.
Sipas ambasadorit të BE-së në Tiranë, kjo mbështetje e BE nuk do ndalet këtu.
“Nëse do të arrihen rezultate në zbatimin e Strategjisë së Drejtësisë – për shembull në sigurimin e mjediseve të reja, si dhe në përmirësimin e aktiviteteve të saj të trajnimit për Shkollën e Magjistraturës – fondet e BE-së do të vihen në dispozicion të buxhetit si një kontribut për këto përpjekje.
Kjo vlen për të gjitha institucionet e tjera që kontribuojnë për zbatimin e reformës. Kjo mbështetje e re do të ofrojë ngritjen e kapaciteteve dhe asistencën teknike që ne po e përgatisim me Ministrinë e Drejtësisë si koordinatore.
Tani është momenti për të përcaktuar nevojat tuaja dhe për të parashtruar propozime për mbështetje”, theksoi Soreca.
Në çdo shtet ka njerëz të pasur. ,përse te ne duan që të jetohet si në vitet 80-të. ,ata të BE-së dhe departamenti ambasadës US ?.
Po qe se peshqit e medhenj mendoni se kapen me 34 milion fonde e keni kote.Berisha Likja Basha Rama kane shume here se ju fonde.Peshqit e medhenj duhen kapur per krimet qe kane bere jo sa fonde vini ju.
Nuk ka nevoje per miliona Euro, mundeni me pak qindarka te identifikoni prokuroret dhe gjyqtaret e korruptuar, mjafton te kontrolloni ceshtjet qe kane kaluar dhe do shikoni korrupsion galopant. Kontrolloni prokuror Julian Zonja ose gjyqtar Albert Mece, dhe hidhuni hekurat. Kurseni milionat.
Duhet te kuptojme mire se pas 28 viteve BE dhe SHBA e kane kuptuar se nuk eshte Shqiperia qendra boterore e komunizmit dhe Marksi nuk ka lindur ne Peqin.Dhe duket qe jane bindur qe klasa politike qe ata perkrahen eshte komplet e degjeneruar dhe kriminale .Prandaj kane vendosur te cojne deri ne fund nderhyrjen kirugjikale per zhdukjen e kancerit politik Berisha me banden e tij anarkotribale mesjetare.Dhe per kete jane gati te paguajne .
Qenkan ftofur ne bythe zyrtaret e larte te BE-se, mire ne qe jemi viktima apo leshko , po ata ku vene ??? Nuk e kuptojne qe ne Shqiperi nuk duan ti kapin , apo ndeshkojne te ashtuquajturit ” peshqit e medhenj ” Chedhin miliona ? I hedhin ne nje kazan pa fund , ke te zeshe e ke te leshe ne politiken shqiptare , Saliun ? Fatosin ? Lyl pyken , Edi Ramen ? Dhe lista vazhdon no limits………
Ato €€€ po i han partia me shoke per te miren e Shqiptarve.
Duhet hequr dore nga personifikimi “peshqit e medhenj” sepse ushqimi i peshkut eshte mbret i shendetit te njerezve dhe e ofendoni keshtu. Duhet thene “langot e medhenj kriminelo-hajdute” se dhe qente nuk mund ti ofendosh se tani rrine brenda ne shtepi dhe jo ne shtrua. Kaq kisha une per sot, po deshi Mero le ta publikoje se ketu tek Tema jo te gjitha komentet publikohen, pra liria jo e saliut dhe ilirit , eshte e kufizuar. Une e bera detyren time: e shkrova dhe u çlirova.